Maqedoni e Veriut, 85 raste me koronavirus

DibraNjë grua nga Dibra ndodhet në gjendje kritike në klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup. Ajo po mbahet me respirator, sikurse dhe tre pacientë të tjerë, por gjendja e këtyre të fundit, siç njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, është e qëndrueshme.

Të prekurit janë kryesisht nga Shkupi dhe Dibra, ndërsa janë shënuar raste edhe në Ohër, në Gostivar, Shtip dhe Kavadarë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, por ky urdhër nuk po respektohet. Qeveria në Shkup ka paralajmëruar shtrëngimin e masave.
Ndërkohë, ministria e Jashtme ka njoftuar se po organizohet kthimi i mbi 3200 shtetasve të Maqedonisë së Veriut të bllokuar nëpër vende të ndryshme të botës. Ata që do të kthehen do të vendosen për 14 ditë në karantinë.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>