“Ka kundër amerikanët dhe europianët”/ Roland Bejko: Berisha po e përdor PD për tu mbrojtur nga sulmet e SHBA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Roland BejkoIsh-anëtari i Këshillit Kombëtar, Roland Bejko është shprehur kundër marrjes së Partisë Demokratike nga Sali Berisha, duke renditur disa arsye.

I ftuar këtë mbrëmje në “Top Story” me Sokol Ballën, Bejko tha se Berisha e mori partinë në dorë vetëm kur e pa veten në rrezik, jo kur u rrënua PD.

Ai tha se tashmë ish-kryeministri po e përdor atë si një mburojë kundër sulmeve amerikane. Bejko shtoi se Berisha premtoi kot që partia nuk do të jetë pronë e kryetarit, vetëm për të marrë sërish drejtimin.

Nëse Berisha do e bënte me nge lëvizjen  pas datës 26 prill, do e shihja si projekt politik për të ndryshuar fytyrën e saj. Të bënte atë që premtoi në foltore që tha PD nuk do jetë më parti kryetari. Na dëgjonte ne në studioi dhe i merrte i artikulonte. Ai kishte një qëllim, të merrte atë që donte. Demokratët kërkonin që PD të mos ishte e një kryetari. Kjo nuk ndodhi dhe Berisha e vërtetoi. Zoti Berisha i jep auditorit gjithmonë, çfarë të kërkojë sepse i intereson se çfarë do të marrë. Shpalli Lulin armik, ta fusin në burg, gjithçka bënte ta merrte vetë kryesinë e partisë. Kjo kryesi ka qenë edhe në kohën e Bashës në 90%. Njerëzit e Bashës janë sot me Berishën.  Berisha kishte nevojë për njerëz besnik, i dihet ta merrte partinë, jo ta merrte.

Aksionin e bëri kur i ra halli vet. Këta që bën fjalime kundër Bashës u kontrolluan më parë te zyra e shtypit.

Berishës i duhej partia se ka probleme me amerikanët, se kur t’i vijë sulm të ishte i mbrojtur e trajton PD si bunker.

Ai nuk e pranon dot të dalë nga politika. Se pranon ta nxjerrin dhe të rrinin dy aktor. Kur e kuptoi që Basha mund ta nxirrte partinë, e mori vetë. Basha ishte legjitim. Basha se merrte kurrë atë vendim, por ne mbronim Bashën se ishte kryetar legjitim. Ne kërkuam dorëheqjen e Bashës kur doli e treta më 6 mars. Kur e pa që ishte shumicë, thamë të tërhiqet. Në Shqipëri, për fatin e keq, PD, Berisha ka zhgënjyer njerëz te cilët e besuan. Në çdo hap bën Berisha, aq më shumë i largohen njerëz. Edhe sikur ta mbante fjalën Berisha, nuk i duhej kujt ajo parti se do jetë i izoluar nga amerikanët dhe evropianët dhe në çështjet e brendshme këtu.”, tha Bejko.

Top Channel

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>