• Nis gjyqi për zjarrin vdekjeprurës në spitalin e Tetovës

    6 Shtator, 2022

    14 viktimaNjë vit pas zjarrit vdekjeprurës në spitalin modular të Tetovës, nis gjykimi i tre personave të akuzuar për këtë ngjarje.

     

    Ish-drejtori i përgjithshëm i spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ish-drejtori ekonomik, Artan Etemi, dhe përgjegjësi për spitalin modular, Boban Vecevski, dalin të martën para Gjykatës Themelore në Tetovë.

    Ata akuzohen për veprat penale: “nxitje e rrezikimit të përgjithshëm” dhe “mosveprim sipas rekomandimeve ...

  • Ndryshojnë çmimet e karburanteve në Maqedoni

    5 Shtator, 2022

    karburantiKomisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,92% në raport me vendimin e datës 2.9.2022.

     

    Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 den/l, ndërsa çmimi ...

  • Ministria e Financave në Maqedoni: Ligjit për lojërat e fatit është në procedurë parlamentare

    3 Shtator, 2022

    parlamenti rmvMinistria e Financave ka reaguar në lidhje me paralajmërimet për protesta para Qeverisë dhe Kuvendit, për shkak të mos miratimit të Ligjit për lojërat e fatit.

    Nga ministria thonë se nuk bëhet fjalë për ndonjë prolongim të procedurës për miratimin e zgjidhjes së propozuar ligjore nga ky institucion, i cili është propozues i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për ...

  • Shteti apelon që të kursehet energjia elektrike! Janë siguruar 50 milionë euro për rritjen e prodhimit

    2 Shtator, 2022

    largpercuesitEMV nga dje ka në dispozicion 3,1 miliardë denarë ose rreth 50 milionë euro për të rritur prodhimin dhe për të siguruar sasi shtesë të energjisë elektrike. Kompania apelon që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike. Çdo kilovat orë e kursyer, thekson EMV, do të nënkuptojë më pak shpenzim të qymyrit, mazutit dhe gazit.

     

    Edhe shteti bën thirrje ...

  • Maqedoni, prej sot gjendje krize në energjetikë – hyjnë në fuqi masat për kursimin e rrymës

    1 Shtator, 2022

    largpercuesitQë sot hyjnë në fuqi masat për kursim të energjisë elektrike deri në 15 për qind, ndërsa me këtë fillon të vlejë edhe gjendja e jashtëzakonshme për energjinë elektrike dhe atë ngrohëse në Maqedoninë e Veriut.

     

    Masat e kursimit të energjisë elektrike të miratuara nga Qeveria më 16 gusht do të vlejnë deri më 31 mars të vitit 2023, ndërsa ...

  • Ndërtimet pa standarde, fajtore për përmbytjet

    1 Shtator, 2022

    ShkupiPas stuhisë dhe reshjeve të rrëmbyeshme që kapluan Shkupin pasditen e së martës, të mërkurën ekipet komunale kanë dalë për të pastruar rrugët dhe objektet e përmbytura duke larguar ujin me pompa, si dhe duke bërë sanimin e defekteve në rrjetin elektrik.
    Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thanë se kanë pranuar rreth 180 thirrje nga qytetarët, të cilët ...

  • Stuhitë shkaktojnë kaos në Shkup

    31 Gusht, 2022

    ShkupiRrugë, parkingje dhe bodrume të përmbytura, shumë pemë të rrëzuara dhe njerëz të bllokuar në makinat e tyre, është ajo çka ka ndodhur pasditen e 30 gushtit në Shkup.

     

    Reshjet e rrëmbyeshme të shiut, të shoqëruara me erëra të forta, bubullimë dhe breshër shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

    Stuhia që përfshiu kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, bëri që kryetarja e qytetit, ...

  • Ambasadorja amerikane: Në Maqedoninë e Veriut ka nepotizëm dhe korrupsion

    31 Gusht, 2022

    Ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie ByrnesNë Maqedoninë e Veriut mungon llogaridhënia e transparenca, dhe ka nepotizëm, korrupsion e joefikasitet institucional.

    Kështu ka deklaruar më 30 gusht ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kate Marie Byrnes, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me ministrinë e Financave të një granti prej 10 milion dollarësh.

    Gramti synon përmirësimin e partneritetit zhvillimor mes SHBA-së dhe Maqedonisë ...

  • Ndryshimet kushtetuese mbajnë peng skenën politike

    31 Gusht, 2022

    ndryshimet kushtetueseNdryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, që janë kusht për hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim në BE, do të zhvillohen paralelisht me procesin e skriningut, apo të harmonizimit të ligjeve vendore me ato të BE-së.

     

    Kështu thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke komentuar kërkesat e opozitës për nisjen e procedurave për ndryshimin e Kushtetutës.

    E zëshme ...

  • Shfrytëzimi i energjisë diellore në Maqedoninë e Veriut

    29 Gusht, 2022

    Hoteli DrimPërdorimi i teknologjisë diellore për nxehtësi duhet të ishte krejt i thjeshtë në Maqedoninë e Veriut. Por subvencionet e pakta dhe rregulloret e pamjaftueshme pengojnë projektet megjithë përfitimet ekonomike.

     

    Hoteli “Drim” mbi liqenin piktoresk të Ohrit rikonstruktoi së fundi sistemin e ngrohjes dhe të ftohjes. Edhe pse për një dekadë, ky hotel përdorte kaldajat – një zgjedhje praktike energjie ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"