Masat anti-krizë, Qeveria paralajmëron shkurtime të pagave

denarInstitucionet shtetërore, ndërmarrjet publike si dhe shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit, menaxher të të cilëve kanë paga shumë të larta do t’u shkurtohen për 10%, si masë anti krizë thonë nga Qeveria, shkruan Alsat.

 

Numri “një” i ekzekutivit Dimitar Kovaçevski tha se deri në fund të muajit do të hartojnë listën se në cilët sektorë do të bëhen shkurtimet e pagave, masë e cila pritet të kursej 3 miliardë denarë për një vit. Këto para do të vihen në pakon e re të ndihmave për kategoritë në nevojë dhe pensionistët, tha Kovaçevski.

“Ekzistojnë ndërmarrje publike dhe institucione shtetërore që shkaktojnë humbje, të cilat duhet të mbulohen nga buxheti i shtetit andaj vlerësuam se ekipet menaxheriale të atyre ndërmarrjeve dhe institucioneve duhet të jenë në nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i ulur shpenzimet gjatë punës së tyre dhe t’i rrisin të ardhurat e atyre kompanive që i udhëheqin. Një nga mënyrat e uljes së shpenzimeve atje ku ka paga, që janë shumë lartë nga mesatarja, vlerësojmë se në kushte të këtilla krize duhet të zvogëlohen”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së.

Masa ekonomike për përballimin e krizës së energjisë dhe çmimeve pritet nga muaji ardhshëm të ofrojë mbështetje financiare për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, 41.878 persona. Ata do të marrin mbështetje totale prej 12.000 denarë, përkatësisht do të marrin 3.000 denarë në muaj, për një periudhë 4 mujore. Ministria Financave ka vlerësuar se për këtë masë do të shpenzohen mbi 8.17 milion euro.

Përfituesit e pensionit deri në 11.500 den pritet të marrin 6.000 den, gjegjësisht 1.500 den në muaj, për një periudhë 4 mujore dhe përfituesit e pensionit nga 11.500 denarë deri në 14.000 denarë, të cilët janë paraparë të marrin mbështetje financiare në vlerë të përgjithshme prej 3.000 denarë, gjegjësisht 750 denarë në muaj, në periudhë prej 4 muajsh.

 

Qeveria e RMV-së

  1. Masat për të mbështetur kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve dhe për të mbështetur kategorinë e prekura – përfitues të pensioneve;
    B. Masat për mbështetjen e institucioneve publike, arsimore dhe shëndetësore për t’i vendosur në tregun e rregulluar energjetik për furnizim me energji elektrike;
    C. Masat për mbështetjen e sektorit privat, duke synuar kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme;
    G. Masa për subvencionimin e çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes për amvisëritë si dhe për konsumatorët e vegjël.

Sipas resorit financiar të qeverisë efekti i përgjithshëm fiskal i grupit të ri të masave vlerësohet në 22,2 miliardë denarë, respektivisht 360,2 milionë euro.

alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>