Procesi i integrimit për Ballkanin Perëndimor nuk ka kapërcim fazash është shprehur eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn.
Ai ka mbajtur një leksion në Vjenë ku ka folur për strategjinë e Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh dhe faktin se Austria merr presidencën e radhës të BE në korrik.
“Strategjia e Ballkanit Perëndimor është parë si një dokument i rëndësishëm për të risjellë në agjendë zgjerimin e Bashkimit Europian. Presidenca austriake është një dritare e rëndësishme mundësish”, ka thënë më tej Hahn.
Në fund të qershorit BE pritet të vendosë për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Top Channel