The New York Times: Vjosa në ‘top’ listën e vendeve për t’u vizituar

vjosaLumi i Vjosës është renditur si një nga vendet më të bukura për t’u vizituar gjatë vitit 2023 në një artikull të The New York Times.

 

Media prestigjioze amerikane e renditur Vjosën në vendin e 8-të nga 52 vende në botë që rekomandon për tu vizituar, si një bukuri e rrallë e Evropës me ekositem unik.

Mbrojtja e Vjosës , një nga lumenjtë e fundit të Evropës, nuk ka qenë e lehtë, shkruan New York Times. Pas një dekade projektesh të propozuara që kërcënonin të ndryshonin rrjedhën e egër të tij dhe ekosistemet e panumërta, qeveria shqiptare mori një angazhim qershorin e kaluar për të krijuar Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa .

Realizimi i këtij zotimi, i planifikuar të bëhet realitet në vitin 2023, do të krijojë një model global ruajtjeje duke ruajtur shtrirjen e tij me kanione prej 120 milje të rrugës ujore nga 169 milje e cila shkon nga malet Pindus në Greqi deri në detin Adriatik si dhe duke përfshirë rreth 60 milje nga degët e lumit.

Për  të gjithë ata që vizitojnë zonën. New York Times vlerëson dhe mikpritjen e vendasve, duke thënë se ata  mirëpresin aventurierët për kafe, raki dhe ushqime tradicionale.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama, duke shpërndarë artikullin e New york time, thotë se 2023 është viti i Vjosës.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>