Apeli i Tritan Kalos për kolegët dhe politikanët: Mos bëni gjithologji, po krijoni tollovi mendore

tritan-kaloMjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo mëngjesin e kësaj të premte e ka nisur me një thirrje për të gjithë qytetarët dhe kolegë për më shumë kujdes si dhe shkruan se nuk është koha që të bëjmë gjithollogji, pasi krijohet tollovi mendore,

Ndër të tjera mjeku ka një kërkesë për të gjithë kolegët e tij duke kërkuar që të mos përfshihen dhe ndikohen nga politika.

Postimi i plotë:

Kohë kovidiane….30.10.2020…mirëmëngjesi në këtë pragfundi të muajit….së bashku me Fjoralbën dhe Aidën, dy nga prurjet e reja në shërbimin e sëmundjeve infektive të qsut/covid-1…Jemi aty në çdo moment për t’u kujdesur e vigjëluar mbi shëndetin tuaj….Durim, mëndjekthjelltësi në zbatimin e masave për mbrojtjen tuaj dhe atyre që gjallojnë rreth jush: maskë, higjienë, distancim (m.h.d.)….Mirëkuptim dhe mirëbesim në veten tuaj dhe në të gjithë mantelbardhët e punonjësit e tjerë të shëndetësisë publike dhe jo vetëm, në përballjen me “këtë flamë” mbarëbotërore të shkaktuar prej infeksionit të sars-COV2/COVID-19….

Më pak gjithollogji nga gjithkush qoftë ai/ajo edhe koleg në fushën e shëndetësisë sepse krijojnë jo pak tollovi mendore, si dhe nënçmojnë përpjekjet vetëmohuese të atyre, që në vijën e parë të përballjes me këtë flamë rrezikojnë jetën e tyre dhe të të afërmve të tyre….

Nëse jeni betuar si hipokratistë dhe jo si hipokritistë apo militantistë, ju kërkoj që t’u bashkoheni përpjekjeve tona dhe mos na e shtoni barrën e punëve në këto kohë kritike…..

Më pak takime politike dhe elektorale nga cilido, por më shumë punë në respektimin e m.h.d., dhe në higjienizimin, dezinfektimin, dezinfektimin dhe deratizimin e kryeqytetit të shqiptarëve, dhe vatrën më të ndezur të covid-19, Tiranën time, tuajën dhe të trojeve arbërore….Duhen ende punë, përpjekje dhe mirëkuptim e mirëbesim për t’u përballur me pandeminë e sars-cov2/covid-19….Bashkë jemi dhe do të jemi kurdoherë….together forever!!!

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>