Vazhdojnë pazaret në qeveri -ASH me/pa Alternativa
Me marrëveshjen e arritur me kryeministrin Dimitar Kovaçevski Aleancës për Shqiptarët, merr dy ministri, dy zëvendësministra dhe disa drejtori dhe pozita të zëvendësdrejtorëve në nivel qendror dhe rajonal. Ministri i Drejtësisë është paraparë Krenar Lloga, aktualisht anëtar i KSHZ-së. Si Ministër i Shëndetësisë, lakohet emri i Fatmir Mexhitit. ASH do të ketë edhe dy zëvendësministra, në Mbrojtje mendohet Tiron Jahjaga dhe në Bujqësi ende nuk është definuar.
ASH pritet të marr edhe drejtorin e MEPSO-s, Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Avokatin e Shtetit, Drejtorinë për Menaxhimin e Pronave të Konfiskuara, Hekurudhat, Inspektoratin e Arsimit etj.
Nëse Alternativa del, Aleanca fiton edhe Ministrin e Shoqërisë Informatike. Nëse mbetet Alternativa, ASH do të merr pozitën e zëvendëskryeministrit të cilën e ka synuar nënkryetari i partisë, Elmi Aziri. ndërsa pozitën e deputetit e merr nënkryetarja Bujare Abazi.
Alternativa të dielën do të mbajë mbledhjen e Kuvendit Qendror për të diskutuar për daljen e tyre të mundshme, apo qëndrimin në qeveri.