Rijetësohet pazari i Korçës, mbi 50 biznese të gatshme për ta kthyer në destinacion turistik

pazari-i-korcesNë një mbrëmje promovuese për produktet shqiptare mblodhi në Korçë mëse 50 biznese të cilat duan të bëhen pjesë e pazarit të restauruar të qytetit. Aktiviteti ku u ndërthurën gatimet tradicionale, muzika dhe ritmi ka krijuar pikën e parë të kontaktit për të interesuarit.

15 biznese të tjera e kanë nisur punën për përshtatjen e ambienteve të brendshme të pazarit sipas ideve të tyre.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, investimi prej 5 milionë dollarësh shumë shpejt do të kthejë pazarin në një prej zonave më të rëndësishme për turistët e huaj dhe vendas.

“Ne e mendojmë këtë vend të mbushur me bare, restorante, dyqane artizanale apo suverniresh, hanet të kthyera në njësi akomodimi etj. e mendojmë një qendër të gjallë të mbushur jo vetëm me qytetarë të Korçës dhe banorë të zonave përreth, por edhe me plot turistë e vizitorë nga gjithë Shqipëria e jo vetëm”, deklaroi kreu u Bashkisë Korçë, Filo.

Nën moton “Investo në pazar”, ky aktivitet ka testuar vazhdimësinë e projektit për pazarin dhe fazës së rivitalizimit,  kur pritet që edhe festat e fundvitit të gjejnë në funksion të plotë dyqanet, baret dhe restorantet.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>