LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosovë, nënshkruhet koalicioni paszgjedhor – pritet të formohen institucionet

    4 Shtator, 2017

    koalicioniKoalicioni i Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, nënshkruan sot koalicion paszgjedhor me Aleancën Kosova e Re të afaristit Behgjet Pacolli. Nënshkrimi i marrëveshjes së koalicionit u bë vetëm disa orë pas largimit të AKR-së nga koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Marrëveshja pritet t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve të reja, pasi që tashmë ...

  • I dyshuari për krime lufte përballë dëshmive të fqinjit të tij

    4 Shtator, 2017

    drejtesiaI dyshuar për krime lufte në Kosovë, në fshatin Sopi të Komunës së Suharekës (Therandës), Bogdan Mitroviq, i arrestuar ditë më parë, është duke u mbajtur në paraburgim.

    Avokati i tij, Dejan Vasiq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se klienti i tij është plotësisht i pafajshëm. Ndërkohë që një nga fqinjët e tij pretendon ...

  • 30 gushti, Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve

    31 Gusht, 2017

    te zhdukurit“Kalimi i kohës nuk është shërues për familjet e të pagjeturve. Vetëm përgjigjet mund t’ju ndihmojnë atyre që të shikojnë drejt ardhmërisë dhe të parandalojnë që ankthi i tyre të shndërrohet në urrejtje të përhershme.” – nga deklarata e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Komisionin e Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Varshavë, 23 ...

  • Thaçi e Vuçiçi pajtohen për shpeshtim takimesh

    31 Gusht, 2017

    Thaci Mogherini VucicPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thanë se janë pajtuar që të shpeshtojnë takimet në përpjekje për të arritur një pajtim ndërmjet të dyja palëve për normalizimin e marrëdhënieve.

    Ata u takuan në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në kuadër të përpjekjeve për të ...

  • Ka 18 vjet që pret një lajm për fatin e djalit të zhdukur

    30 Gusht, 2017

    te zhdukuritTash e 18 vjet, Shaip Ramabaja, nga fshati Hajvali e Komunës së Prishtinës, kërkon një lajm për djalin e tij të zhdukur që nga 22 prilli i vitin 1999.

    Për herë të fundit, ai ka dëgjuar për djalin e tij Bashkimin, më 22 prill të vitit 1999.

    Më 18 prill, 1999, është ndërmarrë ofensiva Marec – Mramor, edhe kanë ikur ...

  • Të enjten mbahet takimi i radhës Thaçi – Vuçiç

    30 Gusht, 2017

    Thaci VucicTë enjten në Bruksel, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do ndërmjetësojë takimin e radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

    “Ata do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve duke pasuar pajtimin e muajit korrik se do të fillojnë të përgatisin një periudhë të ...

  • Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

    30 Gusht, 2017

    Gjykata cekiciNjë Gjykatë në Prizren i caktoi të mërkurën masën e paraburgimit prej 30 ditësh një serbi të dyshuar për krime luftë gjatë viteve 1998-1999.

    Në një njoftim të gjykatës në Prizren thuhet se dyshohet që Bogdan Mitroviç, ishte pjesë e forcave serbe që kryen krime lufte kundër popullsisë civile, më 2 prill të vitit 1999, në fshatin Sopi të ...

  • Takimi Thaçi-Vuçiq – fazë e re e dialogut Kosovë Serbi?

    29 Gusht, 2017

    thaci vucicPresidenti i Kosovës dhe ai serb takohen të enjten më 31.08 në Bruksel. Federika Mogherini, është e bindur se deri në fund të vitit 2019, vendet e Ballkanit do të arrijnë hapa konkretë drejt integrimit në BE.

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaci dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, takohen këtë të enjte më (31.08) në Bruksel, me ftesë të ...

  • Takimi i radhës Kosovë – Serbi, më 31 gusht

    28 Gusht, 2017

    hashim vucicShefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të ndërmjetësojë të enjten më 31 gusht, takimin e radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

    Ajo tha të hënën se të dy presidentët do të “shkëmbejnë pikëpamjet mbi vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas pajtimit ...

  • Brnabiç: Dialog me Kosovën, por të zbatohen marrëveshjet

    26 Gusht, 2017

    BrnabicKryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç shprehet se pavarësisht lëvizjeve të fundit nga Presidenti Vuçiç, nuk beson se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por këmbëngul te dialogu dhe zbatimi i marrëveshjeve të dakordësuara.

    “Nga pikëpamja e çështjeve të brendshme të Serbisë, Presidenti Vuçiç mori një vendim shumë të rëndësishëm dhe me shumë përgjegjësi për ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"