Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha sërish ka komentuar rastin e Kumanovës dhe vendimin qeveritar për ti nderuar policët e rënën më 9 maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ai madje nuk habitet me vendimin e VMRO-BDI për ngritjen e përmendoreve policëve të vrarë në Kumanovë.
“Unë nuk po vërej skandal në këtë vendim ku BDI-VMRO kanë marr vendim që t’iu ngrisin përmendore policëve të vrarë në Kumanovë.
Të besosh që BDI nuk ka dhënë urdhër që të sulmohen djemtë e UÇK-së në Kumanovë , duhet të jesh naiv, i krisur, ose të kesh interes partiak e personal.
Ali Ahmeti vet e ka pranuar se ditën e sulmit në Lagjen e Trimave qysh në orët e hershme të mëngjesit ka qenë në selinë e partisë dhe nuk ka marr asnjë një nismë për ti ndihmuar djemtë e UÇK-së.
Aliu vet e pranon se kah fundi i ditës ka patuar një telefonatë nga grupi i Kumanovës, i cili ishte i rrethuar nga njësitet speciale maqedonase dhe nuk ka ndërmarr asgjë. Të vetmen gjë që ka bërë i ka tradhtuar dhe vrarë pasi janë dorëzuar në besë të këtij të pa besi .
A nuk ka mundur Ali Ahmeti ta kërcënon Sashën e Nikollën se, nëse menjëher nuk i ndalin sulmet për disa minuta do të dal prej qeverisë. Në këtë mënyrë Maqedonia nuk kishte qeverisje.
Por jo qe besa, Aliu nuk del nga qeveria as sot as kur e gjithë bota po e lusin të largohet nga krimineli Gruevski. Nuk del se edhe vet i ka lyer duart me gjak shqiptari. Kush të dojë le ti beson ëndrrës së gomarit Ali, por një ditë do të del zhgëndërr”, është shprehur Hoxha. (INA)