Arabia Saudite ka arrestuar 11 princa, përfshi një miliardier të njohur, si dhe dhjetra ministra aktualë dhe të mëparshëm në një goditje të ashpër ndërsa princi i ri i kurorës po konsolidon pushtetin.
Mbreti Salman po ashtu zëvendësoi kreun e Gardën Kombëtare Saudite, Princin Miteb bin Abdullah dikur e konsideruar si konkurrent për fronin, së bashku me shefin e marinës dhe ministrin e ekonomisë.
Kanali televiziv Al-Arabia, që zotërohet nga mbretëria, njoftoi mbrëmë vonë se dhjetëra princë dhe ish ministra ishin ndaluar në bazë të një hetimi të ri kundër korrupsionit të drejtuar nga Princi i fuqishëm i Kurorës, Mohammed Salman.
Pastrimi vjen disa ditë pasi Princi Mohammed mirëpriti mijëra biznesmenë të mëdhenj globalë në Riad për një samit investimesh, duke treguar reformën e tij ekonomike për një epokë pas naftës.
Takimi erdhi pas një valë arrestimesh të klerikëve me influencë dhe aktivistëve në shtator, ndësa princi 32 vjeçar shpesh i njohur me inicialet MBS, çimenton pushtetin. (voa)