Një sqarim për përhapjen e virusit Covid – 19:
Çfarë mund të ndodhë nëse unë dal jashtë? Përgjigja e kësaj pyetjeje sqarohet me anë të kësaj loje. Gjithçka që ju nevojitet është një fletë dhe një stilolaps. Pastaj mund ta kuptoni më mirë, pse çdo kontakt paraqet rrezik për infektime të reja.
Ende është e paqartë, se sa kohë një person mund ti infektojë të tjerët nëse ai vetë është i infektuar nga virusi Covid -19. Marim dy javë gjegjësisht 14 ditë, që është një udhëzues i mirë. Në fillim, shënojmë ditët në kutitë nga 1 në 14 në skajin e poshtëm të fletës. Çdo numër përfaqëson një ditë të inkubimit. Gjatë lojës, të gjithë personat e kontaktit që mund të transmetojnë virusin i shkruajmë në kolonat sipër numrave, me shkronja të alfabetit, ku çdo shkronjë përfaqëson një person.
Le të supozojmë se:
– Ju e keni virusin Covid – 19 dhe mbeteni të pazbuluar për 14 ditë. Ju vetë, jeni personi “A” dhe shkruani në kolonën e parë mbi 1.
– Në këtë lojë, “A” është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Kështu që ajo infekton “B” (partnerin) dhe “C”, “D”” (fëmijët) në ditën 2.
Në ditën 3, “A” shkon në shitore që të merr vetëm gjërat elementare, duke u shmangur nga kontaktet me të tjerët. Por megjithate, ajo infekton “E”.
Në ditën 4 “A” qëndron në shtëpi, por “E” tanimë ka infektuar familjen e saj, burrin “F” dhe djemtë “G” dhe “H”. Kjo i shton rreshtat mbi 4 edhe me “E”, “F”, “G”, “H”.
Në ditën 5, djali i madh “G” është i mërzitur nga karantina dhe fshehurazi del dhe takohet me 7 miqtë e tij. Ai është me fat sepse vetëm “I”, “K” dhe “M” infektohen me virusin.
Në ditën 6 “B” i cili punon për zyrën nga shtëpia, por ai duhet të shkojë në zyrë, ku infekton “N”. Bashkëshortja e të cilit “O” kujdeset për fëmijët e “P” dhe “Q” në mënyrë që ata të mund të punojnë për zyrën nga shtëpia në rehati. Fëmijët “R” dhe “S” gjithashtu infektohen gjatë ditës dhe kjo vazhdon duke i shtuar kutitë çdo ditë e më shumë.
Pra lind pyetja çka do të kishte ndodhur sikur “A” të mos kishte infektuar asnjërin ose shumë më vonë të kishte infektuar dikë? Sa më gjatë që “A” të mos ketë kontakt me të tjerët, aq më pak kuti shtohen.
Ai që është i infektuar, paraqet rrezik që të përhap virusin tek të tjerët dhe prandaj duhet të izolohet dhe të durojë izolimin deri në fund. Supozojmë se, askush nga njerëzit në shembullin tonë nuk do të vdesin nga Korona, sepse të gjitha janë me simptoma të lehta. Por të gjithë duan që të testohen dhe të trajtohen, që dtth. që ata rëndojnë mbi kapacitetet e spitaleve dhe mjekëve.
Secili nga ne është një “A” potencial dhe përgjegjës për përhapjen e Covid – 19.
Thomas Kaspar – FrankfurterRundschau