LAJMET NGA KOSOVA

  • Pavarësia tregim i suksesit, zhvillimi nuk lë vend për mburrje

    17 Shkurt, 2015

    Për shtatë vjet të pavarësisë, Kosova po zhvillohet gradualisht me gjithë sfidat që i paraqiten përpara, kanë vlerësuar udhëheqës të institucioneve të Kosovës.Në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës, të thirrur në shtatë vjetorin e pavarësisë, kanë folur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Ata kanë apostrofuar shumë nga arritjet, por edhe ngecjet e shtetit më të ri evropian.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri ...

  • Ekonomia e Kosovës, më keq se sa para pavarësisë

    17 Shkurt, 2015

    Gjatë shtatë vjetëve të Kosovës si shtet i pavarur, autoritetet e këtij vendi dështuan në krijimin e një ekonomie më të qëndrueshme. Indikatorët ekonomik të Kosovës ishin shumë më të mirë para viteve të pavarësisë sesa pas saj.Këto janë disa nga vlerësimet që dhënë ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësuesit e biznesit.

    Ata përmendin shumë dështime të Qeverisë së Kosovës.

    Sipas tyre, është dështuar në tërësi lufta ndaj korrupsionit, ekonomisë jo formale evazionit ...

  • Rezistenca e “zbutur” serbe karshi pavarësisë

    17 Shkurt, 2015

    Kosova po shënon 7 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj, por edhe pas 7 vjetësh, komuniteti serb në Kosovë ende mbetet komuniteti më refuzues dhe më rezistues përballë kësaj pavarësie dhe vet shtetit.Përfaqësuesit e këtij komuniteti, pjesëmarrës dhe ish-pjesëmarrës në institucione të Kosovës, si dhe njohës serbë të zhvillimeve politike në vend, vlerësojnë se perceptimi negativ i komunitetit serb ndaj pavarësisë së Kosovës është rezultat i politikës që e ...

  • Kosova shënon përvjetorin e shtatë të pavarësisë

    17 Shkurt, 2015

    Kosova po shënon përvjetorin e pavarësisë së saj nën hijen e zhvillimeve që vënë në pah në radhë të parë rimëkëmbjen shumë të ngadalshme të ekonomisë së rrënuar të saj.Stoli modeste në rrugët kryesore të Prishtinës janë shenja të varfra të manifestimeve me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Shtatë vjet më parë, Kosova shpalli pavarësinë e saj, nëntë vjet pas përfundimit të luftës që mori fund ...

  • Koment: Pavarësia duhet menaxhuar

    17 Shkurt, 2015

    Kosova ka shumё probleme. Megjithatё kosovarёt kanё arsye qё ta festojnё pёrvjetorin e shtatё tё pavarёsisё, mendon Vilma Filaj-BallvoraQë shtatë vjetori i pavarësisë do ta gjente Kosovën “të braktisur” prej shumë qytetareve e qytetarëve këtë pakkush mund ta kishte parashikuar. Largime të qytetarëve në përmasa të tilla Kosova i ka pёrjetuar edhe para e gjatë luftës. Por shteti më i ri europian ka përjetuar edhe migrimin në kah të kundërt ...

  • Joachim Herrmann apel urgjent: Do ktheheni brenda pak javësh në Kosovë

    17 Shkurt, 2015

    Ministri i Brendshëm i landit të Bavarisë, Joachim Herrmann në intervistë ekskluzive për Deutsche Welle-n i këshillon qytetarët të mos e braktisin Kosovën, nga ana tjetër ai kërkon nga BE ta ndihmojë më shumë këtë vend.Deutsche Welle: Javët e fundit është shtuar së tepërmi vala e refugjatëve nga Kosova që vijnë në Gjermani por përmes Bavarisë. Si e përballon ky land këtë fluks e sfidë të re?
    Joachim Herrmann: Shumica ...

  • Policia gjermane zbarkon në kufirin serbo-hungarez

    13 Shkurt, 2015

    Gjermania ka njoftuar të enjten se do t’i dërgojë njëzet policë në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, për të ndihmuar në kontrollin e kufirit, në kohën kur është rritur numri i azilkërkuesve që ia kanë mësyrë Bashkimit Evropian dhe përfundimisht Gjermanisë, për një mirëqenje më të mirë.Bashkimi Evropian ka parë një numër në rritje të qytetarëve të Kosovës, të cilët janë kontrabanduar drejt vendeve evropiane, e posaçërisht pas lehtësimit të ...

  • Debat në Kuvend për marrëveshjen me Serbinë

    13 Shkurt, 2015

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka raportuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, lidhur me marrëveshjen e arritur në Bruksel, që ka të bëjë me sistemin e drejtësisë në veri të Kosovës.Zoti Mustafa dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar marrëveshjen në takimin e 9 – 10 shkurtit, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

    Kryeministri Mustafa, duke shpjeguar përmbajtjen e marrëveshjes dhe rëndësinë e saj, ka thënë se marrëveshja e ...

  • Hoyt Yee: Kosova të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar

    13 Shkurt, 2015

    Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee, i tha Zërit të Amerikës se Kosovës i duhet luftë më e frytshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionitZëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee, i tha Zërit të Amerikës se Kosovës i duhet një luftë më e frytshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në mënyrë që të ndihmohet zhvillimi ekonomik që do të mundësonte edhe pengimin migrimit të paligjshëm. ...

  • Si (do të) trajtohen azilkërkuesit nga Kosova dhe Shqipëria

    13 Shkurt, 2015

    Ministrat e Brendshëm të landeve gjermane do të diskutojnë të premten për azilkërkuesit nga Kosova dhe Shqipëria. Kërkohet ndryshimi i ligjit për vendet e sigurta, por kanë nisur që tani masat e para.Shtimi i shpejtë i azilkërkuesve nga Kosova dhe Shqipëria është kthyer në preokupim për politikën gjermane. Një numër i madh përfaqësuesish në qeverinë gjermane e sidomos në lande kanë kërkuar këtë javë marrjen e masave të shpejta. Diskutimet ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"