Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të shkuara janë bërë 145 teste dhe janë regjistruar 22 raste të reja të personave të infektuar me covid-19 .
13 të infektuar janë regjistruar në Shkup , 7 në Tetovë , 2 në Prilep.
64 pacientë janë shëruar.
Sipas këtyre të dhënave numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me covid 19, arriti në 1664, 1200 pacientë janë shëruar, 91 kanë vdekur, ndërsa momentalisht numri i pacientëve aktiv është 373.
Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara janë regjistruar edhe 7 raste të reja, që do të thotë, se vazhdon të rritet numri i personave të infektuar me Covid 19, kësaj padyshim i kontribon edhe mbështetja dhe propagandimi i teorive të ndryshme të konspiracionit, neglizhimi dhe mosrespektimi i masave mbrojtëse si dhe indiferenca dhe mosreagimi i organeve përgjegjëse veçanërisht të policisë. Mbetet të shihet se si do jenë pasojat në javët në vijim.