Maqedonia e 117-ta në listën e lirisë së mediave

Maqedonia vazhdon të fundoset përsa i takon lirisë së 35s. Këtë e dëshmon edhe raporti më i ri i organizatës “Reporterët pa kufij”. Në këtë raport, Maqedonia renditet në vendin e 117-të përkrah vendeve me liri të zymtë të 35s, Taxhikistanit, Afganistanit, Malit dhe Algjerisë.Sipas kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani këtë vit Maqedonia ka një lëvizje përpara në renditje, jo se ka bërë përmirësim rreth lirisë së 35s, por se organizata ‘Reporterët pa Kufij’ kanë bërë një metodologji të re të matjes së lirisë së shprehjes. Deri vitin e kaluar ekzistonin vetëm 3 kategori të vendeve, por këtë vit ‘Reporterët pa Kufij’ kanë bërë 5 kategori, ku Maqedonia është renditur në kategorinë e vendeve diktatoriale apo vendeve me qeverisje hibride.
“Unë do ju them se gjendja në bazë të raportit për këtë vit është me keqe se që ishte. Ne vitin e kaluar në këtë raport bënim pjesë në grupin e vendeve gjysmë të lira, kurse këtë vit Maqedonia është shteti i vetëm me të kuqe në Evropën Juglindore. Maqedonia është vendi i vetëm në Evropën Juglindore ku gazetarët dënohen për fjalën e shkruar, Maqedonia është shteti i vetëm ku gazetarët dënohen me gjoba marramendës për kinse shpifje ndaj personave publik. Unë mendojë se Maqedonia është shteti i vetëm ku drejtori i Agjencisë së Zbulimit padit gazetarët për shpifje!’ deklaroi Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.
Ndërkohë Zhaneta Trajkovska nga Shkolla e Lartë e Gazetarisë thotë se ngjitja për 6 vende në listën e “Reporterëve pa kufij” është vetëm një makijazh dhe çështje statistikore.
“Liria e 35ve në Maqedoni është shqetësuese. Ne kemi hapësirë 35tike të kontrolluar në mënyrë të rreptë, kemi një pjesë të madhe të pronarëve të 35ve që kontrollohen, kemi korruptim legal të 35ve përmes reklamave shtetërore, patëm një gazetar të burgosur i cili tani është në arrest shtëpiak, kemi disa incidente gjatë vitit të kaluar ku u morën materiale, u fshinë fotografi dhe video incizime, gjithashtu patëm dhe një koleg të arrestuar në Çair gjatë raportimit, kështu që vërtet nuk ka shumë pika që të ketë logjikë kjo ecje përpara në listën e shteteve që kanë gjendje të keqe të 35ve” tha Zhaneta Trajkovska, Shkolla e Lartë e Gazetarisë.
Më mirë se Maqedonia, sipas “Reporterëve pa kufij” radhiten edhe vende afrikane si Zimbabve, Gaboni, Libani dhe Kenia. Në rajon, Maqedonia është vendi në pozitën më të keqe. Shqipëria është në vendin e 82-të ndërsa Kosova, në të 87-ën. Në majë të listës, për liri 35tike gjendet Finlanda dhe disa vende skandinave, ndërsa në fund janë Koreja e Veriut dhe Siria. Valmir Kuçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>