Etapa e tretë e rrethit çiklistik të Shqipërisë ka nisur këtë mesditë nga Elbasani.
Kjo fazë përfshin aksin rrugor Elbasan-Vlorë, me një gjatësi prej 143 km.
Një ditë më parë, u zhvillua etapa e dytë, ku fitoi greku Jorgos Butopulos. Ai e kaloi finishin i pari në itirerarin 153 kilometra Tiranë – Lushnje – Elbasan e zhvilluar të martën.
Renditjen e përgjithshme e kryeson britaniku Maksimilian Stendman. Ky aktivitet do të zgjasë deri të premten dhe në total çiklistët do të përshkojnë më shumë se 750 kilometra rrugë.
Top Channel