Maqedonia me zgjedhje, kriza dhe probleme gjatë 2014

Viti 2014 në Maqedoni është karakterizuar me ngjarje dhe zhvillime të ndryshme…Avazi i njejtë sikur viteve të tjera vazhdoi në planin e marrëdhënieve ndëretnike, krizave politike, procesit të bllokuar të integrimit evroatlantik, protesta dhe zhvillime të tjera.

Një nga ngjarjet që kanë dominuar gjatë fillimit të 2014 ishte kriza politike dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që u zhvilluan në pako me zgjedhjet presidenciale. Ndërsa, mesi dhe fundi i vitit po shënohet me protesta të punëtorëve social, protesta të studentëve. Në vulgun e gjithë këtyre zhvillimeve, qeveria po vazhdon me prioritetet e saj për të miratuar agjendën e saj, ndërsa fokusi është i vendosur në tërheqjen e investimeve të huaja dhe stabilitetin makroekonomik.

Raportet ndëretnike mes tensioneve dhe zërave për harmoni

Marrëdhëniet ndëretnike janë karakterizuar me incidente ndëretnike kryesisht në Shkup dhe vendbanimet e tjera të përziera ndëretnike me shqiptarë dhe maqedonas. Viktima të incidenteve kryesisht kanë qenë nxënës të shkollave, por edhe sulmet e huliganëve maqedonas ndaj nxënësve shqiptarë. Acarimi i marrëdhënieve ndëretnike u shënua edhe nëpër manifestimet e ndryshme sportive dhe aktivitete tjera në ambiente të hapura, ku janë vazhduar koret e thirrjeve nacionaliste dhe urrejtëse midis dy komuniteteve më të mëdha. Në fillim të korrikut nisën protestat masive të shqiptarëve, të cilat kulmuan me dhunë dhe përleshje me policinë. Këto protesta u nxitën pas dënimit të gjashtë shqiptarëve me burgim të përjetshëm, si autorë të vrasjes së pesë maqedonasve në prill të 2012 në Smilkovc të Shkupit. Protestat e shqiptarëve kanë vazhduar deri në muajin shtator, por duke u ndjekur edhe me incidente ndëretnike në shkolla dhe ambiente tjera publike.
Komiteti i Helsinkut ka raportuar se gjatë 2014 janë regjistuar 175 incidente të nxitura nga urrejtja, me ç’rast rreth 130 prej tyre janë cilësuar si incidente të nxitura nga urrejtja ndëretnike.
Vrasja e një të riu maqedonas më 19 maj në lagjen Gorce Petrov në Shkup, nga ana e një bashkëmoshatari të dyshuar shqiptar nxiti tensione dhe dhunë, pas protestave masive të qytetarëve maqedonas. Turmat e qytetarëve për disa ditë protestuan rrugëve të Shkupit duke dëmtuar pronat dhe lokale të shqiptarëve, por duke rritur edhe padurueshmërinë tek komunteti shqiptar.
Organizatat e ndryshme ndërkombëtare dhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit alarmoi për problemet ndëretnike dhe tensionet, duke bërë thirrje për qetësi dhe ndërmarrjen e masave nga ana e qeverisë. Opozita maqedonase ka akuzuar qeverinë si inskenuese të incidenteve midis nxënësve me qëllim të tërheqjes së vëmendjes nga problemet kryesore në vend. Por, qeveria ka akuzuar opozitën se ajo po shfrytëzon këto incidente për qëllime politike dhe tensionimine situatës. Ministrja e Brendshme Gordana Jankulovska theksuar se MPB po vazhdon projektin “qytetet pa dhunë” ku janë përfshirë shkollat dhe institucionet e tjera për të evituar dhunën midis të rinjve. Sipas saj, për dallim nga viti 2013, për rreth 30 për qind janë pakësuar incidentet ndëretnike gjatë 2014.

Politika e ndjekur me zgjedhje dhe krizë politike

Në planin politik, 2014 është karakterizuar si vit i zgjedhjeve, pasi që në fund të prillit (27 prill) u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet presidenciale. Këtyre zgjedhjeve i parapriu kriza politike midis partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE e udhëhequr nga kryeministri Nikola Gruevski dhe partia shqiptare BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim). Zgjedhjet u dominuan nga vokabulari dhe tensionet ndëretnike, pasi që partitë maqedonase dhe shqiptare, sidomos ato në pushtet sërish luajtën në kartën e nacionalizmave dhe kërkesave etnike. Zgjedhjet presidenciale u zhvilluan në tensione të mëdha, pasi që partia shqiptare BDI ftoi shqiptarët që të mos votojnë asnjërin kandidat maqedonas për president, pasi që nuk ishte pranuar ideja e saj për kandidimin e një kandidat presidencial koncensual ndëretnik, i cili do të ishte i pranueshëm nga të gjithë qytetarët. Por, VMRO-DPMNE injoroi kërkesën e BDI-së, duke rikandiduar presidentin George Ivanov.
Pas zgjedhjeve që përfunduan në fund të qershorit, dy partitë VMRO-DPMNE dhe BDI sërish fituan zgjedhjet dhe se ato pas disa përpjekjeve arritën formimin e koalicionit qeverisës, por gjithë kjo me ndërhyrjen dhe negociimin e faktorëve ndërkombëtar.
Nga ana tjetër, partia më e madhe maqedonase, LSDM (Lidhja Social Demokrate Maqedonase) e mbështetur edhe nga partitë e vogla opozitare nuk njohën rezultatin e zgjedhjeve dhe nisën bojkotin e institucioneve, duke dorëzuar më pas edhe mandatet e deputetëve. Ky bojkot i opozitës po reflektohet akoma në planin politik në vend. Përkundër përpjekeve për dialog politik dhe për rikthimin e opozitës në Parlament, kjo akoma nuk ka ndodhur. Opozita maqedonase ka shprehur dy kërkesa të saj të qarta për dialog politik: Formimi i një qeverie teknike dhe shkuarja e vendit më pas në zgjedhje të parakohshme, që do të organizoheshin pas pastrimit të listave zgjedhore dhe plotësimit të kushteve të tjera për lirinë e 35s.
Opozita shqiptare ka zhvilluar një fushatë aktive kundër pushtetit aktual, por përmes rrugëve jashtëinstitucionale. Opozita shqiptare e udhëhequr nga PDSH (Partia Demokratike Shqiptare) gjithashtu ka qenë aktive në planin politik, por oponentët e saj brenda opozitës, e kanë akuzuar ate për neglizhencë dhe joaktivitet, duke drejtuar akuza se edhe kjo parti parlamentare ka bashkëpunuar me VMRO-DPMNE të Nikola Gruevskit. Në radhët e opozitës shqiptare kanë lindur apo janë drejt formimit edhe dy subjekte të reja politike Lëvizja për reforma, një fraksion i ndarë nga PDSH e Menduh Thaçit dhe lëvizja e re politike “Besa”, e cila dyshohet si subjekt politik i afërt me partinë turke AK të presidentit turk Rejep Taip Erdogan.
Edhe muajt e fundvitit janë karakterizuar me aktivitete intensive politike, dhe se zëra të ndryshëm nga partitë politike bëjnë të ditur për mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të reja parlamentare, të parakohshmë, për shkak të mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeverisës, problemeve sociale dhe ekonomike si dhe skenareve të partisë në pushtet VMRO-DPMNE për të organizuar zgjedhje të reja, me qëllim të eliminimit të sërishëm të opozitës, e cila po vazhdon të përballet me sulme dhe goditje të ndryshme.

Pritje optimiste në planin ekonomik

Viti 2014 u vlerësua me nota pozitive në Maqedoni dhe se ka qenë vit i mirë për ekonominë vendore. Rritja ekonomike është shënuar me 4 %, ashtu siç ishte projektuar nga Qeveria dhe institucionet ndërkombëtare financiare. Papunësia është shënuar në 28 për qind, dhe se është vlerësuar si më e ulta që nga pavarësimi i vendit. Por, opozita ka kritikuar se institucionet e punës në mënyrë të përkryer dhe me strategji të veçantë shlyen qytetarët e papunë. Sipas Qeverisë, niveli i investimeve të huaja direkte ka qenë mbi 50 % në krahasim me vitin e kaluar. Kryeministri Nikola Gruevski këtyre ditëve paralajmëroi investimet e 3 kompanive të huaja të cilat do të investojnë në vend në fillim të 2015.
Banka Popullore e Maqedonisë vlerëson se viti 2015 do të jetë vit i rëndë për ekonominë e vendit. Shenjat për krizën dhe problemet sa i përket buxhetit shtetëror dhe shmangies së deficitit apo rreziqeve të tjera janë shfaqur edhe tani në fund të këtij viti.
Problem për herë të parë është paraqitur edhe aspekti i uljes së rezervave të valutave të huaja, të cilat gjatë fundvitit shënojnë rritje, për shkak të hyrjes së sasisë së madhe të devizave të huaja nga ana e mërgimtarëve, që vijnë për pushime dimërore.
Por ato gjatë muajit të kaluar kanë shënuar rënie prej 14 milionë euro, në krahasim me muajin tetor. Borxhet e qeverisë do të vështirësojnë trendet ekonomike.
Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë, borxhi i jashtëm bruto në fund të vitit do të jetë 5, 7 miliardë euro, ndërsa nga viti i ardhshëm duhet të nis shlyerja e borxheve, përmes kësteve të përcaktuara nga ana e institucioneve financiare ndërkombëtare.

Liria e 35ve dhe korrupsioni

Mungesa e lirisë së 35s dhe korrupsioni janë dy çështjet problematike që po rrënojnë imazhin e vendit. Maqedonia sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare radhitet në mesin e vendeve ku ka censurë dhe pushteti ka kontroll të shtuar ndaj 35s dhe fjalës së lirë.
Shoqata e Gazetarëve të vendit ka alarmaur se liria e fjalës dhe pavarësia e 35ve janë të rrezikuara seriozisht. “Edhe pse Kushtetuta e Maqedonisë garanton lirinë e fjalës dhe të informimit, këto të drejta themelore të njeriut fatkeqësisht nuk mund të zbatohen. 35t kryesore në Maqedoni janë të njëanshme dhe jo profesionale. Në vend që të informojnë publikun për realitetin shoqëror, ato janë bërë mjet propagande për strukturën qeverisëse”, ka shpehur vëretje Shoqata e Gazetarëve. Edhe organizatat si Freedom House e radhit vendin në listën e vendeve me 35 pjesërisht të lira, ku bëjnë pjesë shtete afrikane si Tanzania.
Korrupsioni gjithashtu përbën shqetësim kryesor, ndërsa vërejtje të drejtpërdrejtë ka bërë ambasadori amerikan në Shkup Paul Wohlers, i cili ka nënvizuar se është shumë e dhimbshme ajo që në Maqedoni gjatë vitit të kaluar, përkatësisht në vitin 2013, nuk ka pasur asnjë të dënuar për korrupcion edhe përkundër faktit se Komisioni Antikorrupcion gjatë të njëjtit vit ka hetuar 228 raste, por epilogu i hetimeve mbetet në pikën zero dhe nuk ka asnjë rast të dënuar.

Status quo- ja në planin e integrimeve evroatlantike dhe kontesti i emrit

Maqedonia ka ngelur në situatë të “status quo”-s në planin e integrimeve evroatlantike. Vendi ka ngelur në pozicion të palëvizshëm sa i përket integrimit në BE. Raporti i progresit sërish i siguroi për të gjashtë herë ftesën për nisjen e negociatave për anëtarësim, por nuk është caktuar data për hapjen e negociatave. Datë për fillimin e negociatave nuk pati edhe në samitin e dhjetorit të Bashkimit Evropian. Në kuadër të këtij samiti u miratua një konkluzion sipas të cilit, Këshilli do t’i rikthehet çështjes së Maqedonisë vitin e ardhshëm, në çdo kohë të mundshme, por vetëm pasi Maqedonia të ketë treguar progres domethënës në promovimin e marrdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe zgjidhjen e problemit të emrit.
Zëvëndës kryeministri për evrointegrime Fatmir Besimi, thotë se në një situatë të mos zgjidhjes së çështjes së emrit, pritej që BE të refuzojë rekomandimin e gjashtë me radhë të Komisionit Evropian, për hapjen e negociatave me Maqedoninë. Por sipas tij, vendi duhet të punojë për të shmangur pengesat në planin e evrointegrimeve. Një situatë e ngjajshme është edhe sa i përket anëtarësimit në NATO. Edhe sekretari i përgjithshëm i kësaj alence, Jens Stoltenberg ka porositur se vendi ka dyert e hapura për anëtarësim dhe kjo do të ndodhë sapo të zgjidh kontestin e emrit me Greqinë.
Përpjekjet dhe negociatat për zgjidhjen e kontestit të emrit që ka bllokuar integrimet evroatlantike nuk ka rezultuar me sukses edhe gjatë këtij viti. Në raundet e negociatave të zhvilluara gjatë vitit nën patronatin e 35torit të OKB-së, Mathew Nimetz kanë rezultuar të pasuksesshme. Ky i fundit propozoi emrin Republika e Maqedonisë së Epërme, por ky propozim u hodh poshtë nga pala maqedonase dhe nuk ka pasur lëvizje edhe gjatë raundeve të tjera të zhvilluara për tejkalimin e këtij kontesti. (IBNA)

Kur Tetova ishte Shqipni!

Tetova, që gjatë historisë ka luftuar kundër pan-turqizmës dhe pan-sllavizmës, ndaj dhe është vizituar nga shumë udhëpërshkrues të huaj, ishte një qytet i vërtetë me djalërinë dhe organizatën “Besa”Mbase festave të fund-vitit më mirë do të shkonte ndonjë temë që lidhet me të tashmen që përmban tone optimiste e relaksimi. Që flet për të arriturat, sukseset, apo ngjashëm. Që të ishte më e këndshme për tu lexuar! Por, kujtoj se edhe rrëfimi në vijim, i cili flet për një të kaluar të pa diskutuar sa duhet deri më tani, mbase do të zgjoi interesin e lexuesit. Meqenëse, shënimi lidhet me periudhën kontroverse të Luftës së Dytë Botërore, besoi se do të shtonte kureshtjen mbi atë se si kanë jetuar shqiptarët e këtyre viseve atyre viteve. Pra, është koha e vendosjes së administratës së shtetit shqiptar nëpër viset shqiptare në Maqedoni të njohura si “tokat e lirueme” u bë edhe organizimi i ri administrativ, u formua Prefektura e Dibrës, nën juridiksionin e saj bëni pjesë gjashtë nënprefektura, siç ishin: Struga, Kërçova, Gostivari, Reka, Tetova, me pesë bashkësi dhe me dyzetenëntë komuna.

Për të qenë deri në fund i sinqertë, dua të shtoj edhe atë se, shkas u bë një informacioni që u aktualizua këtyre ditëve, nga i cili mësohet se, Tafil Boletini, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tetovës, kishte marrë nën mbrojtje institucionale hebrenjtë që ndodheshin apo kërkonin strehim gjatë luftës në Tetovë. Por, kjo është një temë në vete, për të cilën nevojiten informacionet e duhura, do të sjellim pamje se si frymonte Tetova gjatë atyre viteve.

Qytetit i vërtetë

“Por, neve kalimtarë të rastit, na intereson kryesisht Tetova e sotme. Dhe Tetova e sotme është qyteti më i madh dhe më i bukur i që ka Prefektura e Dibrës, dhe mund të vihet në radhën e Shkodrës dhe Korçës”, ka theksuar autori i reportazhit. “Kemi një shkallëzim ndështypjesh: Struga katund, – Kërçova gjysmë qytet, Tetova na del përpara qytet i vërtet. Tetova qytet Xhevahir i Dibrës”, thuhet ndër tjera në një reportazh të titulluar: “Tetova, një nga qendrat më aktive kundër pan-turqizmës dhe pan-sllavizmës” i huazuar nga gazeta “Tomori” me autor Vangjel Koça, të muajit tetor të vitit 1941 e cila botohej në Tiranë. Emocionet e shumta gazetareske të përcjella nëpërmjet një gjuhe pak më ndryshe se gjuha e normative shqipe, fjalive të drejta dhe të zhdrejta, të shfrytëzuara si citate, apo të përfolura, padyshim që nxitën edhe inspirimin interpretues.

“Brenda qytetit të Tetovës ka pasur 21.000 banorë. Qarku i Tetovës përbëhej nga 8 komuna me mbi 40 katunde. Më herët kjo nënprefekturë ka pasur 84.000 frymë. Por një pjesë i ka shfarosur ushtria serbe, kurse pjesa tjetër ka qenë e detyruar të shpërngulet nëpër vise të huaja. Kështu mbeti me 62.000 banorë, nga të cilët 50.000 janë shqiptar kurse 12.000 sllavë”.

“Rrugët në qytet janë shumë të mira. (—) Ujët shumë të mirë”. Tetova ka shtëpi dhe dyqane shumë të pashme. Hotele shumë të mira, të cilat mund të barazohen edhe me disa hotele të mira të Tiranës. Drita elektrike nuk mungon, bile, Tetova ka një Central Elektrik të madh e të fortë, i cili i jepte dritë edhe Shkupit. Tetova ka edhe rëndësi turistike, sidomos për ski. (—) Këtu vinin në dimër nga Jugosllavia shumë sportist për ski.

Nëse reporterit Vangjel Koça i ka interesuar Tetova e atëhershme, sigurtit që ne na intereson Tetova sot. Ndaj dhe përmbajtja e këtij reportazhi u bë shkak që t’ia bashkëngjis këtij evokimi një pyetje që shumë kohë më ka preokupuar, por, sigurisht jo vetëm mua. Si do ti bëhet puna me rrugën që çon deri te Fakulteti i Arteve të USHT-së në Reçicë të Vogël dhe me ujin e pijshëm të qytetit të Tetovës? Po bëhen njëmbëdhjetë (11) vite prej se puna më lidh me Tetovën, dhe sot e kësaj dite kurrsesi të zgjidhen këto dy nevoja i35te për qytetin. Sa premtime, sa vota, dhe sa zhgënjime kanë përjetuar qytetarët qendrës më universitare në vend, nga gjitha partitë shqiptar që kanë garuar dhe kanë qeverisur Tetovën. Për tu habitur!

Sidoqoftë, duke ruajtur edhe më tutje të drejtën e anterfilesë gazetareske, do ti kthehem temës së këtij shënimi duke shkoqitur dromca nga përmbajtja e reportazhit të vjetër, i cili në mënyrë të gjithanshme dhe objektive e përshkruan qytetin rrëzë shpeteve të Sharrit.

Rrëfime e udhëpërshkrues

Shumë udhëpërshkrues dhe studiues të huaj e kanë vizituar Tetovën, thuhet në reportazhin e . Udhëpërshkruesi më i vjetër që ka vizituar Tetovën ka qenë arabi Idris që në shekullin XI. Evlia Çelebiu nuk e zë në gojë, se nuk ka kaluar këndej. Ndër studiuesit evropian që kanë shkruar për Tetovën janë: Pouqevilje-i, Ami Bue, Dr. Prof. Gisebach, Gabriel Luis – Jery dhe Max Choubiler (ky i fundit është marrë gjerë e gjatë me Teqenë e Bektashinjve të Tetovës).

Në bibliografinë shqiptare Tetova është shfaqur e para nga të gjitha në “Ditërrfenjësin Kombiar” në vitin 1900 të Lumo Skendos. Ky “Ditërrëfenjës…” përmban një përshkrim gjeografik të Tetovës e të Gostivarit shkruar nga një Shefe Petriti. Ndërkaq, nga një studim që ka bërë intelektuali i ri tetovar, Shaip Kamberi, me profesion avokat dhe Sekretar politik i Partisë Fashiste në Tetovë, del se ky është një qytet ilir shumë i lashtë.

Në librin e tij “Shqiptarë e Sllavë” autori Lumo Skendo shkruan se , “qyteti i Tetovës dhe tërë kazaja e saj përgjithësisht kanë qenë një nga qendrat më aktive të propagandës nacionaliste shqiptare, ku u shfaq shumë shpejt vullneti për të luftuar kundër tendencave pan-turke dhe pan-sllave”. Këtë me rastin e festës së flamurit do ta konfirmonte edhe krye-bashkiaku Dr. Xhaferr Sulejmani, i cili në mes tjerash do të deklaroi: “(…) jemi tubuar t’ua bëjmë me dije të gjithë pushtuesve të huaj se s’kanë çka të kërkojnë në Tetovë, se ky qytet ka qenë dhe do të jetë i Shqipërisë”.

Djalëria dhe “Besa”

Me të vërtetë këtu ka një ndjenjë kombëtare më të gjallë e më të zhvilluar, me gjithë terrorismën tridhjetëvjeçare jugosllave. Këtë patriotismë shqiptare të pashuar e gjejmë te Djalëria e Tetovës. Nuk është shumë e madhe në numër kjo djalëri, vetëm 20 – 30 veta, por ato kishin themeluar shoqërinë e fshehtë “Besa”, të cilët ndonëse të paarsimuar, më shumë zanatçinj e tregtarë, ata nuk u kursyen për t’iu kundërvu përpjekjeve për ti dhënë karakter sllav, duke provuar se Tetova ka qenë dhe është shqiptare.

Organizata “Besa”, kishte formuar një çetë të armatosur të udhëhequr nga komandanti i tyre Kasam Polaku. Me iniciativën e organizatës “Besa” hapet shtëpia e rinisë. Kjo me kryetarin e parë të saj, Hysein Xhaferi, vunë në skenë dramën “Lulja e kujtimit” të Foqion Postolit, premiera e së cilës u dha më 28 Nëntor 1943 në Shtëpinë e Rinisë–Dita e Flamurit në Tetovë.

“Djalëria e Tetovës” na shfaqi dëshirën për të botuar një gazetë shqip në këtë qytet. Këtu ka tri shtypshkronja. Gjatë sundimit serb dilnin dy gazeta serbisht të përjavshme: “Glas Pologa” dhe (“Zeri i Pollogës”) dhe “Tetovska Novina” (Gazeta e Tetovës”. Pra, meriton të dalë edhe këtu një gazetë shqipe, qoftë edhe e vogël, e përjavshme. Kjo gazetë shqipe do të ndihmojë në zgjimin mendor dhe patriotik të këtyre viseve të Dibrës. Fjala është për gazetën “Zani i Sharrit” që dha një kontribut të madh në zgjimin mendor dhe patriotik të shqiptarëve të “tokave të lirueme”.

Qyteti ka katër shkolla fillore dhe një gjimnaz. Në këto shkolla dominonin serbët, kurse shqiptarët kanë qenë shumë pak. Nga 1000 nxënëse sa duhej ta ndiqnin shkollimin, nga shkaku i pengimeve jugosllave, prej tyre vetë 200 shkonin në shkollë. Vajzat shqiptare venin në shkollë akoma më pak, vetëm nja 5 apo 6 femra mësonin në shkollë. Në gjimnaz e Tetovës venin vetëm nja njëzet nxënës shqiptar, kurse, një vit më parë kishte hyrë vajza e parë shqiptare, dhe ajo një 12 vjeçare nga Gostivari. Sipas një statistike të përdorur në reportazh, analfabetizmi asokohe në nënprefekturën e Tetovës i kalonte mbi 85%, tek popullata sllave nuk i kalonte më shumë se 20%.

Arma në Uashington

Ndërsa në Strugë kemi bakallin e vogël, në Kërçovë bakallin e madh, këtu në Tetovë arrijmë të kemi edhe tregtarin shqiptar. Në këtë qytet tregtarët shqiptarë kanë kolonialin, tregtarët sllav kanë manifakturën. Burimet kryesore ekonomike të këtij qyteti janë në radhë të parë duhani, në radhë të dytë fasulet dhe misri. Qarku i Tetovës nxjerr edhe fruta shumë të mira. Janë të dëgjuara mollët e saj. Edhe gështenjat janë shumë të mira. Fusha e Tetovës është shumë pjellore. Kështu shënon edhe një udhëtar i huaj, që e vizitoi këtë vend këtu e një shekull më parë, Dr. Grisembach, Profesor i Botanikës në Universitetin e Gotingenit, që e gjen fushën e Tetovës fort pjellore, me drithë dhe oriz, me shumë pemë, gjë e cila tregon se klima e Tetovës është si ajo e Lombardisë.

Vendi prodhon edhe qiri e sapun, që dërgoheshin veçanërisht në Turqi. Në qytet punohen edhe sende të holla prej sermi (argjendi). Janë të njohura armët e Tetovës. Një armë e Tetovës e bërë në shekullin e shkuar (shek. XIX) sot ruhet në Muzeun e Uashingtonit, ka përkujtuar kronisti.

Por sot?

E këtillë ka qenë Tetova kur ishte Shqipni. Por sot…? Sot, nga kronika në fjalë shumëçka mungon. Dhe, para se gjithash qytetit të dy universiteteve i mungon një muze dhe një bibliotekë për së mbari. (lajm)

Temperatura prej -15 deri më -5 gradë

Moti sot në vendin tonë pritet të jetë kryesisht i vrenjtë dhe me reshje të dobëta të borës. Gjatë pasditës moti do të kthjellet dhe do të fryen erë e përforcuar nga veriu.Temperaturat pritet të sillen prej -15 deri më -5, ndërsa ajo e ditës prej -8 deri më -1 gradë celsius.

Shkupi pritet të ketë mot të ngjashëm dhe me temperaturë prej -8 deri më 4 gradë celsius. (alsat)

Renzi: Shqipëria është në Europë. Takimi me Ramën: Po punojmë për pensionet

Kryeministri italian, Matteo Renzi mbërriti në Tiranë në një vizitë zyrtare prej disa orësh. Ndalesa e parë e tij dhe e delegacionit që e shoqëronte ishte selia e Këshillit të Ministrave, ku u prit nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Të dy delegacionet zhvilluan një takim të përbashkët në të cilin, siç tha kryeministri Rama në konferencën për shtyp, u ra dakord për heqjen e një take 50-vjeçare për transportin mes dy vendeve.

Një vëmendje të posaçme në bisedime iu dha edhe çuarjes përpara nga pala italiane të njohjes së ndërsjelltë të pensioneve të emigratëve tanë në Gadishullin Apenin.

“Biseduam edhe për hapjen e negociatave për njohjen e pensioneve. Një punë e admirueshme e bërë nga ministri ynë i Mirëqënies Sociale, që ka sjellë në njohjen e pensioneve nga disa vende. Sot ne ramë dakord që projekti i vendosur në tavolinën e përbashkët të dy ministrave të kalojë në fazën e negociatave. Kjo, pasi nuk është vetëm pala shqiptare që kërkon njohjen e pensioneve, por edhe ajo italiane për rreth 20 mijë shtetas italianë që punojnë në Shqipëri”, deklaroi Rama.

Nga ana e tij, kryeministri Renzi e vuri theksin në rëndësinë që merr zgjerimi familjes europiane me vende të tjera.

“Pasi kemi punuar si kryebashkiakë, sot kemi ndryshuar punë dhe po ashtu duhet të ndryshojmë të dy vëndet tona, në mënyrë që të jenë të afta të ndërtojnë idealin europian. Po. Shqipëria është tashmë në Europë. Nuk bëhet fjalë thjesht për ta futur Shqipërinë brenda në Europë, pasi ajo është tashmë në Europë, por bëhet fjalë për ta zgjeruar familjen e madhe europiane. Duhet ta bëjmë këtë se është e drejtë dhe e dobishme. Para së gjithash, kjo i shërben Europës shumë më parë sesa t’i shërbejë Shqipërisë apo vendeve të tjera që kanë statusin e vendit kandidat. E pra, me këtë frymë ne sot po përfundojmë semestrin 6-mujor të Presidencës Italiane dhe zgjodhëm ta bëjmë këtë në Tiranë dhe jo në Romë, sepse kjo është si të thuash një copëz e tregimit të Europës që do të vijë një ditë. Ne jemi të kënaqur për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë, por na duhet të vrapojmë në mënyrë që negociatat të jenë të shpejta dhe është me rëndësi që populli shqiptar ta dijë se Italia do të jetë gjithmonë e sidoqoftë sponsori i parë dhe kryesor për këtë projekt të Shqipërisë”, deklaroi Renzi.

35 italiane u interesua të dinte më shumë detaje për zjarrin që përfshiu tragetin “Norman Atlantic”. “Natyrisht, ne jemi pranë familjeve të atyre që humbën jetën në tragetin “Norman Atlantic”. Ishte një e dielë e vështirë. Për sa përket shkaqeve për atë që ndodhi u takon organeve të drejtësisë të hedhin dritë mbi to. I jam mirënjohës kryeministrit Rama pasi bashkëpunimi ishte i menjëhershëm në ato orë të vështira”, u përgjigj kryeministri Renzi.

Ndërsa kryeministri Rama tha se ai i detyrohej shumë homologut Renzi për udhëheqjen e një operacioni të vështirë e në kushte të jashtëzakonshme që mund të krijonte një tragjedi.

Gjithashtu, Rama u shpreh se ndihej krenar për Forcat e Armatosura dhe ato të rendit që ishin në lartësinë e detyrës. Më pas, kreu i qeverisë italiane u takua me kryeparlamentarin Meta dhe presidentin e Republikës, Nishani. / Top Channel

Rama: Përmirësuam marrëdhëniet me Presidentin, me opozitën duhet të kishim qënë më të duruar

Kryeministri Rama e ka nisur me falenderime fjalimin e tij të fundit për vitin 2014. Nuk la njeri pa përmendur, nisi me aleatat e bashkëpuntorët, përmendi Presidentin, por nuk i kurseu falenderimet edhe për opozitën.Posaçërisht falenderoj Ilir Metën që më ndihmoi pa u kursyer në përpjekjen për të rikthyer shtetin në detyre, krerët e grupeve, Rucin e Vasilin. Falederoj Prseidentin për përmirësimin e marrëdhënieve pas një dekade, kemi ende mosdakordësi por nuk do na pengojnë të punojmë së bashku, vendosëm një shembull të ri mes dy institucioneve, tha Rama.

Rama u zotua se, “do ta përdor pushtetin për të bërë ndryshime dhe punët që nuk janë bërë në 20 vite. Nuk do zgjas qendrimin në pushtet duke u konsumuar nga pushteti deri në pikën që të bëhem si paraardhësi im, që iua solli në majë të hundës të gjithë shqiptarëve”

Ndërsa duke u ndalur tek opozita, Rama u shpreh se me të duhet të kishin qënë më të duruar. Ai nuk nguroi të kërojë ndjesë për atë që e quajtu sjelle të vjetër ndaj opozitës, e shfaqur përmes shumicës.

“Duhet të kishim qënë më të duruar, nuk e zgjedhim ne opozitën, e kemi sado e mbrapshtë të jetë. Ky ka qënë viti më i mirë i një qeverie dhe një shumice në këtë drejmtim por nuk mjafton. Mandati na është dhënë që të punojmë përditë si forca shtytëse e të mirës së këtij populli. Ndjesë, kur përmes nesh është shfaqur sjellja e vjetër ndaj opozitës. Do kisha dashur të ishte e para në falenderimet e mia, por do ishte hipokrizi, jo se nuk na ka ndihmuar me çoriditjen e saj, bërtet por nuk merr seriozisht as vetë atë që totë. Problemi i saj nuk është sip o ecën Shqipëria, por thjesht humbja e pushtetit me të cilën nuk arrin të pajtohet. Mirëpresim çdo denoncim për të pastruar administratën shtetërore të mbërthyer nga korrupsioni dhe të mbërthyer deri në palcë, faleminderit për propagandën e padenjë ndaj policisë së shtetit pas operacionit në Lazarat”.

Ndërsa nuk ka lënë pa falenderuar sa ambasadorin e SHBA-ve Aleksandër Arvizi në fund të mandatit të tij, Ram është shprehur se nuk është dakord me të kur thotë se Shqipëria duhet të ulë ritmin.

“Shqipëria vitin tjetër nuk duhet të ulë ritmin se punët e sotme i ka lënë për nesër, mjaft me këtë situatë, duke u kënaqur me pak dhe duke u varfëruar në aspirata”.

Rama fton: Më pyesni, sot në 12:30 ju përgjigjem në TV e rrjetet sociale
Kryeministri Rama do t’i përgjigjet direkt sot para 35ve, pyetjeve të dërguara nga qytetarët në rrjetet sociale, dërguar që nga data 22 dhjetor e në vazhdim, pasi ai hodhi ftesën në publik.

Në ftesën e 9 ditëve më parë e të rikujtuar herë pas here, Rama shkruante:” Të mërkurën, më 31 dhjetor, ora 12:30, konferenca e fundvitit LIVE në televizion, Twitter dhe Facebook. Dërgoni pyetjet që keni me hashtag ‪#‎PyetKryeministrin.

Ky ka qenë një vit i vështirë, i gjallë, i mbushur me sfida e përpjekje të mëdha. Le të bëjmë së bashku një bilanc të përmbledhur përmes bashkëbisedimit të fundvitit, ku do të mundohem t’i përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja…,”- përfundon Rama.

(ma.ar/ar.sh/BalkanWeb)

Shqipëria gjatë vitit 2014

Nga vjedhja në Bankën Qendrore te ndërhyrja ne Lazarat, nga tensionet politike te statusi kandidat në BE dhe vizita e Papës… ngjarjet që shënuan muajt që lamë pasViti 2014 ishte i ngarkuar me zhvillime te vrullshme në Shqipëri dhe jo vetëm politike. Një ngjarje e cila do të trondisë opinionin është ajo e vjedhjes në Bankën Qendrore.

VJEDHJA NË
BANKËN QENDRORE

Më 23 korrik përmes vetëm pak radhëve në faqen e saj online Banka e Shqipërisë njoftoi se dy ditë më parë kishte bërë kallzim ndaj dy punonjësve në departamentin e Emisionit, për përvetësim të vlerave monetare, duke saktësuar se informacioni i detajuar rreth ngjarjes është i klasifikuar. Por ngjarja ishte shumë e madhe për t’u mbajtur brenda mureve të Bankës
Të nesërmen u arrestuan dy punonjësit e akuzuar Ardian Bitraj dhe Mimoza Brusia. 5 ditë më vonë Banka do të konfirmojë se ishin vjedhur 713 milion lekë. Këshilli MBikqyrës dhe guvernatori Ardian Fullani do të këmbëngulin se të gjitha aktet dhe procedurat ishin të plota dhe sipas standarteve, ndonëse vjedhja kishte vazhduar për katër vite me radhë. Më 30 korrik guvernatori deklaroi se “ka ceduar personi, njeriu”.

Jehona e ngjarjes sa vjen e bëhet me e fortë. “Eshtë cënuar rëndë, imazhi I Bankës së Shqipërisë, dhe më tej edhe vetë imazhi I vendit”, u shpreh Erion Brace, kryetari i komisionit të Ekonomisë. Ai ishte i pari zyrtar që reagoi me forcë duke thirrur në seancë dëgjimore guvernatorin. Zoti Brace do të këmbëngulë në nxjerrjen e përgjegjësive të plota.
Qeveria do të shprehet publikisht vetëm dy javë pas ngjarjes, më 6 Gusht, me anë të një deklarate. Ajo flet për një akt kriminal dhe kërkon hetime të shpejta. Të njejtave tone të kujdesshme kryeministri Edi Rama, do i përmbahet edhe dy javë më pas: “Cështja e parë është të konkludojmë në mënyrë objektive dhe konstruktive se ku qëndrojnë problemet në sistem”.
Trysnia e publikut ndërkohë sa vjen e rritet dhe zërat për shkarkimin e guvernatorit apo dhe Këshillit ndjehen edhe brenda shumicës. Një valë arrestimesh prekën gjatë muajit gusht punonjës të ndryshëm të Bankës, përfshi edhe drejtorin e departamentit të Emisionit, Dorian Collaku. Ato do të kulmojnë në fillim të shtatorit me arrestimin e Guvernatorit Fullani dhe Inspektores së Përgjithshme Elivar Golemi mbrëmjen e 5 Shtatorit.
Pas 24 orësh, Këshilli Mbikqyrës, i cili më parë kishte refuzuar shkarkimin, mblidhet këtë herë për të vendosur largimin e Guvernatorit. Katër ditë më pas jep dorëheqjen dhe anëtari Ardian Civici.
Zoti Fullani do të qëndrojë në qeli 10 ditë. Gjykata e Apelit do ta lerë në arrest shtëpie, ndërsa më pas Gjykata e Lartë do të caktojë për të vetëm detyrim paraqitje. “Unë jam i pafajshëm”, do të deklaronte më vonë zoti Fullani, në përfundim të njërës prej seancave të pyetjeve që Prokuoria zhvillon me të, ndërsa hetimet ndaj tij ende nuk janë mbyllur.
Ndërkaq skena politike vihet në lëvizje. Kryeministri Rama bisedon me Presidentin Nishani dhe takon stafin e Bankës së Shqipërisë për t’i dhënë mbështetje duke garantuar më pas se “stabiliteti financiar i vendit është tërësisht i pacënuar dhe i garantuar”, nënvizoi zoti Rama më 8 Shtator.
Lidhur me pasuesin e zotit Fullani, kryeministri deklaroi se ai nuk do të ishte nga politika, por një profesionit i fushës. Gjetja e Guvernatorit të ri do të rezultojë një procesi jo shkurtër. Presidenti Nishani hapi më 19 Shtator, një garë për kandidaturat, duke nxitur dhe një polemikë lidhur me procedurën, duke qenë se ligji parashikon zgjedhjen mes anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës. Megjithatë ai do t’i shkojë deri në fund idesë së tij dhe me 7 dhjetor do të propozojë emrin e Gent Sejkos, një emër me eksperiencë bankare dhe aktualisht nëndrejtor i bankës franceze Societe Generale. Rreziku i përplasjes me shumicën është i dukshëm. Kryetari I komisionit të Ekonomisë Brace deklaron se do të kërkojë interpretimin e Komisionit të ligjeve lidhur me dekretin e Presidentit.
Kompromiset politike do të shpëtojnë situatën. Më 19 dhjetor Këshilli Mbikqyrës e propozon zotin Sejko për anëtar të tijin në emër të kapërcimit të ngërcit dhe konsensusit politik, sic do të shpjegonte vetë Këshilli përmes një deklarate. Ai do të marë me shpejtësi aprovimin e Parlamentit së bashku me dy emra të tjerë, duke u zgjedhur kështu anëtarë të Këshillit Mbikqyrës. Zgjidhja e cështjes së guvernatorit mbylli vetëm një kapitull. Ndërsa fati i miliona dollarëve të vjedhur mbetet ende një mister.

AVIONI I DROGËS NE DIVJAKE
BIE MITI I LAZARATIT

Ndërsa në vend një seri atentatesh dhe shpërthimesh me eksploziv kishin ngritur shqetësime serioze mbi gjendjen e rendit, një fjali, e cila u duk sikur ishte hedhur aty thjesht si garniturë e nje polemike të fortë në parlament mes ish ministrit të Mbrojtes Arben Imami dhe pasueses së tij socialiste Mimi Kodheli, shënoi preludin një fronti të ri akuzash që do të zgjasin disa javë

“Infrastruktura ushtaraka e një ushtrie të Natos, po përdoret rregullisht në infrastrukturë të transportit të lëndëve narkotike”, deklaroi zoti Imami gjatë seancës së 10 Prillit.
Në ditët që do të pasojnë polemikat do të përqëndrohen vetëm në këtë pikë. Opozita do të shtrojë në mënyrë të përsëritur të njejtën pyetje. “Keni apo jo dijeni për përdorimin e strukturave të forcave të armatosura për transportin e lëndëve narkotike?”, pyet kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat më 17 prill.
Një javë më pas në parlament kjo do të jetë tema e debatit. Por sipas ministres së MBrojtjes Mimi Kodheli “nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Zero”. Zoti Imami do të avancojë më tej duke folur për avion të ulur në bazën e Gjadrit: “Më 19 mars, një avion i bardhë, i cili vjen e ulet shpesh herë…” Gjithshka e ka burimin te një informacion i Shërbimit Informativ Kombëtar, i cili më vonë do të dalë e të sqarojë se nuk ka asnjë fakt të vërtetuar që të implikojë ushtrinë.
Sipas opozitës avionë janë ulur edhe në zona të tjera të vendit, në Gjirokastër apo dhe në Divjakë. Por në parlament kryeministri Edi Rama do të ironizonte duke thënë se “nuk janë avionë, janë mushkonjat, që janë kthyer si avionë të droguar që pickojnë azhdimisht opozitën”.
E ndërsa shkëmbimi i replikave vazhdoi, tre javë pas kësaj deklarate të kryeministrit, një avion i vogël, i bardhë, do të ngecë gjatë uljes në plazhin e Divjakës. Piloti është italian. Në zonë gjenden mbi 400 kilogram marijuanë në thaës. Arrestohet dhe një shqiptar.
Opozita i rikthehet më me forcë akuzave, ndërsa këmbëngulte se paralajmërimet e saj u vërtetuan. “Avioni iu ka rënë në prehër, droga ju ka mbetur në derë”, deklaron zoti Basha. Opozita kërkoi dhe dorëheqjen e kryeministrit e zhvilloi dhe protesta. Zoti Rama hodhi poshtë me forcë akuzat për përfshirjen e qeverisë në trafikun e drogës. Me kalimin e ditëve tensioni vjen e shuhet.
Pak javë më vonë, më 16 qershor, policia do të ndërmarrë një operacion të gjerë në Lazarat, një territor i konsideruar i paprekshëm për vite me radhë. Mbi 500 forca policie u angazhuan dhe mbajtën fshatin të rrethuar, duke fituar territor ditë pas dite, ndërsa nuk mungoi rezistenca e armatosur. “Mos mendoni kurrë se ka zot në tokë, që mund t’I dali zot atyre që qëllojnë kundër policisë”, u shpreh ministri Brendshëm Saimir Tahiri.
Opozita u shfaq dyshuese ndaj operacionit. “Ky aksion apo cdo aksion tjetër kundër narkotrafikut, të mos I lihet në dorë këtij kryeministri, apo atij që ka si ministër të Brendshëm”, than ë parlament kryetari I grupit parlamentar democrat, Edi Paloka. Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha do të akuzonte se “të gjithë bosët e drogës së Lazaratit, janë përjashtuar nga lista e kërkimit”.
Gjatë ndërhyrjes një polic dhe dy barinj u plagosën ndërsa një trupë e televizionit A1 Report u sulmua.
Më 19 qershor policia hyri në qendër të fshatit. Kontrollet shtëpi më shtëpi zbuluan arsenale të tëra armësh, mbi 130 mijë rrënjë cannabis sative, 70 ton hashash, e laboratore droge.
“Ajo republikë e turpit politik dhe shtetëror nuk ekziston më”, deklaroi kryeministri në përfundim të operacionit. Dy muaj më vonë një aksion i ngjashëm përfshiu dhe veriun e vendit, ku gjithashtu pati rezistencë të armatosur. Një helikopter i policisë u detyrua të bëjë edhe ulje emergjence pasi u qëllua.

DEBATI PËR REFORMAT
DHE STATUSI NË BE

Një ndër reformat më të rëndësishme ishte ajo e riorganizimit të ri administrative-territorial, një proces në të cilin opozita nuk mori pjesë. Qeveria ndërkohë ndërmorri reforma në sistemin universitar e të pensioneve si dhe nisi një ndërhyrje të fortë në sektorin e energjisë, me një operacion të gjerë kundër vjedhjeve. Ndërsa në muajt e fundit të viti mori jetë një tjetër process, ai i reformës në Drejtësi
Për ndarjen e re administrative shumica premtoi një komision dy palësh, ku opozitës i njihej e drejta “e bashkëkryesimit të komisionit, përfshirë edhe veton”, deklaroi kryeministri Edi Rama, më 22 janar.
Por për opozitën vetëm barazia në komision nuk ishte e mjaftueshme. “Ta implementojmë parimin e votës me konsensus në aulën e parlamentit”, u kundërpërgjigj kryetari demokrat Lulzim Basha, me në krah të gjithë aleatët e vet.
Komisioni parlamentar i miratuar në 23 Janar do të mblidhet për herë të parë pas dy javësh. Mungesa e opozitës do e shtyjë disa muaj punën. Kryeministri dhe kreu i opozitës shkëmbejnë letra publike, e ftesa për takime që nuk do të realizohen.
Në Prill shumica deklaron se nuk do të presë pa fund opozitën. Kjo e fundit paralajmëron protesta.Për të zhbllokuar punën e komisionit ndryshon përbërja e tij. Procesi i reformës ka marrë ndërkohë dhe mbështetjen dhe ekspertizën e disa organizmave dhë partnerëve ndërkombëtarë të vendit. Më 16 Maj, qeveria ofron 5 variante, me nga 30 deri 63 bashki në të gjithë vendin. Në fund, do të miratohet një tjetër model i rishikuar, me 61 bashki pasi plotësohen disa kërkesa të PDIU-së, e cila theu betimin e opozitës, duke i dhënë shumicës qetësinë e numrit të votave.
Opozita e cila në qershor bën disa propozime të saj vlerëson se “kjo ndarje nuk i shërben as vendit dhe as qytetarëve”, u shpreh zoti Basha. Reforma do të kalojë në seancën e fundit të sesionit parlamentar, ku në mungesë të opozitës i vetmi debat do të jetë për Himarën
Opozita e cilëson një hartë elektorale dhe të papranueshme. Ajo e con cështjen në gjykatën kushtetuese, ndërsa presidenti Nishani ja riktheu më parë parlamentit. Gjykata rrëzon ankimin e demokratëve më 15 dhjetor. Në të njejtën ditë Kreu i shtetit dekreton 21 qershorin 2015, si datën e zgjedhjeve vendore që do të mbahen sipas ndarjes së re. Demokratët nuk ndryshojnë qëndrim. “Partia demokratike nuk e pranon dhe nuk do ta pranojë kurrë këtë hartë të turpshme të dyshes Rama- Meta”, nënvizoi më 15 dhjetor kryetari I PD-së.

ENERGJIA
Në janar Qeveria vendosi ngritjen e një task-force për të vënë rregull në sektorin e energjisë, i dërrmuar ndër vite nga vjedhjet e shumta dhe mospagesat. “Historia se kush nuk paguan mund të vjedhë gjithnjë e më shumë, duhet dhe do të marrë fund”, paralajmëroi kryeministri.
Por vrulli i task-forcës zgjati vetëm pak javë. Ndërhyrja e vërtetë do të nisë vetëm në fund të tetorit, ndërsa më parë parlamenti kishte miratuar ndryshime dhe në kodin penal ku përvec dënimit me burg nuk ka më alternativë tjetër. “Kanë 5 ditë kohë, që të rikthehen në binarët e ligjit”, deklaroi kryeministri më 22 Tetor.
Qindra persona, mes të cilëve pronarë biznesesh të vogla, por dhe punonjës të operatorit të shpërndarjes u arrestuan. Qeveria ndërkohë ofroi mundësinë e pagesës me këste për faturat e vonuara. Sportelet u përballën me një dyndje njerëzish.
Që më herët qeveria kishte parlajmëruar një ndërhyrje të thellë në këtë seltor. Në qershor u mbyll me mirëkuptim mosmarrëveshja me cekët e CEZ. Opozita do flasë për një aferë korruptive, por sipas autoriteteve, sektorit ju hap rruga e investimeve. Në 3 nentor firmoset kredia 150 milion dollarëshe me Bankën Botërore, ndërkohë që debate të forta shkaktoi paralajmërimi për ndërhyrje në strukturën e cmimit përmes heqjes së fashës prej 300 kilowatësh me tarifë favorizuese. “Eshtë tek fasha që ne do të synojmë të celim rrugën e reformës”, shpjegoi zoti Rama. Por opozita kërkoi që “të ndalë cdo tentativë për rritjen e cmimit të energjisë elektrike”, deklaroi zoti Basha.
Më 26 Dhjetor Enti Rregullator I Energjisë cakton cmimin e ri fiks prej 9.5 lekësh.

DREJTËSIA
Drejtësia si gjithnjë ishte temë e debatit të zjarrtë. Deklarimeve të shumicës për nisjen e një reforme të drejtësisë Presidenti Nishani i parapriu më 16 janar, me paralajmërimet se “marrja e sistemit të drejtësisë nën kontrollin politik është forma më e lartë e korrupsionit”. Shumica asnjëherë nuk e fshehu mosbesimin ndaj tij. “Nuk besoj se ka njeri në këtë sallë se hamendëson se sot ne kemi një President të Republikës, që gdhihet e ngrys ditën duke u përpjekur të reformojë e për mirësojë me rrënjë sistemin e Drejtësisë”, deklaroi më 31 janar në parlament, kryetari i komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj.
Me radhë kandidaturat e tij për anëtarë të gjykatës së lartë do të rrëzohen përgjatë gjithë vitit, ndërsa përplasjet do të jenë të shumta, kurdoherë që do të paraqitet rasti.
Ministri i Drejtësisë Nasip Naco do të jetë në përplasje të përhershme me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. “sistemi i Drejtësisë në Shqipëri është kthyer në një rrjet ku gjyqtarët mbrojnë njëri-tjetrin në kundërshtim me ligjin”, u shpreh në 8 korrik ministri Naco. “Ministri gënjeu publikisht kur tha se nuk ka trasparencë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë”, u kundërpërgjigj në të njejtën ditë zëdhënësi I KLD-së.
Shumica ndërmerr ndryshime në ligjin për KLD-në, të cilat miratohen në fund të Korrikut. Në Shtator një grup deputetësh kërkojnë shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së Elvis Cefa dhe të anëtarit Lulzim Lelcaj. Më pas ngrihet një komision hetimor. Polemikat janë të shumta, por shumica pas një muaji, më 23 tetor do të votojë shkarkimin e tyre.
Ndërkohë duket se merr udhë dhe reforma në Drejtësi. Një tryezë e presidentit Nishani mbledh më 6 Tetor, të gjithë aktorët. “Në Shqipëri ka një korporatë e cila shet e blen Drejtësinë”, u shpreh zoti Rama. Ndërsa kreu i opozitës, nga e njejta tryezë do të kërkojë që “Qeveria të mbajë duart larg nga gjyqësori”.
Pas disa tryezave të tjera, në dhjetor do të ngrihet edhe komisioni parlamentar për reformën

STATUSI KANDIDAT
Pas katër refuzimesh radhazi qershori i 2014 ishte provimi i radhës për cështjen e statusit të vendit kandidat. Lëvizjet mes Tiranës dhe Brukselit do të jenë të shpeshta. Ndërsa kryeministri dhe ministrat e tij ndërmarrin një tur vizitash në kryeqytetet e vendeve të cilat dhjetorin e kaluar kishin shfaqur skepticizëm të hapur. Në Berlin, më 1 Prill, ai merr mbështetje të hapur nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Në qershor nga Tirana, komisioneri Fyle rikonfirmon “rekomandimin se shtetet anëtare duhet t’i japin Shqipërisë statusin kandidat”. Këtë herë “është një rekomandim i pastër, pa asnjë presje pas PO-së”, nënvizon kryeministri Rama.
Vendimi pritet në fund të muajit. Në Paris kryeministri Rama merr dhe mbështetjen e Francës nga presidenti Francois Hollande.Më 24 qershor, pasi janë kapërcyer dhe pengesat e fundit me Spanjën dhe Cekinë, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare konfirmojnë dhënien e Statusit.
Për vendin do të nisë një sfidë e re

DRONI DHE RAMA
NË BEOGRAD

Një nga meritat që Shqipërisë i është njohur gjithnjë, është roli i saj në Ballkan. Kryeministri Edi Rama i kushtoi një vëmendje të posacme rritjes së peshës së vendit në rajon. Në konferencën e udhëheqësve ballkanik, organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, ku Tirana ishte propozuesja e dokumentit bazë të takimit, zoti Rama njoftoi dhe vizitën e tij të ardhshme në Beograd, e para pas 68 vitesh

Por në Ballkan paqja ende nuk mund të merret si e mirëqenë. Ndeshja e futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd rindezi nacionalizimin e egër. Në stadium thirrjet për të vrarë shqiptarët nuk rreshtën. Ndërsa loja ishte ndërprerë për shkak të objekteve të hedhura në fushë, shfaqja në qiellin e stadiumit, të një droni me simbole shqiptare e ktheu ndeshjen në një sulm të paprecedentë ndaj lojtarëve shqiptarë.
Propaganda serbe veproi me shpejtësi për ta përkufizuar gjithshka si një provokim për shkak të dronit, i cili madje sipas tyre ishte komanduar nga vëllai i kryeministrit. Për Zërin e Amerikës, nga Bostoni, zoti Rama tha se “ne jemi krenar që nuk kemi asnjë lidhje me cfarë u shfaq në formën e vet më të egër dhe më negative si një shëmbëlltyrë e së shkuarës, të cilën ne jemi të vendosur ta lëmë prapa”.
Dhe pavarësisht retorikës së rënduar serbe dhe shkëmbimeve të notave të protestave mes palëve, kryeministri nuk hoqi dorë nga vizita në Beograd. Ajo vetëm do të shtyhet me tre javë, pas trysnisë ndërkombëtare mbi kryeministrin serb.
Tensioni është në ajër në mjediset e pallatit Srbia, më 10 Nëntor, ku deklaratat e zotit Rama për Kosovën do të shfaqen si një dron i dytë për serbët. “Pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qëndrueshëm. Cdo perceptim i ri i Serbisë lidhur me këtë cështje, është më shumë se sa i mirëpritur prej nesh”. Kryeministri Vucic, i skuqur në fytyrë deklaron se “dua të shpreh pakënaqësinë time të thellë për këtë provokim në këtë konferencë shtypi”.
Gjakrat do të zbuten me kalimin e orëve dhe në mbrëmje të dy kryeministrat do të darkojnë së bashku. Të nesërmen zoti Rama do të jetë në Preshevë ku shqiptarët e atjeshëm i rezervojnë një pritje tejet entuziaste, ndërsa në të gjithë trevat shqiptare në rajon, vizita në Serbi shihet gati si fitorja e një beteje.

BOJKOTI DHE
ZGJEDHJET NË PD

Por ndërsa zoti Rama i mëshon paqes së qëndrueshme në Ballkan, në shtëpinë e tij, paqja politike nuk është aspak e lehtë. Në pjesën e parë të vitit, opozita braktisi disa herë punimet e parlamentit, dhe nisi një bojkot të gjatë në korrik pasi deputeti i saj Gent Strazimiri u sulmua në korridoret e parlamentit nga dy deputetë socialistë.

Edhe fillimi i sesionit të ri parlamentar e gjen opozitën jashtë parlamentit. “Ne nuk do të shkojmë në një vend ku opozita, nuk dëgjohet, nuk replikohet por dhunohet fizikisht”, deklaron kreu democrat më 1 Shtator.
E djathta akuzon shumicën se ka përfshirë në parlament element me të kaluar kriminale dhe e kushtëzon rikthimin e saj dhe me cështje të tjera të ngritura prej kohësh si respektimi i vendimeve të gjykatës kushtetuese dhe ngritja e komisioneve hetimore të kërkuara prej saj. Kryeministri thotë më 29 Shtator se është i gatshëm për plotësimin e tyre “por vetëm askush të mos na kërkojë të bëjmë babysitterin e opozitës”.
Në tetor parlamenti do të miratojë ngritjen e komisioneve hetimore dhe bie dakort edhe për ndryshimin e rregullores, për kohën në dispozicion të opozitës.Por as kjo lëvizje nuk i bind demokratët të cilët kërkojnë garanci ndërkombëtare. Më 22 nëntor opozita do të organizojë një protest të madhe në Tiranë. “Kur shkelet kontrata me popullin, nuk është populli ai që bie, por jepet dorëheqja ose rrëzohet qeveria”, deklaron zoti Basha në fjalën e tij gjatë protestës.
Në dhjetor, për ndërmjetësimn mes palëve përfshihet parlamenti europian. Përfaqëuesit e dy grupeve kryesore vijnë njëri pas tjetrit në TIranë. Në fillim eurodeputeti Knut Fleckenstein, e pak ditë më pas Eduard Kukan, i cili i paraqet palëve dhe një propozim konkret, i cili përmban shqetësimet e ngritura nga opozita në këmbim të rikthimit të saj në parlament. Kur u duk se gjithshka ishte përmbyllur demokratët kërkojnë të bëjnë shtesa në tekst dhe vetëm në mesnatë e firmosin pa ndryshime.Të nesërmen opozita rikthehet në parlament, në limitet kohore për mosdjegien e mandateve.
Pati mjaft analiza sipas të cilave bojkoti i zgjatur ishte një mënyrë e kryetarit Basha për të mbajtur të shtrënguar radhët e partisë, ku zërat kundër po dilnin më hapur. Procesi i zgjedhjeve dhe rinovimit të strukturave zgjati gati një vit e gjysëm nga zgjedhja e tij si kryetar. Pas shumë shtyrjesh kuvendi i demokratëve u mblodh në shtator, ku u fol dhe për ndjesë ndaj gabimeve në vitet e pushtetit. “Një pjesë e përfaqësuesve tanë në qendër e në periferi u lodhën nga qeverisja”, tha zoti Basha.
Zoti Basha ndryshoi modelin e strukturave drejtuese, duke i zgjeruar në numër, ndërsa shtyu në kohë edhe zgjedhjen, më 30 Nëntor, të kryesisë së re, e re thuajse në të gjitha kuptimet, në formë dhe në emrat e përfaqësuar në të. Një përpjekje për të vendosur qartë gardhin rreth shtëpisë së cilës i ka dal për zot.

VIZITA E PAPES

Përtej debateve, ka një moment të vecantë gjatë 2014, vizita e Papa Francescut, I cili zgjedh të vijë në Shqipëri, në të parën vizitë të tij në Europë. Për 24 orë, Shqipëria do të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare

Ati i Shenjtë do të zbresë në tokën shqiptare mëngjesin e së dielës 21 shtator. Rruga nga aeroporti deri në qendër të Tiranës do të jetë e mbushur me njerëz, të të gjitha besimeve, të cilët kanë dalë për të parë nga afër dhe për të përshendetur Papa Franceskun.
Në bulevardin qëndror ku ai kalon janë vendosur portretet e 40 klerikëve të martirizuar nga regjimi komunist. Dëshmitë e dy të mbijetuarve nga tmerret e diktaturës do të përlotin Atin e Shenjtë.
Mes entuziasmit të mijërave shqiptarëve Papa bën dy herë xhiron e Sheshit Nënë Tereza ku ai do të mbajë më pas dhe meshën e së dielës. Ati i Shenjtë vlerëson tolerancën fetare në Shqipëri dhe duke iu referuar shqiponjës, simbolit të flamurit shqiptarë, u kujton shqiptarëve që ashtu si shqiponja të fluturojnë lart, ndërsa i uron atyre “Paqe në zemrat tuaja, Paqe në kombin tuaj. PAQE”. (voa)

Konfrontimi i rrënjëve të tatëpjetës së Kosoves

Gjashtë vite pasi “pavarësia e mbikqyrur” filloi në Kosovë dhe 15 vite pasi sulmet ajrore të NATO-s i dhanë fund luftës gjenocidiale në Kosovë, dhjetori i 2014 shënon një pikë kthese dëshpëruese në historinë më të re të Kosovës. Ngërçi gjashtë mujor në procesin politik të Kosovës që pasoi zgjedhjet e përgjithshme me 8 qershor dhe që mbaroi me ndarjen e koalicionit që kundërshtonte kthimin e Hashim Thaçit në pushtet si kryeministër dhe të partise së tij, Partisë Demokratike të Kosove (PDK), e ka thelluar deficitin demokratik të Kosovës. Me zgjedhjen nga Parlamenti i Kosovës me 8 dhjetor të Isa Mustafës si kryeministër, Hashim Thaçit si zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm, Kadri Veselit, ish kryetarit të shërbimit të dyshimtë sekret (SHIK) si Kryetar i Parlamentit, bashkë me emërimin e një numri të madh ministrash dhe zëvendësministrash, politika elite që e ka ndaluar Kosovën të lulëzojë e të përparojë gjatë dekadës së fundit është kthyer në pushtet. Përderisa Beogradi ka marrë çdo masë të mundshme që nga fundi i luftës për të mbajtur dominimin e tij mbi Prishtinën dhe për të destabilizuar Kosovën e rajonin, dhe përderisa Përëndimi ende ka për ti dhënë Kosovës sovranitet të plotë dhe ta pranojë atë në institucionet ndërkombëtare, shumica e elitës politike të Kosovës mban përgjegjësinë për përkeqësimin politik dhe ekonomik të vendit sepse ata kanë dështuar që të angazhohen seriozisht në shtet-ndërtim. Në vend se të mbështesin sundimin e ligjit, ata i kanë mbushur xhepat e tyre duke kërkuar haraç dhe duke emëruar në pozita të rëndësishme anëtarë të pakualifikuar të familjeve të tyre. Në vend se të ndikojnë në zhvillimin ekonomik, aktivitetet e tyre privatizuese kanë çuar në projekte të diskutueshme që i kanë pasuruar ata dhe partnerët e tyre të huaj. Si rezultat, papunësia tani është të paktën 40% (është mbi 60% në grupmoshat 18-30 vjeç) dhe rinia kosovare po braktis vendin masovisht, kryesisht në mënyrë ilegale.

Në kundërshtim me deklaratat e tyre se ata nuk luajtën rol në dhënien fund të ngërçit politik të pas-zdhedhjeve, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ushtruan presion të madh mbi LDK-në, e cila fitoi 30 vende në zgjedhjet e fundit të Kosovës, që ta linte koalicioinin dhe të formonte koalicion me PDK-në, e cila fitoi 37 vende në Parlamentin me 120-vende. Perëndimi preferoi status-quo në mënyrë që të çonte përpara politikën e saj që ta paqësojë Serbinë, të cilën ata në mënyrë të gabuar e shohin si motorrin e ardhshëm të zhvillimit ekonomik dhe politik në Evropën Juglindore.

Bashkimi Evropian e ka dështuar popullin e Kosovës duke bërë retorikë të thatë për sa i përket dhënies fund të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, përderisa në të njëjtën kohë bëhet bashkë me anëtarët e korruptuar të elitave politike të Kosovës. BE-ja është bërë pjesë e problemit me zbulimin e kohëve të fundit nga një britaneze se gjykatësit dhe prokurorët që përfaqësojnë EULEX-in kanë mbrojtur politikanë të pushtetshëm duke mbuluar evidencë të korruptimit të tyre. BE-ja gjithashtu e ka kthyer Kosovën në “geton” e fundit evropiane duke e shpërblyer Serbinë e duke mos i dhënë Kosovës liberalizimin e vizave – diçka që Parlamenti i Kosovës duhet të shqyrtojë menjëherë.

Liberalizimi i vizave është thelbësor jo vetëm për zhvillimin ekonimik, por edhe për arsyen se izolimi i Kosovës i ka dhënë ngritje depërtimit të rrezikshëm e të paparë të islamit radikal. Përderisa kosovarëve nuk u lejohet të udhëtojnë për në Evropën Perëndimore apo Bashkimin Evropian, ata janë të lirë të udhëtojnë për në lindje në Turqi e më tej. Fundamentalistat islamikë nga bota arabe kanë qenë duke financuar lëvizje politike, ndërtuar xhami aty ku kurrë nuk ka pasur në Kosovë, dhe duke u dhënë para grave që jetojnë në varfëri si këmbim që ato ti veshin shamitë dhe ti dërgojnë bijtë e tyre në shkolla fetare. Për herë të parë që nga 1912 (kur okupimi 425 vjeçar i trojeve shqiptare nga Perandoria Turke Osmane u përmbys) fundamentalistat islamikë, të refuzuar gjerësisht nga shqiptarët në gjithë Ballkanin, ia kanë dalë që të infiltrojnë një popullsi laike muslimane, të cilët kanë jetuar krah për krah me fqinjët katolikë, të krishterët ortodoks, dhe hebrenjt në harmoni për vite e shekuj të tërë. Islami radikal është në kundërshtim me modelin shqiptar të islamit, thelbi i të cilit është toleranca ndërfetare, respekti, dhe mirëkuptimi.

Qeveria e SHBA-ve gjithashtu e ka dështuar popullin e Kosovës duke iu bashkuar BE-së në ngritjen elitave politike të korruptuara të Kosovës. Në këtë proces, Amerika e ka abuzuar fuqinë e saj tek shqiptarët, grupi etnik më pro-Amerikan e pro-demokraci në Evropën Juglindore. Duke ia dorëzuar pushtetin pas luftës pothuajse pa përjashtim atyre që do t’u bindeshin kërkesave të Perëndimit, Perëndimi dështoi që të shrytëzonte expertizën dhe shkollimin e shumë profesionistëve kosovarë. Duke qenë e dyta kundrejt Evropës, administrata e SHBA-ve i ka mundësuar Beogradit që të hyjë në vakumin e krijuar nga mungesa e unitetit dhe vendosshmërisë së 28 shteteve anëtare të BE-së, pesë nga të cilat refuzojnë ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.

Në të njëjtën kohë, shumë kosovarë e mendojnë vetveten si minoritet i shtypur, të nënshtruar ndaj tekave të Serbisë, Rusisë, dhe BE-së që konspirojnë kundër vendit më të ri në botë. Realiteti është që shqiptarët janë shumica dërrmuese e shtetit të ri dhe në vend se të vajtojnë rreziqet e vërteta e të imagjinuara ndaj egzistencës së Kosovës, zyrtarët e zgjedhur duhen të përqëndrohen në punë të qeverisjes, policisë, ofrimin e energjisë, ujit, shkollimin adekuat, dhe kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët, dhe të paraqitjes së masave anti-korrupsion në çdo institucion publik, si lokal ashtu edhe në nivel qëndror.

Qeveria e Kosovës e ka fuqinë ta ndryshojë të ardhmen e bisedimeve Prishtinë-Beograd duke marr kontrollin mbi marrëdhëniet me serbët në Kosovën veriore. Gjithashtu, ajo ka fuqinë që ti rezistojë krijimit të gjykatës speciale për krime lufte për Kosovën, kur as shumë pak trupa serbë paramilitare e militare nuk janë sjellur para drejtësisë për okupimin 10-vjeçar të Kosovës, dëbimin e një milion kosovarëve, dhe vrasjen e dhunimin e mijërave pa u ndëshkuar fare prej 1998-1999. Qeveria e Kosovës mund të përqëndrohet në sjelljen e kësaj padrejtësie para vëmendjes ndërkombëtare. Kjo thjesht është çështje e vullnetit politik.

Kosova mund të jetë e suksesshme, por nuk do ta arrijë atë po qe se kosovarët nuk ngriten përballë problemeve dhe nuk bëhen zot të fatit të tyre. Përndryshe, Kosova do të vazhdojë të rrësqasë në një gjendje të limbos politike dhe ekonomike dhe ajo do jetë në mëshirën e fuqive të huaja. Ka ardhur koha që kosovarët, sidomos të rinjtë, ta shfrytëzojnë momentin dhe të nisin veprime jo të dhunshme që të sjellin vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj tatëpjetës që e ka marrë Kosova. Është po ashtu koha që burrat dhe gratë e afta në diasporën shqiptare – shumë prej të cilëve ia kanë kthyer shpinën Kosovës që kur pavarësia u deklarua me 2008 – ta ndihmojnë Kosovën që të dalë nga situatata dëshpëruese sociale dhe ekonomike në të cilën ajo gjendet. Përndryshe, Kosova do të vazhdojë të rrësqasë në një limbo ekonomike e politike, dhe do të jetë në mëshirën e vazhdueshme të fuqive të huaja. (Shirley Cloyes DioGuardi /AACL)

Përshëndetje të nderuar bashkëkombës, ju të trojeve etnike.

Agjenci turistike kriminele në bashkëpunim me gazeta shqipfolëse kriminele, të dirigjuara nga agjentët e huaj serbo-grek, mashtrojnë shqiptarët e pashkolluar kinse do të fitojnë ndonjë azil në Perëndim. Qëllimi: të bëjnë pastrimin etnik të shqiptarëve, azil nuk do të fitojnë asnjëherë.Do të terrorizojnë vetveten si budallenj por më tepër do të terrorizojnë fëmijët dhe gratë e tyre dhe në fund këta “burra” do të dëbohen. Shqiptarët krye lakra akoma nuk e kanë kuptuar se Perëndimi ka pranuar punëtorë deri në vitin 1978 herën e fundit. Por ajo kohë ka kaluar.
Shqiptarët aventuristë nuk e kanë kuptuar se të drejtë pune dhe qëndrimi në Perëndim kanë vetëm qytetarët e shteteve që janë anëtare të Bashkimit Evropian, edhe atë me disa kushte: ndonjë prej qytetarëve të BE që është i interesuar për punë në një shtet tjetër Perëndimor, ka të drejtë të udhëtoj atje ku donë dhe të kërkon punë, por nëse nuk gjen punë brenda 3 muajve është i detyruar të rikthehet në shtetin e vet. Dhe, nëse gjen punë mund të qëndroj aty vetëm derisa ka punë, nëse e humbën punën dhe nuk mundet të punësohet sërish, doemos të rikthehet në atdheun e vet.
E tani, për të gjet ndonjë punë duhet të jetë ndonjë specialist i madh, i tipit që mungon në vendin që punë kërkon edhe atë nëse e zotëron mirë gjuhën e atij vendi. Perëndimit nuk i nevojiten: pastruesit, muratorët, elektricistët, automekanikët, mësuesit, mjekët, inxhinierët, ekonomistët, shitësit, punonjësit e restoranteve, bujqit, barinjtë, shoferët, pilotët, samarxhinjtë, tërkuzaxhinjë e huaj. Kjo sepse ka me miliona njerëz të tillë të papunë nga radhët e veta të cilëve patjetër të iu jap ndihma sociale si të papunësuar, por ndihma sociale është me kusht që personi i papunë të ri-shkollohet dhe të jetë aktiv në kërkimin e punës. Të tillët, çdo muaj lypset të shkruajnë lutje për vazhdimin e ndihmës sociale por edhe të raportojnë me dokumentacion se ku kanë kërkuar punë etj. Dhe, kur enti social gjen punë për ta, i detyron ta pranon atë punën përkundër faktit se i papunësuari është për shembull mësues tani detyrohet të punoj si pastrues ose humbën ndihmën sociale. Shtetet Perëndimore nuk janë budallenj siç mendoni ju, të paguaj kot të papunësuarit e vet kurse vendin e lirë të punës të ia japi ndonjërit prej juve që pikë së pari jo vetëm se nuk keni haber me gjuhën e tyre por nuk e kuptoni edhe shqipen si duhet. E pastaj, Perëndimorët janë më të kualifikuar për punë se shqiptarët e trojeve etnike, pse të ju japi punë juve e pse jo të vetëve? Për ju nuk përgjigjet dhe as që ka ndonjë obligim, kurse për të vetët po. Por mos harroni më kryesoren; më përpara se të kërkoni punë ju medoemos të keni leje qëndrimi, dhe leje qëndrimi nuk u japin asnjëherë sepse ju ikni në Perëndim ilegalisht dhe trojet shqiptare nuk janë anëtare e BE-s.
Gazetat shqipfolëse, si psh Bota Sot, i mashtroi njëherë shqiptarët kinse ka punë për ta në Suedi, në vendin ku 40% e rinisë nën 30 vjet vetë nuk kanë punë; pastaj pasi u mbushën autobusët me budallenj shqiptarë, e botuan një Lajm tjetër, demek, Australia ka punë për ta…e kohën e fundit kinse Zvicra ka punë për ju. Këto janë rrena të fëlliqura, mos bini pre e këtyre mashtrimeve dhe të shitni edhe atë pasuri që u ka mbetur për të bërë leverdi për antishqiptarët. Më vjen keq se shumë prej kombit të cilit i takoj vet, gjenden në një gjendje të keqe ekonomike, dhe mu për atë arsye i shkruaj këto rreshta, dhe unë nuk u mashtrojë, e them të vërtetën: Mos lëshoni vendin sepse do të ktheheni prapa kundër vullnetit të juaj, ndërtoni vendin e juaj, kërkoni përgjegjësi dhe llogari prej politikanëve të juaj kriminel, janë ata fajtorët e mjerimit të juaj.
Gëzuar Vitin e Ri 2015, përpiquni ta bëni më të rehatshëm për ju dhe fëmijët e juaj.

BIK-u, emigrantëve: Mos ikni nga Kosova

H.Orana
Bashkësia Islame e Kosovës ka dhënë urdhër që sot nëpër të gjitha xhamitë tu bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të mos migrojnë jashtë vendit.Sipas BIK-ut, kjo e dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, pasi më herët Kosova ka qenë në krizë edhe më të madhe se që është tani.
Imamët bëjnë apel të mos largohen nga vendi se kjo është pjesë e agjensive të ndryshme dhe qëllim i Serbisë për të prish rininë e vendit tonë.
Ky ka qenë një urdhër nga Bashkësia Islame e Kosovës që nëpër të gjitha xhamitë sot të jepet ligjeratë e veqantë lidhur me këtë çështje.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, denon ashper imgrimin ilegal dhe përkrah e përshëndet si masë të nevojshme për ruajtjen dhe sigurinë e vendit. Vendi ynë dhe besimtarët tanë, në asnjë mënyrë e në asnjë rrethanë nuk duhet që të derzohen nga sprovat. Bashkësia Islame e Kosovës, edhe njëherë fton besimtarët e në veçanti të rinjtë tanë, që të mos bien pre e grupeve të ndryshme që mundesojn trafikimin e njerëzve në mënyrë të paligjshme”./BS

Kurti: Situata në Kosovë po shkon drejt shpërthimit

Kjo gjendje shpërthyese natyrisht do të duhej të jetë e orientuar me koncept të qartë dhe me organizim të mirëfilltë, thotë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë. ​Radio Evropa e Lirë: Zoti Kurti, Kosova tashmë ka institucionet e reja, për formimin e të cilave keni qenë mjaft kritik. Por, duke pasur parasysh ngërçin prej gjashtë muajsh, është thënë se zgjidhje tjetër nuk ka pasur. Ju si mendoni?

Albin Kurti: Ka pasur zgjidhje tjetër dhe ajo ka qenë zgjidhje e vërtetë, shumica parlamentare t’i formojë institucionet e legjislaturës së pestë. Mirëpo, LDK-ja e udhëhequr nga Isa Mustafa, në momentet e fundit vendosi që t’i bashkohet Thaçit dhe kësisoji në Kosovë ta instalojnë vazhdimin e misionit të vjetër, që do të thotë rehati për politikanët që vishen me pushtet , mjerim për qytetarët të cilët që përballen më mbi jetesën dhe koncesione të mëtutjeshme Serbisë, së cilës i shtohen apetitet.

Ne, nuk besojmë që me këtë qeveri të re do të ketë të mira të reja për Kosovën. Përkundrazi, qeveria e Kosovës po e degradon Kosovën edhe në aspektin politik dhe atë ekonomik, politikisht po e bën vendin jofunksional si Bosnjën e pas luftës.

Ndërkaq, ekonomikisht po e bën atë të mjerë si Amerikën Latine në çerekun e fundit të shekullit të kaluar. Interesante është që në vitin e ardhshëm shënohet njëzet-vjetori i konferencës së Dejtonit, kurse në Kosovë po synohet të implementohet asociacioni i komunave më shumicë serbe që na bosnjëzon praktikisht. Pra, Bosnja pa të ardhme, paradoksalisht po shndërrohet në të ardhmen e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Ju, si Lëvizje keni “rezistencë” ndaj dialogut me Serbinë,i cili shihet si një prej detyrimeve parësore të institucioneve të Kosovës. Mendoni se kjo ka ndikuar që koalicioni qeverisës të marrë këtë formë që ka sot?

Albin Kurti: Shteti i Kosovës është “për tokë”. Nëse i bërtasin të veshi shtetit të Kosovës “dialog me Serbinë”, shteti i Kosovës mund të pësojë edhe infarkt. Ne do të duhej të ngrihemi në gjunjë një herë, mirëpo kjo nuk do të ndodh me koalicionin PDK-LDK, i cili është i vendosur që të vazhdojë gjurmëve të [qeverisë] Thaçi II. Pra, ne e kemi të domosdoshme që ta kthejmë dinjitetin, sovranitetin, integritetin territorial për Kosovën dhe kjo nuk bëhet duke i vazhduar pazaret e Thaçit me Serbinë, me ç’rast Thaçi personalisht mbetet larg burgut e Serbia si shtet i afrohet Bashkimit Evropian.

Nuk mendoj që arsyeja kryesore që është prishur VLAN-i ka qenë dialogu, por besoj që Mustafa ka pasur gatishmëri që të mos ndryshojë asgjë nga formati, karakteri dhe qëllimet e dialogut, ashtu siç e kanë zhvilluar në të kaluarën Thaçi dhe [Edita]Tahiri.

Radio Evropa e Lirë: A besoni në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Ky dialog pritet të rifillojë në janarin e vitit të ardhshëm…

Albin Kurti: Pas Luftës së dytë Botërore, shtetet e ndryshme evropiane i kanë normalizuar marrëdhëniet në kushtet kur nuk kishin më pretendime territoriale dhe kishin njohje reciproke. Si do të mund të normalizohen raportet me Serbinë kur ne nuk i kemi këto? Realisht edhe pas njohjes së Serbisë ne nuk do të kemi marrëdhënie normale me të, por pikërisht atëherë do të mund të thuhej që ai normalizim do të ishte normal.

Unë nuk besoj në normalizimin e marrëdhënieve më Serbinë, përderisa ajo i ka këto pretendime ndaj Kosovës, nuk ballafaqohet me të kaluarën dhe nuk na e pranon pavarësinë. Por, në anën tjetër e kemi parë që duhet të besojmë në normalizimin e marrëdhënieve të krerëve të institucioneve të Kosovës me ato të Serbisë.

Për herë të parë në Kosovën e pavarur jemi me një qeveri e cila i ka marrëdhëniet shumë më të mira me Beogradin se sa që i ka Shqipëria apo Qeveria e Shqipërisë marrëdhëniet me Beogradin.

Radio Evropa e Lirë: Keni kritikuar institucionet ndër të tjera për korrupsion, për nxitje të migrimit të paligjshëm dhe zhvillim të ngathtë ekonomik. Sa keni arritur ju të ndikoni në zvogëlimin e këtyre dukurive?

Albin Kurti: Besoj që Lëvizja Vetëvendosje, ka qenë gjithmonë subjekti i cili ishte në ballë të luftës kundër korrupsionit. Dhe këtë e kemi bërë për shkak se besojmë se pa shtet të së drejtës nuk ka as ligj të respektuar prej qytetarëve dhe në të njëjtën kohë nuk ka as kredibilitet për vetë republikën tonë.

Natyrisht që ne pak kemi mundur të bëjmë si grup parlamentar opozitar. Çdo herë e kemi ngritur zërin kundër korrupsionit, veçse duhet theksuar që luftimin e korrupsionit e kemi dëshmuar si qeverisje në Prishtinë, prej ndërprerjes së ndërtimeve pa leje e deri të transparenca e plotë në punësim.

Radio Evropa e Lirë: Sa mendoni se do të mund të funksiononi si opozitë e mirëfilltë, duke qenë se partitë e koalicionit qeverisës gëzojnë një shumicë të qëndrueshme në Kuvend?

Albin Kurti: Ata është e vërtet që i kanë numrat, mirëpo ata kurrë nuk e kanë pas rejtingun më të ulët te populli i Kosovës. Praktikisht të dy partitë që po rrudhen e po vyshken me shpejtësi, u bën bashkë në rënie e sipër. Besoj se Lëvizja Vetëvendosje si opozita kryesore dhe prijëse do të arrijë që edhe me deputetët e tjerë opozitara të AAK-së dhe Nismas, t’i ketë gjithsejt 33 deputetë në Kuvendin e Republikës.

Duke pasur parasysh se janë edhe disa të pavarur edhe disa të tjerë të pakënaqur në PDK e LDK do të arrijmë ta kemi numrin prej 40 deputetësh,i cili është i nevojshëm për të bërë komisione hetimore parlamentare.

Në të njëjtën kohë do të arrijmë që të kemi seanca të jashtëzakonshme për tema të cilat nuk janë ngritur më herët. Gjithashtu ne synojmë që tëpengojmë dy të tretat e deputetëve t’i ngrejnë duart si makineri e votimit, në mbështetje të këtij regjimi.Pra, posa t’i arrijmë 41 deputetë, atëherë ata nuk do të mund t’i kenë dy të tretat dhe ky paraqet një ndër synimet tona. Mbi të gjitha ne nuk synojmë që të kufizohemi vetëm në Kuvend. Aksionet publike dhe tubimet anë e kënd Kosovës, protestat e demonstratat do të vazhdojnë të jenë mjet i zakonshëm i Lëvizjes Vetëvendosje edhe me tej.

Radio Evropa e Lirë: Përmendët demonstratat, si mendoni t’i mbani nën kontroll? A keni ndonjë mekanizëm?

Albin Kurti: Besoj se situata në Kosovë po shkon drejt shpërthimit. Ne kishim një rrije të ulët ekonomike prej realisht 2,5 % në këtë vit, e cila ishte e varur nga investimet publike dhe konsumi publik e privat i familjeve.

Paqja sociale gjithnjë e më e brishtë në Kosovë mbahet nga remitencat e mërgatës sonë. Dhe kjo gjendje shpërthyese natyrisht do të duhej të jetë e orientuar me koncept të qartë dhe me organizim të mirëfilltë. Të dyja këto i ka Lëvizja Vetëvendosje dhe unë mendoj që ata që duhet të frikësohen nga shpërthimi i situatës në Kosovës kurrsesi nuk janë qytetarët, por vetëm këta pushtetarë të korruptuar.

Radio Evropa e Lirë: Një nga sfidat më serioze përballë institucioneve të Kosovës është themelimi i Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte. Pse e kundërshtoni ju formimin e kësaj Gjykate?

Albin Kurti: Ne kemi nevojë për drejtësi universale, e jo për gjykata speciale. Le të mos harrojmë që nuk e dimë as statutin, as organizimin, as strukturën, as misionin, as përbërjen, as përmbajtjen dhe as financimin për këtë gjykatë speciale. Pra të thuash se je për Gjykatën Speciale do të thotë të japësh një çek bllanko, tërësisht të papërgjegjshëm; këto asnjëherë nuk janë bërë të ditura. Për më tepër më duhet të theksoj se për gjykatë të re ka nevojë Serbia, meqë ajo i zhvilloi katër luftëra dhe vrau 150 mijë jo serbë, ndërkohë që Gjykata Speciale atje për krime të luftës i ka në burg vetëm 160 serbë.

Ne e dimë që Kosova ka qenë shoqëri e viktimës dhe e dimë që Serbia ishte agresori, por e di gjithashtu se ka interes nga segmente të ndryshme ndërkombëtare që ta ndryshojnë ketë fakt, i cili është fakt historik. Për të gjitha krimet individuale në Kosovë do të duhej të kemi përgjegjësi individuale.

Kur EULEX-i është dashur të jap llogari për 1.5 miliardë euro të taksapaguesve evropianë, që i shpenzoi në këto 6 vite,atëherë dëshirojnë të formojnë edhe gjykata të reja; kjo është plotësisht e papranueshme. Dhe krejtësisht në fund mendoj që politikanët e Kosovës do të duhej të ishin në burg për krimet e paqes që i dijnë të gjithë ndërkombëtarët, e jo për krimet e luftës, të cilat i ka shpikur ndonjë ndërkombëtar. (rel)