Rusia kërcënon Finlandën: Po hytë në NATO, do të ketë luftë!

PutinKremlini reagoi pas njoftimit se Finlanda është pozicionuar për anëtarësim në NATO, duke thënë se një lëvizje e tillë nuk do ta ndihmojë stabilitetin dhe sigurinë në Europë dhe se do të perceotohet si kërcënim i drejtpërdrejtë nga Rusia, e cila do të marrë masa shpaguese.

“Hapat e ndërmarra nga Finlanda për t’u anëtarësuar në NATO janë për të ardhur keq, dhe një arsye për të imponuar një përgjigje simetrike. Të gjithë veprimet e mëtejshme të Rusisë do të varen nga mënyra sesi do të duket ky proces zgjerimi në të ardhmen, sa larg do të lëvizë infrastruktura ushtarake, dhe sa do t`i afrohet kufijve tanë. Do të na duhet të përgjigjemi me masat e nevojshme për të balancuar situatën dhe për të garantuar sigurinë tonë.”

Më herët, presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö dhe kryeministrja Sanna Marin u shprehën përmes një deklaratë të përbashkët se vend ii tyre duhet ta paraqesë pa vonesë kërkesën për anëtarësim në aleancën perëndimore. Vendimi përfundimtar do të bëhet i ditur të dielën.

Prej dekadash Finlanda ka preferuar të ruajë një pozicion neutral kundrejt NATO-s, për të mos ngacmuar fqinjin e saj problematik. Por që prej sulmit rus në Ukrainë, qëndrimi i opinionit publik ndryshoi ndjeshëm dhe tani, 76% e finlandezëve e mbështesin anëtarësimin në NATO, ndërkohë që në vitet e kaluara kjo mbështetje arrinte vetëm në 20 deri në 30.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>