Ministria e Shëndetësisë: 169 raste të reja, 4 humbje jete dhe 100 të shëruar

masat kunder covidMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 971 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë .

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar, një 66 vjeçare nga Lezhanjë 67 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9215 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (8 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 169
Të shëruar ne 24 orë 100
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 971

Testime totale 95811
Raste pozitive 14899
Raste të shëruara 9215
Raste Aktive 5273
Humbje jete 411

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2717
Durrës 570
Shkodër 398
Lezhë 264
Korçë 268
Elbasan 221
Fier 237
Vlorë 191
Kukës 146
Berat 128
Dibër 78
Gjirokastër 55

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>