LAJMET NGA KOSOVA

  • Lajçak për takimin e së enjtes në Bruksel:Shpresoj t’i tejkalojmë dallimet

    1 Prill, 2024

    lajçakI dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka uruar festën e Pashkëve, njëherësh ka njoftuar edhe për takimet që kishte javën e kaluar me kryenegociatorët në kuadër të dialogut.

     

    Lajçak, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se të dy kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen sërish këtë javë në Bruksel.

    :Gëzuar Pashkët ...

  • Kurti: Po përgatitemi që Serbia të akuzohet për krime lufte

    31 Mars, 2024

    KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se autoritetet po përgatiten që Serbia të akuzohet, për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

     

    Kurti i kërkoi Prokurorisë së Shtetit që të punojë maksimalisht që personat përgjegjës për krime gjatë luftës, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen penalisht dhe të dënohen.

    “Edhe Ministria e Drejtësisë edhe këshilltarët e mi ligjorë, ...

  • Mali i Zi, analistët të shqetësuar për veprimet nacionaliste të forcave politike pro-serbe dhe pro-ruse

    31 Mars, 2024

    Mali i ziForcat politike pro-ruse dhe pro-serbe kanë shtuar retorikën në mbështetje të Moskës dhe Beogradit, gjë që sipas analistëve do të bëhet pengesë e Malit të Zi drejt integrimit të shpejtë në BE. Analistët vlerësojnë se këto përpjekje të politikës pro-serbe dhe pro-ruse po e rrezikojnë seriozisht marrëdhëniet ndëretnike dhe qëndrueshmërinë në rajon.

     

    Rusia prej kohësh në Mal të ...

  • Vuçiç: Serbia dhe populli serb nën trysni nga komuniteti perëndimor

    30 Mars, 2024

    VucicPresidenti serb Aleksandar Vuçiç, kritikoi të premten ashpër perëndimin për qasjen ndaj Kosovës së cilës i është bërë ftesë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës dhe Republikën Serbe në Bosnjë, duke paralajmëruar se në muajin prill në OKB mund të paraqitet një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë.

     

    Në një konferencë të gjatë shtypi në Beograd, ai foli me tone ...

  • Serbi: Raporti i KE-së për Kosovën shihet si gjest armiqësor

    29 Mars, 2024

    KEMiratimi i raportit që i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në Këshilin e Evropës u cilësua në Kosovë si historik e arritje e madhe. Për Serbinë anëtarësimi i mundshëm i Kosovës në KE është gjest armiqësor ndaj Serbisë.

     

    Në Kosovë vendimi i  Komisionit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës që i hap rrugën Kosovës për anëtarësimin në këtë Këshill u mirëprit ...

  • Mali i zi ndërron mendje për Kosovën? Abazoviç: Qeveria e re s’ka vizion të njëjtë

    29 Mars, 2024

    AbazovicNëse Dritan Abazoviç do të ishte ende kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

     

    Në një intervistë me gazetaren e Euronews Albania Alice Taylor në Bruksel, Abazoviç e arsyetoi kështu qëndrimin e vendit të tij.

     

    “Gjatë mandatit tim, ne e mbështetëm tërësisht Kosovën. Por ky është realiteti i ri. Kjo ndodh sepse ...

  • Reagime pas vendimit për t’i hapur rrugën Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës

    28 Mars, 2024

    KE reagimeAutoritetet në Kosovë mirëpritën vendimin e një dite më parë të Komisionit për politikë dhe demokraci të Këshillit të Evropës për t’i hapur rrugën e anëtarësimit të Kosovës në këtë këshill, ndërsa po kritikohet ashpër nga autoritetet në Serbi.

     

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e cilësoi vendimin një arritje shumë të madhe për vendin.

    “Tash qytetarët e Republikës mund ta ...

  • Mali i Zi, kritika ndaj votimit të deputetes Vukiçeviç kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

    28 Mars, 2024

    KE voaVotimi kundër raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga përfaqësuesja e Malit të Zi në Komisionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit për politikën dhe demokracinë, shkaktoi reagime të ashpra tek opozita në Malin e Zi.

     

    “Vota e kryetares së delegacionit malazez Maja Vukiçeviç, e cila është përfaqësuese e partisë pro-ruse dhe pro-serbe, kundër anëtarësimit të Kosovës ...

  • Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës

    28 Mars, 2024

    KEPas miratimit të raportit për Kosovën nga Komisioni për Politikë dhe Demokraci Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

     

    Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, miratoi të mërkurën (27.03.) raportin për Kosovën duke e afruar vendin një hap më tej drejt anëtarësimit të plotë në këtë Këshill. Anëtarët me 31 vota pro, katër ...

  • Asnjë përparim në dialogun për çështjen e dinarit

    26 Mars, 2024

    Lajcak BislimiDelegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel paraqiten propozimet e tyre për dinarin, por nuk u dakorduan. Palët akuzuan njëra-tjetrën, ndërsa Lajçak tha se propozimet qartësuan shumë gjëra.

    Dallime të mëdha në qëndrime kishin përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Serbisë në takimin e 25 marsit në Bruksel, ku u diskutua për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë. Ndërmjetësi ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"