Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në takimin me ambasadorin francez Kristian Timonie ka zbuluar detajet e platformës së partisë së tyre në negociatat me partitë shqiptare, sidomos BDI.
“Themeli i platformës së LSDM-së janë raportet e Pribes dhe të komisionit Europian. Qytetarët zgjedhën jetë kualitative, drejtësi, barazi dhe qeveria e re është e detyrueshme të zbatojë këto reforma, dhe në hijen e demokracisë të kthejë pavarsinë e institucioneve”, ka theksuar Zaev,I cili ka shtuar se me rëndësi është që të formohet Qeveria e re.
Ai shtoi se vullneti i shumicës së qytetarëve është ndryshim në ardhmërinë euro-atlantike të shtetit dhe se platforma e LSDM-së është krijuar në bazë të këtyre synimeve. (ina)