ZYRTARE: Zgjedhjet më 11 dhjetor, ja marrëveshja zyrtare

MARRVESHJA-zgjedhjetLiderët e katër partive kanë nënshkruar dokumentin e marrëveshjes që shpallë mbajtjen e zgjedhjeve më 11 shtator. Në marrëveshjen e nënshkruar thuhet se liderët e katër partive më të mëdha parlamentare VMRO-DPMNE, BDI, LSDM dhe PDSH dakordohen për të gjitha kushtet e Marrëveshjes së nënshkruar të Përzhinës që zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor 2016.

Qeveria për organizimin e këtyre zgjedhjeve duhet të zgjidhet më 2 shtator.

Në marrëveshje nënvizohet dakordimi për zgjedhjen e kryeredaktores së RTVM, Santa Argirova dhe kompletimit të Komisionit “Ad-hok”.

Po ashtu në marrëveshje nënvizohet që partitë të angazhohen për fushatë të lirë demokratike zgjedhore, duke përjashtuar dhunën. (ina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>