Në tre vitet e fundit, qeveria ka transferuar 13 milionë euro në televizionet Sitel, Kanal 5 dhe Alfa. Në të njëjtën kohë, Telma dhe Alsat-M kanë marrë gjithsej 360 mijë euro, apo 35 herë më pak se televionet e afërta me pushtetin. Me këtë informacion sot doli Aleksandar Kiracovski, zëvendës ministri plotësues në Ministrinë e Shoqërisë Informatike. Më shumë para, sipas Kiracovskit ka marrë Sitel, 5 milion euro, pastaj Kanal 5 dhe Alfa nga 4 milion euro. Ndërsa Alsat-M ka marrë 200 mijë euro si kurse Telma 160 mijë euro.
“Tani është e qartë se pse këto televizione janë në prehrin e Gruevskit dhe pushtetit, Xingo dhe redaktorët e Sitelit me në krye kryeredaktorin Dragan Pavlloviq Llatas, Stojmenov dhe redaktorët e TV Kanal 5 udhëhequr nga Lidija Bogatinova, Jevrosimoviq dhe redaktorët e Alfës me në krye Kole Çashulen, pse këto televizione 10 vjet i gënjejnë qytetarët, në vend që ta publikojnë të vërtetën”, tha Aleksander Kiracovski, Zëv/ministër plotësues i Shoqërisë Informatike.
Sipas Informacioneve të Alsat-M, një pjesë e parave që kanë përfunduar në televizionet pro-qeveritare, pushteti ua ka transferuar pikërisht në kulmin e krizave të mëdha politike dhe të sigurisë në vend.
“Ja pse Nikolla Gruevski nuk dëshiron të negociojë për media objektive. Sepse nuk dot mund të porosisë kontribute, të fotografohet para portave triumfale, të gënjejë pa turp, dhe e njëjta të sillet tërë ditën në programet televizive. Kjo që njoftova sot është një nga arsyet pse pa sigurimin e kushteve për raportim objektiv në media nuk mund të ketë zgjedhje të rregullta dhe korrekte si dhe proces të rregullt parazgjedhor”, theksoi Aleksander Kiracovski, Zëv/ministër plotësues i Shoqërisë Informatike.
Kiracovski theksoi se tashmë është e qartë se pse mediat si Kurir, Republika dhe Radio Maqedonia e lirë dy muaj rresht nuk përgjigjen nga i kanë marrë miliona eurot në llogaritë e tyre, dhe për të njëjtën çështje heshtin edhe institucionet kompetente.
Para nga Qeveria
Sitel, Kanal 5 dhe Alfa 13 milionë euro
Telma dhe Alsat-M 360 mijë euro
Para nga Qeveria
Sitel- 5 milionë
Kanal 5 – 4 milion euro
Alfa- 4 milion euro
Alsat-M – 200 mijë euro
Telma – 160 mijë euro
Natasha Sojanovska