OSHEE drejt menaxhimit privat, Qeveria e fut në planin 2015-2017

Pak muaj pas shtetëzimit nga Qeveria, Operatori i Shpërndarjes mund të rikthehet sërish në menaxhim privat. Në programin e sapopublikuar të reformave ekonomike 2015-2017, i cili i është dorëzuar zyrtarisht edhe Bashkimit Europian, Ministria e Financave zbulon se reformat që Qeveria ka ndërmarrë në energjetikë, do të shoqërohen edhe me një ristrukturim të kompanive elektrike publike për rritjen e eficensës së tyre. Në këtë kontekst-shkruan Ministria e Dinancave-kompania e shpërndarjes do të ketë një kontratë performance menaxhimi.Dokumenti zbulon se qeveria është në konsultime me një kompani eksperte për këtë cështje. Madje sipas tij, brenda mesit të këtij viti pritet edhe nënshkrimi i një kontrate.

Dhënia e menaxhimit të OSHEE tek një kompani private është sinjalizuar më parë publikisht edhe nga vetë ministri i Energjisë. Burime nga Ministria e Energjisë, pranojnë se ky është një opsion i mundshëm që po diskutohet.

Por sipas tyre mbetet ende një ide, ndonëse sipas dokumentit të ministrisë së Financave, ky projekt mund të materializohet brenda mesit të këtij viti.

Dokumenti nuk zbulon detaje të mëtejshme se cila do të jetë forma e kontratës dhe se çfarë roli do të ketë privati. Por nëse Qeveria do të zgjedhë përfundimisht këtë rrugë, OSHEE-ja, kompania më e rëndësishme e sistemit energjetik të vendit, mund të kalojë sërish në administrim privat, por duke mbetur në pronësi publike.

Kjo do të ishte hera e dytë, pas dështimit të privatizimit nga CEZ. Edhe pse herën e parë nuk kompania e shpërndarjes nuk u dha vetëm për menaxhim por u shit, çka më vonë rezultoi një dështim strategjik me kosto të jashtëzakonshme jo vetëm për sistemin, por për gjithë ekonominë kombëtare. / Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>