LAJMET NGA KOSOVA

  • VV-ja nuk ndalet, paralajmëron protestën e radhës

    29 Janar, 2015

    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se të mërkurën që vjen do të zhvillohet protesta e radhës.Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se edhe në këtë protestë do të dalin më kërkesa të njëjta sikurse në dy protestat e mëparshme.

    Ai ka shtuar se nuk do të lejojnë barriera nga ana e Policisë, sepse nuk ka nevojë që të kontrollohet populli, por se duhet të kontrollohet Qeveria. /Telegrafi/

  • Ngecje në regjistrimin e diasporës

    29 Janar, 2015

    Ndonëse nëpër strategji e dokumente të ndryshme të autoriteteve të Kosovës, vlerësohet se një e treta e qytetarëve të Kosovës jetojnë jashtë territorit të saj, ende nuk ka regjistër zyrtar për numrin e saktë të tyre.Deri tani, ka disa të dhëna të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku thuhet se janë rreth 700 mijë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, shumica prej tyre në Evropën Perëndimore dhe ...

  • Rezervat shtetërore të grurit, për 20 ditë

    29 Janar, 2015

    Që nga fundi i vitit 2012, Kosova ka rezervat shtetërore, sidomos produkte ushqimore, me një vlerë buxhetore vjetore deri në 450 mijë euro, bëjnë të ditur zyrtarë qeveritar.Rezervat Shtetërore të Mallrave shfrytëzohen për nevoja të furnizimit në raste të luftës, apo rrezikut të drejtëpërdrejtë nga lufta, fatkeqësive natyrore të përmasave të mëdha, katastrofave tekniko – teknologjike dhe ekologjike, si dhe dhënies së ndihmave emergjente shteteve tjera të goditura nga fatkeqësitë ...

  • Kurti: Jabllanoviqi nuk do të duhej të kishte vend në Qeverinë e Serbisë, jo më në të Kosovës

    28 Janar, 2015

    Lideri në largim i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se protesta e djeshme kishte vetëm dy kërkesa: Largimin e ministrit Aleksandar Jabllanoviq dhe shndërrimin e ndërmarrjes “Trepça” në ndërmarrje publike.“Pas protestës së djeshme po marrim raporte nga qendrat e VV-së dhe subjektet tjera pjesëmarrëse në protestë dhe informacione mbi të arrestuarit dhe të lënduarit. Protesta kishte dy kërkesa: e para shkarkimi i Jabllanoviqit dhe e dyta, mbrojtja e Trepçës ...

  • Akuza të ndërsjella për përshkallëzimin e protestave

    28 Janar, 2015

    Pushteti dhe opozita në Kosovë, vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën për dhunën e shkaktuar në protestat e së martës në Prishtinë, ndërmjet protestuesve dhe forcave të rendit.Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe qeveria që ai drejton, kanë përsëritur se organizatorët e këtyre protestave provokuan dhunën për qëllime politike.

    “Shkaktar i dhunës në qendër të Prishtinës, ishte ultimatumi i dhënë nga ana e organizatorëve të protestuesve, për t’u hequr kordonët e ...

  • Sa është pasuria e Trepçës?

    28 Janar, 2015

    Kosova asnjëherë nuk ka bërë një vlerësim të detajuar për vlerën reale të kombinatit metalurgjik “Trepça”.I vetmi studim për të gjitha resurset natyrore të Kosovës që është bërë në vitin 1992, ka vlerësuar se potenciali material i Trepçës mund të jetë 85 miliardë dollarë amerikanë.

    Ajo çka mund të thuhet për vlerën e këtij kombinati, sipas ish udhëheqësve të tij dhe njohësve të kësaj fushe, është se ky kombinat ka rezerva ...

  • Përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve në Prishtinë, dhjetra të lënduar

    28 Janar, 2015

    Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvëndëskryeministri Hashim Thaçi, thonë se opozita në Kosovë tentoi që më dhunë ta marrë pushtetin.Dhjetra protestues dhe dhjetra policë të lënduar, e dëme të konsiderueshme materiale, ky është bilanci i ditës së sotme gjatë protestës në Prishtinë. Disa mijëra qytetarë protestuan sërish para qeverisë së Kosovës, duke kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa, që të shkarkojë ministrin serb në qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq dhe kundër qasjes ...

  • Përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve në Prishtinë

    27 Janar, 2015

    Në Prishtinë policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që tentonin t’i afroheshin objektit të qeverisë. Dhjetra, protestues dhe policë janë lënduar gjatë protetstës.Dhjetra protestues dhe dhjetra policë të lënduar, dëme të konsiderueshme materiale, ky është bilanci i protestës së të martës (27.01)në Prishtinë. Disa mijëra qytetarë sërish protestuan para selisë së qeverisë së Kosovës, duke kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa, që ta shkarkojë ministrin serb në qeverinë e ...

  • Protesta e Vetëvendosjes, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës. Plagosen disa persona

    27 Janar, 2015

    Protesta e organizuar nga lëvizja “Vetëvendosje”, ne qendër të Prishtinës, me kërkesën kryesore për largimin e ministrit serb Aleksandër Jallbanoviç nga qeveria “Mustafa”, është përshkallëzuar pas përleshjeve fizike që pati mes protestuesve dhe forcave policore që kishin rrethuar selinë e Qeverisë. Pas fjalimeve të mbajtura përpara të pranishmëve, një përplasje mes protestuesve dhe policisë bëri që situata të merrte një drejtim krejt tjetër dhe policia të përdorte gazin lotsjellës për ...

  • Reagime të QUINT për dhunën në protestat e ditës së shtunë

    27 Janar, 2015

    Një protestë e radhës e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosja pritet të mbahet të martën më datë 27.01.2015. QUINT u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës për të ushtruar me përgjegjësi të drejtat e tyre demokratike.Përfaqësuesit e vendeve më të industrializuara QUINT në Kosovë e kanë cilësuar jo ligjore dhe të papranueshme dhunën e manifestuar gjatë protestave të ditës së shtunë në qendër të Prishtinës, protesta këto që u organizuan nga Lëvizja ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"