Gjermania fut Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë nga COVID-19, rregullat e reja

5 shtatori , Gjermania e konsideron Shqipërinë vend me rrezik të lartë nga COVID-19.

Shqiptarët për të hyrë në Gjermania duhet të paraqesin dëshmi shërimi nga një infeksion me COVID-19 ose të jesh i vaksinuar plotësisht.

Dokumentet duhet të regjistrohen në faqen zyrtare të internetit www.einreiseanmeldung.de.

NJOFTIMI NGA AMBASADA GJERMANE

Informacion i rëndësishëm për udhëtarët për në Gjermani

Nga dita e dielë, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërisht si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:

Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

ℹ Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit: https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2480008

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>