Sot në orën 18:00 do të mblidhet Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të për të dhënë autorizim për të vazhduar procesin ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha.
Ky i fundit u arrestua dje pasi së bashku me djalin e tij, i morën një shtetasi 600 mijë lekë të rinj për një vendim gjyqësor në favor të tij.
Mbledhja e KLD-së do të zhvillohet për të vijuar me caktimin e masës së sigurisë ndaj gjyqtarit Hoxha dhe pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i kërkoi sot Këshillit të Lartë të Drejtësisë të shkarkojë gjyqtarin Ibrahim Hoxha i arrestuar mbrëmjen e 2 majit 2016 së bashku me djalin e tij për akuzën e korrupsionit.
Duke përshëndetur arrestimin e mbrëmshëm Manjani paralajmëroi arrestime të tjera në fjalën e mbajtur sot në analizën vjetore të Gjykatës Administrative të Apelit. (shekulli)