Rusia tërheq ambasadorin pas komenteve të Presidentit Biden

Russia Recalls Ambassador Following Biden Comments | Voice of America -  EnglishZyrtarët në Uashington po reagojnë me qetësi ndaj gjestit të Moskës, e cila thirri ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara për konsultime mbi marrëdhëniet e përkeqësuara dypalëshe.

Ministria e Jashtme ruse, duke shpjeguar kthimin e përkohshëm të ambasadorit Anatoly Antonov, deklaroi: “Më e rëndësishmja për ne është të identifikojmë rrugët e korrigjimit të marrëdhënieve Rusi-SHBA, të cilat po kalojnë kohë të vështira pasi Uashingtoni, në fakt, i ka futur ato në rrugë pa krye. Ne jemi të interesuar të parandalojmë një përkeqësim të pakthyeshëm të marrëdhënieve, nëse amerikanët bëhen të vetëdijshëm për rreziqet që lidhen me këtë”.

Njoftimi nga Moska erdhi menjëherë pas një interviste të transmetuar të mërkurën në mëngjes nga televizioni ABC, në të cilën Presidenti i SHBA Joe Biden tha se Presidenti rus Vladimir Putin “do të paguajë çmim” për veprimet e tij keqdashëse.

Zoti Biden gjithashtu bënte të ditur në intervistë se i kishte thënë Putinit, “Unë nuk mendoj se ju keni shpirt.” Ai tha se udhëheqësi rus i ishte përgjigjur: “Ne e kuptojmë njëri-tjetrin.”

I pyetur nga intervistuesi nëse ai beson se Putini është një vrasës, Biden u përgjigj, “Po.”

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>