LAJMET NGA KOSOVA

  • Prishtina del me platformë zyrtare për dialog me Serbinë

    16 Shkurt, 2019

    PlatformaPrishtina zyrtare në platformën e saj për dialogun kërkon garanci paraprake të delegacionit serb se e ka autoritetin për njohjen e shtetit të Kosovës. Ky është kushti para uljes në tryezën e bisedimeve me Serbinë.

    11 vjetori i shpalljes së pavarësisë e gjen Kosovën nën një presion të pashembullt ndërkombëtar që të ulet për dialog me Serbinë me synimin e ...

  • Udhëheqësit në Kosovë pa pajtim rreth tarifave

    14 Shkurt, 2019

    Thaci Vejseli RamushKërkesat e vendosura amerikane për heqjen tarifave ndaj mallrave serbe dhe refuzimi i qeverisë për të bërë një gjë të tillë, kanë lëkundur marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe kanë ashpërsuar gjuhën e komunikimit ndërmjet udhëheqësve të Kosovës.

    Kryeministri Ramush Haradinaj, ngulë këmbë që tarifat të mbeten deri në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, ndërsa presidenti ...

  • Letra e diplomatëve amerikanë trazon skenën politike në Kosovë

    13 Shkurt, 2019

    letra SHBAUdhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe delegacioni i saj për bisedime me Serbinë u mblodhën të mërkurën për të diskutuar një platformë bisedimesh dhe letrën e zyrtarëve amerikanë që paralajmërojnë masa të reja ndaj Kosovës nëse ajo nuk pezullon tarifat ndaj mallrave serbe.

    Udhëheqësit e institucioneve nuk komentuan takimin, ndërsa Shpend Ahmeti, njëri nga drejtuesit ...

  • Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të të pacenueshme – tarifat nuk i heqim

    12 Shkurt, 2019

    hajredinajKryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të martën se marrëdhënia e ngushtë në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e pacenueshme, pavarësisht dallimeve që shfaqen ne opinione, ndërsa ritheksoi qëndrimin se tarifat ndaj mallrave serbe hiqen bashkë me njohjen nga Serbia.

    Ai i bëri këto komente pas një takimi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në ...

  • Prodhimet nga Kosova dhe Shqipëria po zëvendësojnë importet nga Serbia

    12 Shkurt, 2019

    efekti i taksesTregu i mallrave në Kosovë, që nga vendosja e taksës 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, ka pësuar ndryshime. Produktet e këtyre vendeve janë zëvendësuar me produktet vendore, ato nga Shqipëria, Maqedonia dhe nga disa vende të Bashkimit Evropian.

    Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore ndaj produkteve nga Serbia ...

  • Zgjidhja ende e largët: kriza e Kosovës

    12 Shkurt, 2019

    MitrovicaKa 20 vjet që “kriza e Kosovës” shfaqet në titujt e gazetave. Gjendja e staus quo-së ngjan më shumë me një paqe të bllokuar se sa me një paqe të vërtetë. Një prezantim i fakteve.

    Si këto ditë 20 vjet më parë, në Rambouillet të Francës filloi konferenca ndërkombëtare e paqes për konfliktin që zgjaste disa dekada midis Serbisë dhe ...

  • Diplomatët amerikanë kërkojnë rihapjen e bisedimeve Kosovë – Serbi

    8 Shkurt, 2019

    Ambasadoret Prishtine BeogradAmbasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett dhe ai ne Beograd, Kyle Scott, thanë të premten se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin veprimet që sigurojnë rifillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe nëse e bëjnë këtë, është e mundur një marrëveshje normalizimi brenda vitit 2019.

    Ata i bënë këto komente në një ...

  • Ulet frekuenca e takimeve të KS për Kosovën

    8 Shkurt, 2019

    K;shilli i SigurimitAnëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë rënë dakord për uljen e frekuencës së takimeve për Kosovën.

    Anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë gjetur një kompromis në çështjen e ndryshimit të frekuencës së takimeve që mban për tu për aktivitetet e UNMIK-ut dhe për gjendjen në Kosovë nga raportimi i Sekretarit të Përgjithshëm.

    Që nga viti 1999, kur u nxorr ...

  • Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës presin të jenë pjesë e dialogut

    6 Shkurt, 2019

    Perfaqsues te PreshevePërfaqësuesit politikë të shqiptarëve të komunave në jug të Serbisë Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, që në terminologjinë politike njihen edhe si Lugina e Preshevës, thonë se po presin që Prishtina të reflektojë pozitivisht për përfshirjen e kërkesave të tyre në dialogun e Brukselit.

    Shaip Kamberi, kryetari i Komunës së Bujanocit, tha për Radion Evropa e Lirë se aktualisht ...

  • BE: Agjenda e dialogut vendoset nga Prishtina dhe Beogradi

    6 Shkurt, 2019

    Kocijancic

    Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, të mërkurën (06.01) sqaroi, se BE si lehtësuese e dialogut nuk e përcakton agjendën se çfarë do të diskutohet në negociatat Prishtinë-Beograd dhe se kjo bëhet nga palët.

    Ky reagim vjen pas komenteve, që janë bërë pasi mediat në Kosovë raportuan, se kinse BE-ja ka kërkuar përfshirjen e Trepçës në kuadër të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"