“Der Standard”: Rusia, Turqia dhe Kina po përpiqen të rrisin ndikimin në Ballkan

Ballkan HartaNë një artikull të gazetës austriake Der Standard thuhet se Rusia, Turqia dhe Kina po përpiqen të përfitojnë nga rënia e aktivitetit të BE dhe SHBA në Ballkanin Perëndimor, çka çon në një vakuum të ndikimit.

“Rusia përdor dobësinë e të tjerëve”, thotë Florian Bieber, profesor në universitetin e Gracit. Ai shton se megjithatë, marrëveshja në pritje për emrin Maqedoni-Greqi dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dëmton interesat e Rusisë në rajon.

Republika Srpska, një entitet me shumicë serbe në Bosnje Hercegovinë, mbetet aseti më i madh rus. “Dodik viziton shefin e tij në Kremlin sa më shpesh të jetë e mundur”, shkruan Standard, duke përmendur shembullin e qendrës kulturore serbo-ruse në Banja Luka si dëshmi e ndikimit në rritje të influencës euroaziatike.

Një tjetër lojtar rajonal po përpiqet të ndikojë në Bosnje Hercegovinë me interesin e popullatës muslimane boshnjake, Turqia. Vëzhgiemt flasin për “turkifikim” të boshnjakëve përmes Bakir Izetbegoviç, lideri i partisë së madhe boshanjke, SDA, dhe anëtar i i presidencës tre personashe.

“Gjatë vizitës së fundit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Sarajevë në maj, Izetbegoviç tha se ai erdhi nga Allahu”, kujton Standard. Politika kulturore si rindërtimi i xhamive të periudhës Osmane, është një pikë kyçe e ndikimit të Turqisë në Bosnje.

Një tjetër vend me shumicë myslimane me lidhje të ngushta me Turqinë është Kosova, thotë Der Strandard. Në mars të këtij viti, 6 shtetas turq u arrestuan në Prishtinë nga agjencia e inteligjencës për lidhje të ngushta me Fethullah Gulen.

Megjithatë fushata Anti-Gulen nuk po e ndihmon Turqinë për kauzën e saj në Ballkan, thotë Bieber. “Mjaft energji është shpenzuar për fushatë, dhe për shkak të kësaj është humbur ndikimi në rajon”, shpjegon ai.

Artikulli mbyllet me një përmbledhje të shpejtë të rolit të fuqisë që po rritet me ritme të shpejta, Kina, në rajon. Ajo ka qenë deri më tani, rreptësisht ekonomike. “Investimet e huaja direkte janë të papërfillshme, por nuk mund të thuhet e njëjta për projektet infrastrukturore. Në këtë aspekt, Kina përfaqëson një rival gjeoekonomik për BE, por jo gjeostrategjik”, përfundon Der Standard.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>