“Rruga drejt” TV Alsat nuk fton kandidatin e LDSH-së z. Afrim Ibrahimin-Fandën në debatin për Tetovën

alsatNë faqen e tij të Facebook-ut, z. Afrim Ibrahimi-Fanda njofton që nuk ishte i ftuar në këtë emision, gjegjësisht sqaron mospjesëmarrjen e tij në emisionin “Rruga drejt” të TV Alsat në debatin për Tetovën.

Ja edhe shkrimi në origjinal:

Të dashur miq,
Të dashur bashkëqytetarë,
pas emitimit më datë 7.10.2021, në “Rruga drejt” TV Alsat, të debatit të katër kandidatëve shqiptarë për kryetarë komune, shumë qytetarë u befasuan dhe disa nga ata më pyetën se pse nuk isha pjesëmarrës në atë debat.
Me këtë njoftim, dua të informoj opinionin, se unë nuk jam kontaktuar nga TV Alsat dhe nuk jam ftuar në këtë debat.
Unë kuptoj shqetësimin e atyre që kërkojnë nga mediat të heshtin kandidimin tim, i cili çrregullon pazaret e ndarjes së pushtetit.
Por me këtë rast, për mua është akoma më me rëndësi, që të njoftoj përkrahësit e mi, se unë kurrë nuk do të marr pjesë në teatro të tilla neveritëse, me aktorë të dobët dhe të njohur për qytetarët, me role të ndara sipas marrëveshjes mes tyre, dhe të mësuara përmendësh.
Aktorë të dobët, por me entuziazëm për shpërblimet që u janë premtuar secilit – kush do te bëhet rektor, kush do të mbetet drejtor në drejtori të BDI-së, kush në pushtetin lokal e kush në qeveri!
Teatër që ka po të njëjtin regjisor, dhe me po të njëjtat premtime dhe mashtrime si në pazaret për pushtetin qendror.
Në këtë kohë krize energjetike dhe financiare të paralajmëruar në gjithë Evropën, kur gjithandej jepen mesazhe per qeverisje me kursime ekstreme, ky teatër i paskrupull nxjerr zbuluar shqetësimin dhe preokupimin e vetëm të këtyre subjekteve politike dhe marrëveshjen për fshehjen e keqpërdorimeve të bëra në qeverisjen e komunës, vazhdimësinë në pushtet, dhe vazhdimësinë e keqpërdorimeve dhe përfitimeve në kurriz të qytetarëve të Tetovës.

thuhet ne përfundimin e shkrimit të huazuar nga facebook-u https://www.facebook.com/afrim.fanda i  z. Afrim Ibrahimi-Fandës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>