Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po kryeson një samit midis Austrisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Samiti mblodhi në Vjenë udhëheqësit e Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, Shqipëria nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, Serbia nga kryeministrja Ana Bërnabiq, Bosnja nga kryesuesi i Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija, Maqedonia e Veriut nga kryeministri Zoran Zaev dhe Mali i Zi nga kryeministri Zdravko Krivokapiq.
Në samit po merr pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.
Kurz paralajmëroi se në samit do të theksohet se Ballkani Perëndimor mund të llogarisë në mbështetjen e plotë për reformat në rrugën drejt BE-së dhe për luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
Do të flitet edhe për luftën e përbashkët kundër migracionit të paligjshëm, shkroi Kurz në Twitter.
rel