Steinmeier lëvdon vullnetin për reforma të Shqipërisë

Shqipëria e Gjermania kanë marrëdhënie të mira, Gjermania e mbështet rrugën e reformave të Shqipërisë, por rajoni i Ballkanit lufton ende me probleme të mëdha. Steinmeier-Bushati në ujdi për reformat.

Bushati SteinmeierKontakte të ngushta Shqipëri-Gjermani. Bushati në Berlin

“Është bukur të jesh këtu në Berlin”, e përmblodhi vizitën me kortezi diplomatike ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. “Por më bukur do të ishte, nëse ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier do të mund të vinte në Tiranë”. Steinmeier vetë nxitoi të thoshte, se kjo do të verifikohet nga kabineti i tij. Mes Shqipërisë e Gjermanisë nuk ka probleme, kontaktet duken të ngushta, megjithë vështirësitë e Ballkanit Perëndimor.

Nuk ka itinerar të ri përmes Shqipërisë

Bushati ka ardhur në Berlin këtë të enjte (28.04) në Ministrinë e Jashtme gjermane për të folur mbi marrëdhëniet bilaterale mes dy vendev e vështirësive të rajonit. Sqarimin e zërave për një itinerar të mundshëm nga Shqipëria, ai ia lë Steinmeierit. “Për një kohë ka pasur shqetësime, se itineraret e deritanishme të Ballkanit do të zëvendësohen me të reja, itinerare që të çojnë përmes Shqipërisë, por shifrat nuk na e vërtetojnë këtë”, thotë politikani socialdemokrat gjerman. Itinerari nga Siria apo Afrika përmes Greqisë, Maqedonisë deri në Europën perëndimore faktikisht është i mbyllur, megjithatë ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati thekson se “për momentin akoma nuk kemi pasoja në vend”.

Bushati Steinmeier BerlinShqetësime për Maqedoninë

Politikanët theksuan se kanë folur gjatë për Maqedoninë. Së fundmi Bashkimi Europian ka kërcënuar me sanksione kundër politikanëve të caktuar në Maqedoni. Arsyeja: Kryeministri i dorëhequr, Gruevski duket se ka dhënë urdhrin për përgjimin e mijërave kritikëve të qeverisë. Protestat u shkallëzuan, kur presidenti Ivanov lëshoi një amnisti për politikanët e përfshirë në skandalin e përgjimit. “Për momentin ka pak shpresë që ne të ndikojmë nga jashtë në Maqedoni”, tha Steinmeier. “Por për afrimin e dëshiruar të Maqedonisë me BE-në, kjo nuk është favorizuese”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman.

Ky afrim duket se po bëhet më i prekshëm për Shqipërinë: Steinmeier lëvdon: “Shqipëria po i çon përpara reformat me angazhim të madh. Tani duhet të marrë udhë edhe reforma e drejtësisë, por unë kam shumë respekt se si ju e keni pranuar ekspertizën ndërkombëtare”, thotë Steinmeier, drejtuar Bushatit. Ministri i Jashtëm shqiptar plotëson se “ne e ndjejmë mbështetjen gjermane, askush tek ne nuk ankohet se gjermanët po angazhohen shumë në Ballkan. Jemi të vendosur për reformat, edhe pse pjesa më e madhe e rrugës ndodhet para nesh.” Pastaj politikanët bëjnë të ditur se do të zgjerojnë shkëmbimin e të rinjve mes dy vendeve.

Donald Trump: Nuk vihen re konture

Edhe një temë të fundit përmendën ministrat e Jashtëm: Donald Trump. Kandidati i kontestuar në zgjedhjet paraprake të republikanëve dhe që synon postin presidencial ka mbajtur së fundmi një fjalim parimor për politikën e jashtme. Aty ai i ka kërcënuar partnerët e NATO-s se duhet ta mbrojnë vetë veten, nëse nuk japin kontributin e duhur financiar për aleancën. “Në fjalimin e tij nuk dalloj konture” tha Steinmeier. Ndërkohë që Bushati plotëson se “ne besojmë që NATO është shumë e rëndësishme për stabilitetin në rajon”. Me sa duket në formën siç është, jo si e dëshiron Trump, nënkuptohet. Pra edhe këtu Tirana dhe Berlini janë në një linjë. (dw)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>