LAJMET NGA KOSOVA

  • Parlamenti Evropian miraton MSA-në me Kosovën

    21 Janar, 2016

    Parlamenti Evropian i hapi rrugën zbatimit të Marrëveshjes së Stabizlim Asocimit të Kosovës me BE-në që u nënshkrua në tetor të vitit të kaluar

    PEParlamenti Evropian votoi të enjten në favor të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, duke i hapur rrugën procesit të hyrjes në fuqi të saj.

    Votimi pasoi debatin e zhvilluar të mërkurën gjatë të ...

  • Në 10-vjetorin e vdekjes, çmohet lart filozofia politike e Rugovës

    21 Janar, 2016

    rugova homazheNë 10-vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, në Kosovë të enjten është rikujtuar jeta, vepra dhe filozofia politike e tij.

    Personalitetet më të larta të jetës politike e publike kanë bërë homazhe te varri i presidentit Rugova në Prishtinë, ndërkohë që janë organizuar edhe akademi përkujtimore dhe aktivitete tjera.

    Formula politike e Rugovës, që Kosova të jetë anëtare e ...

  • Treshja Thaçi-Haliti-Syla grabitën milionat e UÇK-së

    21 Janar, 2016

    ibrahim kelmendiIntervistë me veprimtarin e LPK-së, Ibrahim Kelmendi

    “Peshqit e mëdhenj” të pasluftës duhet të jenë marioneta të shërbimeve të huaja inteligjente

    “Banda e treshes duhet të ketë grabitur rreth 70 % të ndihmave financiare, të grumbulluara për UÇK-në. Secili shtab i zonave do të duhej të dëshmonte sa ndihma ka marrë nga ato mjete. Po të guxonin dhe të bëheshin të ...

  • ASHAK-u, peng i mafiozëve të LDK-së

    20 Janar, 2016

    rexhep qosjaIntervistë me akademikun Rexhep Qosja (2)

    Ligji i ri e dëmton rëndë Akademinë

    “Kosova Sot”: Politika e ka kapur shtetin në çdo cep. Nuk e ka kursyer as Akademinë tonë të kapur. Sipas jush, si mund të depolitizohet ASHAK-u?

    Rexhep Qosja: Kam shpresuar se Ligji i ri, të cilin në prag të Vitit të Ri e miratoi Kuvendi i Kosovës, do të ...

  • Rexhep Qosja është përcaktuar: me opozitën kundër koalicionit PDK-LDK!

    19 Janar, 2016

    Rexhep-QosjaIntervistë me akademikun, shkrimtarin dhe studiuesin e njohur, Rexhep Qosja

    Shkelësit e Kushtetutës të japin dorëheqje, të ballafaqohen me drejtësinë

    Protestat duhet të vazhdojnë deri në vendosjen e demokracisë dhe rrëzimin e Qeverisë antikushtetuese. Koalicioni PDK-LDK po e thellon përçarjen në Kosovë. Kurrë më keq nuk ka qenë situata dhe më i degraduar pushteti. Thaçi është i papërmbajtur për pushtet, Mustafa ...

  • Murat Jashari “godet” rëndë figurat e larta të PDK’së, ka disa pyetje për ta

    19 Janar, 2016

    pdkMurat Jashari: Flitet se ke bashkëpunuar me KGB-në! Po cila dorë tradhtare shkrepi mbi Sali Çekun, Agim Ramadanin …

    Vëllai i Ismet Jasharit – komandant “Kumanovës” nëpërmjet një letre publike ia ka parashtruar kohë më parë figurave qendrore të PDK-së, por edhe disa figurave tani të NISMA-s si dhe të disa politikanëve në Maqedoni, me qëllim të nxitjes së debatit, ...

  • Dështojnë mbledhjet e dy komisioneve parlamentare

    19 Janar, 2016

    salla e komisionevePër shkak të mungesës së kuorumit kanë dështuar mbledhjet e dy komisioneve parlamentare, ai për Integrime Evropiane dhe ai për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

    Në komisionin e parë do të bëhej shqyrtimi i raportit vjetor të punës së Komisionit për vitin 2015 dhe shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për vitin 2016.

    Ndërsa, në të dytin ...

  • Selimi: Kjo Qeveri duhet të shkojë sa më parë

    18 Janar, 2016

    rexhep selimiDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e ka komentuar edhe një herë deklaratën e ambasadores franceze në vendin tonë lidhur me flamurin kombëtar. Ajo ka kërkuar që më shumë të përdorët flamuri shtetëror i Kosovës.

    “Ne jemi në vendin tonë, qysh me i pengu dikujt flamuri ynë në vendin tonë. Në vazhdimësi kjo grua po vazhdon me na pasë ...

  • IMAZHI I KOSOVËS NË VENDET GJERMANO – FOLËSE, JO I MIRË

    18 Janar, 2016

    oda ekonomike gjermaneImazhi i Kosovës në vendet gjermano – folëse, nuk është i mirë, prandaj mungojnë investimet kualitative nga këto vende, ka thënë për Radio Kosovën, kryetari i Odës Ekonomike Gjermane, Samir Krasniqi.

    Kryeministri Isa Mustafa, në fillim të mandatit të tij prej kryeministri,  kishte thënë se do të sjellë më shumë investime në vend nga perëndimi, se që kishte ...

  • Opozita e vendosur për vazhdimin protestave

    16 Janar, 2016

    protesta prishtinePartitë politike opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, mbajtën një takim me strukturat partiake në Prishtinë, ku deklaruan se, si opozitë, nuk do të ndalen me protesta paqësore deri në largimin nga pushteti të qeverisjes aktuale.

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha se opozita, me protesta e kundërshtime do ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"