Vit pas viti Shqipëria po përkeqëson renditjen e saj në Evropë sa i takon treguesit e lindshmërisë për grua.
Të dhënat e sotshme të Eurostat tregojnë se në vitin 2022 Shqipëria kishte treguesin më të ulët fertilitetit për grua, duke lënë pas vetëm Spanjën dhe Maltën. Italia e cila konsiderohet nga popullsitë më të plakura të Evropës kishte normë të lartë fertiliteti se Shqipëria gjatë vitit 2022, teksa me 2021 ne ishim më mirë .
Vit pas viti gratë në moshë riprodhuese planifikojnë të lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Shtyrja e moshës së martesës, karriera dhe ndryshimi ë stilit të jetesës po i bën gratë shqiptare gjithnjë e më pak të prirura për të krijuar familje edhe për të lindur më shumë se një fëmijë. Por në Shqipëri një ndikim të madh kanë edhe faktorët ekonomikë përderisa gratë në Shqipëri ende duan të lindin më shumë fëmijë se sa kanë.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2022 norma e fertilitetit ra në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi, nga 1.32 që ishte më 2021. Kjo është rënia më e fortë që nga viti 2015 (shiko grafikun e mëposhtëm).
Kjo do se në 100 gra në moshë riprodhimi linden vetëm 121 fëmijë, nga 132 fëmijë që lindën më 2021. Që nga viti 2001 me 2023 norma e fertilitetit është përgjysmuar duke rënë nga një nivel 2.31 fëmijë për grua në 1,21 fëmijë.
Në vitin 2022 Shqipëria shihet të ketë normat e më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën (1.16) dhe Maltën (1.08).
Indeksi ë fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten.
telegrafi