Prej sot hynë në fuqi edhe kufizimet për funksionimin e objekteve gastronomike gjegjësisht ato prej sot do të jenë të mbyllura për vizitorë. Të njëjtit mund të realizojnë porosi dhe të shërbejnë në sportel. Prej sot do të mbyllen edhe bastoret dhe kazinotë, të cilat gjithashtu mund të realizojnë punën e tyre vetëm përmes sportelit. Këto masat momentalisht do të jenë në fuqi deri më 20 prill.
Gjatë kësaj periudhe, personat që jetojnë nëpër apartamente do të kenë të drejtë që në perimetër prej 100 metrave nga adresa e tyre, ti shëtisin kafshët e tyre shtëpiake.
Edhe puna e klubeve të fitnesit, sallave sportive, si dhe mbajtja e trajnimeve dhe konferencave është e ndaluar.
Prej ditës së djeshme, në fuqi është ora policore gjegjësisht kufizimi i lëvizjes prej orës 20:00 deri në ora 05:00.