LAJMET NGA KOSOVA

  • Shqiptarët dhe serbët e Kosovës, shpresa tek dialogu për të qetësuar situatën

    19 Gusht, 2022

    kosovaQëndrimet e banorëve shqiptarë dhe serbë të Kosovës ishin të përziera gjatë javëve të fundit kur u rritën tensionet, ndonëse ata në përgjithësi nuk duan një konflikt të ri. Disa tanimë janë të përfshirë edhe në aktivitete të përbashkëta, të painteresuar për retorikat nxitëse të politikanëve. Çështja e konvertimit të targave të serbëve të Kosovës vazhdon megjithatë të mbetët ...

  • Kurti: Kosova është e interesuar për paqe dhe siguri

    12 Gusht, 2022

    KurtiPas takimit që zhvilloi Kryeministri Albin Kurti në Doganë të Kosovës tha se është shumë i kënaqur që sot patën vizitë përmbajtësore në Doganën e Kosovës.

     

    Kryeministri i Kosovës, gjatë vizitës në Doganën e Kosovës, ka folur edhe për situatën e sigurisë në vend, e që sipas tij tha se Kosova është e interesuar për paqe dhe siguri dhe reagimet ...

  • Kosovë, paralajmërime për krizë energjetike në sezonin e dimrit

    12 Gusht, 2022

    kosovaNë Kosovë autoritetet thonë se dimri i këtij viti pritet të jetë mjaft sfidues për shkak të krizës energjetike botërore, pamundësisë që vendi të përmbushë nevojat e tij me prodhimin e brendshëm të energjisë elektrike dhe çmimeve të larta të importeve. Qeveria ka miratuar masa emergjente që përfshijnë edhe kursimin e energjisë elektrike, pjesa më e madhe e së ...

  • Kurti përmend sërish luftën/ Intervista për Reuters: Do mbrohemi kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia

    12 Gusht, 2022

    KurtiKosova është e përgatitur të mbrojë veten kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia kështu tha kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Reuters të mërkurën, pasi përkeqësimi i përplasjeve të fundit me komunitetin serb në veri mund të rezultojë në një konflikt të ri të armatosur.

     

    Tensionet midis Serbisë dhe Kosovës u ndezën përsëri në fillim të këtij muaji ...

  • Kurti: Reciprociteti për letërnjoftime fillon me 1 shtator

    10 Gusht, 2022

    KurtiKryeministri i vendit, Albin Kurti u ka bërë thirrje serbëve që të ndërrojnë targat e automjeteve në RKS. Këtë thirrje kryeministri Kurti e bëri nga Mbledhja e Qeverisë, në fjalën hyrëse të tij.

    Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, e cila filloi në ora 10:00, Kurti tha se reciprociteti me palën serbe për targat dhe letërnjoftime do të fillojë ...

  • Pritshmëritë nga takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel

    10 Gusht, 2022

    Kurti VucicAmbasadorët e vendeve kryesore perëndimore në Kosovë u takuan të martën me Kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar zhvillimet politike dhe gjendjen e sigurisë në vend.

     

    Ndonëse nuk janë dhënë hollësi, zyra e Kryeministrit Kurti e citoi atë të ketë nënvizuar angazhimin e qeverisë së Kosovës, për siç u tha dialog parimor dhe të balancuar, për marrëveshje ligjërisht të ...

  • “Gjasat janë që një luftë e 3-të të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor”, Albin Kurti për ‘LaRepubblica’: Rreziku i lartë, pas Serbisë fshihet Putin

    8 Gusht, 2022

    ministerpraesident-albin-kurti

    “Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i madh. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thoja të kundërtën, veçanërisht pasi bota e ka parë se çfarë ka bërë Rusia me Ukrainën”.

    Kjo është deklarata e fortë e bërë nga Albin Kurti në mediat italiane vetëm pak ditë pasi situata në Veri të Kosovës u tensionua, me ...

  • “Kriza e Kosovës zhyt Europën në dilemë”

    8 Gusht, 2022

    shtypi gjermanNë analizat e mediave gjermane të hënën pas shkallëzimit të fundit të situatës në Kosovë bëhet bashkëfajtore edhe BE për gjendjen në veri dhe ngecjen e dialogut Kosovë-Serbi.

     

    Në një analizë së hënës (08.08) të gazetës “Die Welt” mbi zhvillimet në Kosovë, theksohet, se nën hijen e luftës në Ukrainë prej vitesh zien fort një konflikt tjetër në Europë. ...

  • Bisedimet në Bruksel/ Kosova nuk diskuton për reciprocitetin dhe targat

    7 Gusht, 2022

    Kurti VucicDy vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në dokumente dhe targat ilegale nuk do të diskutohen në takimin e 18 gushtit në Bruksel, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

     

    Përfaqësues të qeverisë së Kosovës thonë se vendimet janë të institucioneve të Kosovës dhe të parapara edhe në marrëveshjet e kaluara të Brukselit, prandaj  nuk mund ...

  • BE konfirmon takimin Kurti-Vuҫiq në Bruksel

    6 Gusht, 2022

    BorellKreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell fton kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuҫiq të takohen në Bruksel për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

     

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuҫiq pritet të takohen në Bruksel më datën 18 gusht. Këtë e konfirmoi vetë kryediplomati europian, i ngarkuari i Bashkimit Evropian ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"