Në vitin 2021: “Besa” garon e vetme, ndërsa “ASH” është në koalicion me “Alternativen”
Sipas burimeve të KSHZ në zgjedhjet lokale 2021 në Komunën e Tetovës kemi 85.577 votues (prej zgjedhjeve parakohshme parlamentare të vitin 2020 janë shtuar 1.036 votues të rinj) kanë votuar 38.350 (44.81%) votues / Fletëvotime të pavlefshme 1.971, siç mund ta shihni edhe në tabelë, ndarja e votave është si vijon:
Për Këshillin e Komunës së Tetovës:
Për Kryetar të Komunës së Tetovës:
Kur i krahasojmë votat e subjekteve në rubrikën për këshilltarë me atë në rubrikën për Kryetar, vërejmë se subjektet politike, kanë rritje të dukshme të numrit të votave, dhe kjo është si pasojë e asaj që votat e subjekteve që nuk kishin kandidat për Kryetar të Komunës së Tetovës, janë shpërndarë tek partitë më të mëdha, me ose pa ndonjë marrëveshje paraprake.
Në Balotazh janë dy partitë partnere të koalicionit me LSDM-në: “BDI” (që ka 15 deputetë) i cili fitoi 11.138 vota dhe “BESA” (që ka 4 deputetë, po aq sa ka edhe “Alternativa” që është në koalicion me “ASH”) fitoi 10.496 vota.
Siç duket tragjedia, piskamat e viktimave që u dogjën për së gjalli në Spitalin e Tetovës, nuk pati asnjë ndikim tek votuesit Tetovar, sepse të dy partitë BDI dhe BESA që janë në qeveri, shkojnë në balotazh.
Duke pasur parasysh të kaluarën, pritet që të kemi pazare dhe kombinime nga më të ndryshmet për të fituar Komunën e Tetovës.