“Ju akuzoj, se bashkë me programet tuaja jeni përgjegjësit kryesorë të kalbëzimit kulturor të vendit tonë!”

tvKëto fjalë të mia, nuk do të ndryshojnë asgjë, por shpresoj që të ndaj zemërimin tim, që të mund të përhapet më shumë se një pandemi.

Unë e kam për ju,

…. dhe gjithë hordhinë tuaj në llogoret e këtij ferri …

Unë Ju akuzoj.

Ju akuzoj, se jeni ndër përgjegjësit kryesorë të kalbëzimit kulturor të vendit tonë, barbarisë shoqërore, korrupsionit dhe gërryerjes të tij morale, shkatërrimit mendor të gjeneratave të reja, varfërimit etik të të rinjve, shtrembërimit të edukimit të fëmijëve tonë.

Ju me televizionet tuaj plehra, me programet e tuaja të pista, shfaqjet tuaja artificiale, pseudo, false, mashtruese, keni kontribuar në dorën e parë dhe të paskrupullt në dekadentizmin e mijëvjeçarit të tretë, i cili kësaj here, për fat të keq, nuk sjell asnjë vlerë, por vetëm atë asgjënë kozmike.

Ju jeni bashkëpunëtorë dhe promovues të vetëdijshëm të këtij procesi pervers mediatik , që përfshin bindjen për një vetë-realizim të bazuar ekskluzivisht në pamjen e jashtme, në shfaqjen e famës, suksesit dhe bukurisë, në kërkimin e vazhdueshëm të duartrokitjeve, në miratimin e publik, ndërtimin e asaj që duan të tjerët dhe jo të asaj që jemi.

Kjo është bota juaj, kjo është ajo që ju keni vjellur nga studiot tuaja televizive për vite me radhë.

Ju keni promovuar vrazhdësinë, injorancën, varfërinë morale dhe kulturore si modele të marrëdhënieve dhe njohjes shoqërore, sepse programet tuaja janë të mbushura, me sharlatanë, injorantë dhe të paedukuar. U keni dhënë famë dhe i keni shndërruar në modele për t’u imituar personazhe që nuk kanë vlera, nuk kanë kulturë, nuk kanë asnjë busull morale.

Ju përfaqësoni poshtërimin e të diplomuarve, përuljen e atyre që studiojnë, të atyre që investojnë kohë dhe burime në kulturë, të atyre që janë të frustruar dhe më në fund braktisin Italinë, sepse  vëmendja është per teatrot e programeve tuaja.

Unë flas si mësues, i cili sheh me zemërim si nxënësit e tij imitojnë arrogancën, gënjeshtrën, pamjen e jashtme, provokimin, vrazhdësisë që përhapin personazhet në televizionin tuaj. Flas si ai që sheh të njëjtën dinamikë në një realitet të trishtë që përsëritet në klasat e mia, me nxënës që besojnë se kjo dhe vetëm kjo është mënyra për tu lidhur me bashkëmoshatarët e tyre dhe për tu pranuar prej tyre dhe për t’u vlerësuar prej tyre. Si mësues i cili sheh hutim, frikë, izolim në sytë e atyre fëmijëve që nuk përshtaten, që nuk i dorëzohen më joshjes së kësaj bote të tmerrshme, por që për këtë shpërblehen me veçim dhe tallje.

Unë kam parë në vitet e mia të mësimdhënies së pari me hutim, pastaj me shqetësim, tani me terror qindra nxënës sillen si kopje të personazheve të turpshëm që mbushin programet tuaja, duke u përpjekur të jenë si ata. Dhe unë jam i neveritur nga vetëkënaqësia që ju kullon në programet tuaja në prani të personazheve të caktuara.

Unë ju akuzoj, sepse ju jeni personalisht përgjegjës për të gjitha këto.

Shpresoj në fundin tuaj profesional dhe në zhdukjen tuaj mediatike, sepse këto janë ndëshkimet e duhura për dëmet e pariparueshme që i keni shkaktuar vendit.

rco Galice

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>