Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5724 testime dhe 982 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid19 edhe atë në këto bashki: 275 raste në Tiranë, 102 raste në Shkodër, 73 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 51 raste në Vlorë, 38 raste në Lushnje, Elbasan, 33 raste në Lezhë, 29 raste në Kavajë, 27 raste në Kurbin, 26 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Berat, 19 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, 15 raste në Kamëz, 12 raste në Kukës, 10 raste Vau i Dejës, 8 raste Rrogozhinë, Mat, Gramsh, 7 raste në Divjakë, Konispol, 6 raste Pogradec, Dimal, 5 raste në Mallakastër, Kuçovë, 4 raste në Has, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Peqin, 3 raste në Fushë-Arrëz, Shijak, Patos, Tepelenë, Belsh, 2 raste në Vorë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Devoll, Poliçan, Skrapar, 1 rast në Pukë, Tropojë, Klos, Selenicë, Finiq, Këlcyrë, Dropull, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetarë: Një qytetare 64 vjeç nga Elbasani, një qytetare 70 vjeç nga Fier dhe një qytetar 75 vjeç nga Berati.
Janë shëruar 475 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,276 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 10,592 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 100 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Statistika (01 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 982
Të shëruar në 24 orë 475
Të shtruar në spitale 100
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 5724
Testime totale 1,053,104
Raste pozitive 147,369
Raste të shëruara 134,276
Raste Aktive 10,592
Humbje jete 2,501
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,860
Shkodër 1,846
Vlorë 924
Durrës 836
Fier 745
Lezhë 589
Elbasan 527
Berat 375
Gjirokastër 302
Korçë 244
Dibër 178
Kukës 166