Një shkrim i huazuar nga facebook:
“Ka të drejtë Izeti. Artan Grubin dhe Bujar Osmanin i pruni vet ai, dhe ata pastaj filluan të bëhen mercenarë më të rëndësishëm se ai për bosin Ali Ahmeti dhe për LSDM-në.
Ndaj Izeti i zgjuar e gjeti zgjidhjen: hapi një (parti) firmë tjetër fitimprurëse, dhe ofroi shërbimet VMRO-së me çmim goxha më të ulët se firma ku kishte qenë më parë. Kështu, tani Artani gjendet me një këmbë në burg, kurse Bujar Osmani pa kolltukun e ministrit të jashtëm, që e deshi kaq shumë.
Kjo më kujton një ngjarje të vërtetë që ndodh në vitin 1948, për të cilën unë si fëmijë kam dëgjuar të flisnin duke qeshur, babai im me shokët e tij bashkëmendimtarë.
Protagonistë në këtë ngjarje të vërtetë janë dy spiunë, bashkëpunëtorë të UDB-së, me vendbanim në fshatin Zhelinë. Këta dy spiunë kishin rivalitet të theksuar me njëri tjetrin. Njëri nga këta dy spiunët, siç duket më i zgjuar se rivali i tij, shfryëzoi me dredhi inoformacionin që kishte marrë para rivalit të tij për mbledhjen e datës 28 qershor 1948, ku ishte vendosur për përjashtimin e Jugosllavisë nga Kominformi.
Kështuqë, në çajtoren ku mblidheshin fshatarët e Zhelinës, ky spiuni vendosi ta përdori përparësinë që kishte me informacionin, ndaj bërtet me zë “poshtë Stalini… poshtë BRSS”. Spiuni tjetër, i cili nuk e kishte haberin për prishjen e marrëdënieve me Stalinin që sapo kishin ndodhur ato ditë, shkon vrap në selinë e UDB-së, dhe raporton rivalin e tij se kishte ofenduar “prijësin e madh Stalinin” dhe “BRSS-në mike”. Me të dëgjuar këtë raportim të spiunit, inspektorët e UDB-së, i turen atij me shkopinj gome, dhe pasi e rrahin mirë e mirë, e fusin në burg.
Dhe kështu Spiuni, me mjeshtri e hoqi qafe rivalin e tij.“
Afrim Fanda