Kongresi Botëror Maqedonas nuk do të ndalet me kryqet gjigante. Kështu kryetari i kësaj lëvizje politike që është në koalicion me VMRO-DPMNE ka paralajmëruar vendosjen e kryqeve 55 metërshe edhe në hyrje – dalje të Shkupit, informon INA.
Këtë e ka bërë të ditur sot në ceremoninë e vënies së gurthemelit të kryqit në Butel të Shkupit. Ai ka thënë se deri në fund të vitit do të ndodhë kjo dhe se gjatë muajve të ardhshëm kryqe të tilla do të ketë në Gjorçe në drejtim të Sarajit dhe në Katallanovë.
Ai tha se 70 për qind e popullatës në Komunën e Butelit është me përkatësi fetare krishtere dhe se edhe në vende tjera do të vendosin kryqe
“Kryqi financohet nga kongresi dhe i jepet në pronësi komunës. Ju të rinj ju bëj thirrje që të mbroni të drejtat tuaja”, ka thënë Todorov. (INA)