Ambasadori i Rusisë në Shkup, Oleg Scherbak ka vazhduar me deklarata kundër anëtarësimit të mundshëm të Maqedonisë në NATO.
Sipas tij, NATO funksionon si mafia, dhe se Rusia propozon që Maqedonia të jetë neutrale në aspekt luftarak, nëse dëshiron që ta shmang vijën e zjarrit, që sipas tij është ide e Perëndimit.
Scherbak thotë se përfitimet nga NATO janë një mitologji propagandistike, kurse nga shtetet ballkanike kërkon që të mbahet referendum për anëtarësim në Aleancë. /Telegrafi/