Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së ende ska filluar me projektin! Ndërsa rruga Shkup-Bllacë vështirë e realizueshme do të rishqyrtohet!

Gomari NastradiniQeveria do të punojë me Komunën e Tetovës për të definuar projektin për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren. Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski deklaroi se është e nevojshme të bëhet projektim për të parë nëse ka nevojë për ndryshim të planit bazë.

 

“Është e nevojshme të bëjmë projektim dhe kur ta bëjmë projektin duhet ta shohim se cila është vlera reale e asaj rruge, a do të mund të realizohet në mënyrën se si është paraparë dhe nëse është e mundur, ta realizojmë”, tha Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit, njofton alsat.

Institucionet në Kosovë tashmë kanë filluar ndërtimin e rrugës në anën e tyre që duhet të lidhë dy qytetet. Plani fillestar parashikonte mes tjerash edhe tunel 6 kilometërsh. Kostoja e projektit pritet të jetë rreth 200 milion euro. Qeveria e Kosovës disa herë ka bërë thirrje që të mos ketë vonesa në ndërtimin e rrugës nga ana e Maqedonisë.
Për këtë çështje, në Prishtinë ka zhvilluar takime zv. ministrja e Transportit Kaltrina Zekolli. Megjithatë, zyrtarët në Shkup dhe në Prishtinë diskutojnë edhe për një lidhje tjetër të mundshme infrastrukturore. Nikollovski kërkon angazhim serioz nga qeveria e Kosovës, që të investojnë për lidhje hekurudhore me Shkupin dhe si pasojë, edhe me Selanikun.

 

“Mendoj se përfitimi do të jetë i dyfishtë, e para për qytetarët sepse lëvizja e qytetarëve është e lartë dhe do të ulet koha e pritjes në kufi. Mendoj duhet të kemi trena ditor nga Shkupi në Prishtinë, që do të lëvizin nga qendra e Shkupit, në qendër të Prishtinës. E dyta arsye është biznesi, ekonomia. Për momentin përfaqësinë e Selanikut bizneset e Kosovës nuk mund ta shfrytëzojnë në linjë hekurudhore por e shfrytëzojnë vetëm me automjete sepse nuk ka lidhje të duhur hekurudhore. Nga ana jonë ne kemi bërë gjithçka kemi bërë dhe jemi të gatshëm që nesër ta nisim atë punë”, shtoi Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit.
Autoritetet e transportit në Prishtinë janë ftuar për vizitë zyrtare në Shkup në lidhje me këto projekte.

“Pjesa e dytë Shkup-Bllacë vështirë e realizueshme”- Nikolloski: Nga 12 km autostradë, 6 km janë tunele, do të bëhet reviziono

 

Pjesa e dytë e autostradës Shkup-Bllacë është shumë vështirë e realizueshme, thotë Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski, i cili shton se sipas projektit momental, nga gjithsej dymbëdhjetë kilometra, gjashtë janë paraparë të jenë tunele. Sipas tij, ky projekt është paraparë të kalojë përmes maleve dhe jo siç kalon magjistralja për në Bllacë, andaj nëse e njëjta është e realizueshme, muajin e ardhshëm do të bëhet revizion i projektit, paralajmëroi ministri. Nëse nuk bëhet, atëherë do të përgatitet projekt i ri. Ministri Nikolloski njoftoi se dy kilometrat e para duhet të lëshohen në afat prej dy muajve, edhe pse për momentin të njëjtat nuk janë të lidhura askund.

 

“Por kanë vendosur udhëheqësia e mëparshme e NP “Rrugë Shtetërore” me në krye Ejup Rustemin, nuk e di ende pse nuk ka asnjë përgjigje logjike, të mos shkojnë përmes trasesë ekzistuese por përmes një traseje të re, trase malore. Trase e cila nga 12 kilometra, 6 kilometra janë tunele. Të cilat janë shumë vështirë për ndërtim. Nuk guxon të ndodhë e njëjta si me hekurudhën me Bullgarinë. Përskaj kësaj shumë shtrenjtë kushton projekti. Vlerësimi është se do të kushtojë diku 240 milionë euro, ose 20 milionë euro për kilometër, ngjashëm si me hekurudhën. Çështja e dytë është a mundet të realizohet nga inzhinierët”, tha ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>