Si e përfytyrojnë demokracinë gjermanët?

Një studim i Universitetit të Lirë në Berlin shpjegon pjesërisht përcaktimet e njerëzve në Gjermani ndaj ekstremizmit. Demokracia nuk është stabile, thotë bashkautori i studimit Klaus Schroeder.DW: Çfarë ju ka befasuar më shumë në vlerësimin e përgjigjeve të 1400 qytetarëve?
Klaus Schroeder: Më ka befasuar më shumë që çdo i dyti është kundër monopolit të dhunës nga shteti. Këtë nuk e kemi llogaritur fare. Pasoja do të ishte – nëse nuk kemi një monopol të tillë, si në disa shtete të botës ku nuk ka demokraci – shpërthimi i një kaosi të pëgjithshëm. Ne nuk mund ta shpjegojmë ende këtë. Por ekziston një lloj sikleti ndaj dhunës së shtetit. Megjithatë nuk kemi llogaritur me refuzimin e monoplolit të dhunës nga shteti.
DW: Sipas studimit tuaj, ekziston edhe një lloj simpatie për revolucion.in Si e shpjegoni këtë?
Klaus Schroeder: Pyejta e shtruar ishte, a mund të përmirësohen kushtet e jetës pa revolucion? Është e mundur që në këtë pyetje të jenë përgjigjur edhe personat nga krahu i djathtë politik. Por shumë prej tyre mendojnë se pa ndryshimin e të shumë fushave, nuk do të ndryshojnë për të mirë as kushtet e jetës. Ne nuk kemi pyetur për formën klasike të revolucionit, por nëse njerëzit duan ndryshime rrënjësore dhe këtë duket se e do një e pesta e pjesëmarrësve në sondazh. Çdo i pesti do të donte një ndryshim rrënjësor, jo vetëm reforma të vogla.

DW: Cili është konstatimi juaj: a kontestohet në këtë mënyrë sistemi i demokracisë partiake?
Klaus Schroeder: Demokracia e tillë shikohet në mënyrë shumë skeptike. Shumica e gjerë, gjë që nuk kemi pritur, prej më shumë se 60%, thotë se në demokracinë tonë nuk e kanë fjalën kryesore zgjedhësit, por ekonomia. Do të thotë, këtu ekziston një lloj skepticizmi. Kur skeptikët e majtë thonë se demokracia e vërtetë është e mundur vetëm nëse zhduket kapitalizmi, 30 % të tjerë thonë se sistemi varet nga fuqia sunduese dhe rendi ekonomik. Skepticizmi ndaj kapitalizmit shkon aq larg sa që 19 % në Lindje dhe 14 % në Përëndim, mendojnë se kapitalizmi çon drejt fashizmit. Ky qëndrim është pritur dikur vetëm nga ekstremistët e djathtë.
DW: Kur jemi tek ekstremistët: cili grupim është më i fuqishëm në Gjermani – ekstremizmi i djathtë apo i majtë?
Klaus Schroeder: Përcaktimet e ekstremizmit të majtë janë shumë më të përhapura se sa ato të djathta. Ekstremistët e majtë përfitojnë nga pohimet e tyre – se luftojnë për drejtësi. Ndërkohë që të gjithë e dinë se ekstremistët e djathtë kanë një mendje raciste popullore. Kur ekstremistët e djathtë bëjnë një vepër, atë e dënojnë të gjithë. Ndërsa kur majtistët ekstremë bëjnë një njëjtën gjë, shumica shikon diku tjetër. Në shkencë dhe në debatet politike, ekstremizmi i majtë shpesh nënvlerësohet e ndonjëherë nuk vërehet fare.
DW: Mendoni se demokracia jonë është në rrezik?
Klaus Schroeder: Jo, demokracia nuk është e cënuar. Por ajo gjithmonë është labile. Pa përmirësime të përhershme dhe pa dialog ajo nuk mund të jetë stabile. Këtë e dëshmojnë edhe rezultatet e sondazheve. Përgjegjësit politikë dhe elitat duhet të angazhohen më shumë për ruajtjen e rendit shoqëror, ekonomik dhe politik. Kjo sepse në popull shpesh krijohet bindja se “ata lartë” nuk po bëjnë asgjë, por interesohen vetëm për interesat e veta. Tek lëvizjet e ndryshme, ekstremistët e majtë dhe të djathtë janë të një mendimi: ata refuzojnjë sistemin e këtushëm.
DW: Cili është konstatimi juaj nga ky sondazh?
Klaus Schroeder: Politikanët, 35t dhe elitat duhet të përballen shumë më fuqishëm me paragjykimet dhe frikën që ekziston në popull. Ato duhet të ofrojnë përgjigje, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime. Ato nuk duhet të ikin nga dialogu, siç kemi pasur së fundi me lëvizjen “Pegida”. Por ato duhet të përballen edhe me radikalizmin e majtë. Vetëm përballja me argumente na mundëson një sistem stabil. Ky është koncepti i “demokracisë së vërtetë”, ku nuk duhet lënë fare hapësirë për armiqtë e demokracisë. Kjo është dëshmuar deri tani si rruga më e drejtë. Duhet luftuar baza e ekstremizmit, pavarësisht se çfarë ngjyrash është ai. Dhe kjo bëhet vetëm me argumente të mira.
Klaus Schroeder punon si shkencëtar i politikës në Otto Suhr Institut, në Universitetin e Lirë në Berlin. Atje drejton edhe Shoqatën për studimin e SED, të themeluar nga ai në vitin 1992. Historiani ka përcjellë procesin e bashkimit të Gjermanisë nga ana shkencore. Ai është autor i shumë studimeve, ndër to edhe ai aktual: “Kundër shtetit dhe kapitalit – per revolucion! Ekstremizmi i majtë në Gjermani”.

Mysliman alla austriak

Parisi, Kopenhaga. Europa diskuton mbi fenë islame dhe rrezikun islamist. Austria ndërmerr tani një rrugë të re: Një ligj i posaçëm duhet të rregullojë jetën e myslimanëve në Austri.Me një ligj të ri për fenë islame Austria do t’u kundërvihet tendencave fetare ekstremiste. Parlamenti austriak në Vjenë miratoi të ndryshuar një ligj të vitit 1912, me të cilin krijohen rregulla bazë për një fe islame europiane. Edhe vende të tjera kanë treguar interes për ligjin austriak, si Gjermania, Franca e Zvicra.
Në Austrinë me 8,5 milionë banorë jetojnë 560.000 myslimanë. Shumica e myslimanëve në këtë vend kanë rrënjë boshnjake apo turke. Prej më shumë se 100 vitesh një ligj i posaçëm për islamin rregullon bashkëjetesën me pakicën myslimane. Por prej tre vitesh në Republikën e Alpeve është punuar për një ligj të ri, sepse ligji i dikurshëm nuk i përgjigjej më kohës. Promotori i tij ministri i Jashtëm dhe i Integrimit të Austrisë, Sebastian Kurz: “Qëllimi ynë është i qartë. Ne duam sigurinë ligjore për myslimanët që jetojnë këtu, por nga ana tjetër edhe të krijojmë mundësinë që të zhvillohet një fe islame me profil austriak, i çliruar nga ndikimi dhe tutela nga jashtë”.

Ndalim i financimit të imamëve nga jashtë
Për të përmirësuar integrimin sipas ligjit të ri ndalohet financimi i klerikëve myslimanë nga jashtë, dhe kërkon shkollimin e imamëve në Austri, të cilët duhet të njohin gjermanishten. Që në vitin e ardhshëm në Vjenë do të hapet një katedër për teologjinë islame. Përveç kësaj për herë të parë myslimanëve u jepet e drejta për trajtim të fesë së tyre, e trajtim të posaçëm në ushtri, spitale apo burgje.
Ramazan Demir një klerik mysliman në burgun e të rinjve në Vjenë, tregon kujdes për 300 të rinj të burgosur vetëm dy orë në javë: “Ka kaq shumë të rinj që kanë nevojë për ndihmë, që kërkojnë këshillë dhe nuk gjejnë një klerik mysliman, …dhe mund të ndodhë që ata të radikalizohen sepse thonë; ky shtet nuk na jep ne ndihmën që kemi nevojë, dhe ai nuk do që ne të ndjehemi mirë. Në këtë moment punët bëhen të rrezikshme.”

Kritika ndaj ligjit të ri
Pas debateve të gjata komuniteti mysliman ka rënë dakord për ligjin e ri, por ky është vetëm një kompromis me qeverinë dhe përfaqësinë myslimane, thotë presidenti i këtij komuniteti, Fiat Sanac. “Ka ende cepa që mund që lëmohen aty, apo pjesë që duhen riparuar.” Rinia myslimane është më radikale në këtë drejtim dhe e refuzon në mënyrë të plotë ligjin e ri. Shoqata e xhamive, Unioni myslimano-turk ka bërë të ditur se do ta çojë këtë ligj para Gjykatës Kushtetuese.
Për shoqatën turke problem përbën ndalimi i financimit të shkollimit të imamëve nga jashtë. Me këtë risi ligjore nuk do të jetë më e mundur në të ardhmen që zyra turke për fenë të dërgojë imamët e saj në Austri. Unioni vëren një trajtim jo të barabartë me fetë e tjera. Kritikët e ligjit kujtojnë se kishës ortodokse ruse i lejohet financimi nga jashtë. (dw)

Koment: Klima e mungesës së denimeve

Amnesty International (AI) ka paraqitur raportin e fundit për gjendjen e të drejtave të njeriut. Në këto raporte shpesh ka pasur paralajmërime të rënda. Por raporti për vitin 2014 është edhe më i rëndë se të tjerët.Amnesty International (AI) ka paraqitur raportin e fundit për gjendjen e të drejtave të njeriut. Në këto raporte shpesh ka pasur paralajmërime të rënda. Por raporti për vitin 2014 është edhe më i rëndë se të tjerët.
“Viti 2014 – viti më i keq apo viti i kthesës për të mirë?”, pyeti Sekretari i Përgjithshëm i AI, Salil Shetty, në prezantimin e raportit aktual për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë. AI konfirmon se në rajonet e krizave: në Siri, Lindjen e Mesme dhe në shumë vende të Afrikës kemi një rrënim të sistemit të gjyqësisë dhe ikje nga denimet e atyre që kanë shkelur të drejtat e njeriut. “Klima e padënimit”, po përhapet. Reagimet e bashkësisë ndërkombëtare: “të paturpshme dhe të pamjaftueshme”!
Bilanci i tmerrshëm
Bilanci i Amnesty International për vitin 2014 është i tmerrshëm. Prej Damaskut e deri në Kabul, prej Meksikës e deri në Baku, prej Xhuba-s në Sudanin e Jugut e deri në Phenian dhe Kolombo, prej Abuja e deri në Moskë dhe Azinë Qendrore, prej Uashingtonit e deri në Pekin – në të gjitha këto vende dhe rajone ka pasur shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, të mbrojtura me Konventën e Gjenevës. Ndërkohë që ndihma humanitare është pamundësuar në shumë vende. Përfaqësuesit e shoqërisë civile që kanë guximin të zbulojnë këto ngjarje dhe të t’i bëjnë publike ato, denohen dhe përndiqen nga regjimet autoritare. Atë që kanë përjetuar aktivistët e shoqërisë civille në Kinë, Rusi, Sri Lankë dhe në vendet e tjetra, në raportein e AI definohet si: “Një vit shkatërrimtar për të gjithë ata që kanë dalur në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kundër vuajtjeve dhe luftës në rajonet e krizave.”

Ngecje edhe në Evropë

Jo vetëm për shkak të luftimeve të përgjakshme në Lindje të Ukrainës dhe masave të dhunshme të Rusisë, si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ndaj mendimit të lirë dhe përcaktimit seksual, por edhe në vendet e tjera të Evropës janë shënuar ngecje. Edhe në Gjermani ka shkaqe për shqetësim. Diskriminimet kundër minoriteteve dhe vështirësitë gjithnjë e më të mëdha në raport me vlerat njerëzore të refugjatëve dhe migrantëve janë përhapur shumë. Sulmet e partive në pushtet në Britani të Madhe dhe në Zvicër kundër Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nënvizojnë se në të gjitha kontinentet ekziston dëshira e shfuqizimit të institutucioneve për të drejtat e njeriut dhe për sigurinë e njerëzve. Tortura – “mundimi me vetëdije i një njeriu, për ta detyruar që të pohojë diçka”, siç quhet nga juristët – ka pasur edhe nga CIA, dëshmon një raport i Senatit amerikan. Në raport thuhet se ato janë bërë në bashkëpunim me vendet evropiane.

Afrika dhe Lindja e Mesme si vatrat kryesore

20 vjet pas gjenocidit në Ruandë, në këtë kontinent ende kemi konflikte të panumërta. Mjerimi e ka përfshirë Sudanin e Jugut, një vend i cili e ka arritur pavarësinë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Para syve të Kombeve të Bashkuara po bëhen krime të mëdha të trupave të papërgjegjshme qeveritare në konflikt me kryengritësit e grupeve të tjera etnike. Ndërkohë që çmimin më të lartë po e paguajnë të pafajshmit: gratë dhe fëmijët. “Pranvera” e vitit 2011 në siujdhesën arabe, ka kohë që është shndërruar në zhgënjim dimëror: Libia dhe Jemeni janë buzë shkatërrimit të shtetit. Iraku po përballet me hordhitë e një të ashtuquajturi Kalifat. Egjipti po vuan sërish nën diktatin e luftës kundër terrorizmit islamik. Siria me gati më shumë se 200.000 të vrarë – Kombet e Bashkuara kaherë kanë hequr dorë nga numërimi i të vrarëve – është harruar gati në tërësi. Izraeli dhe Gaza kanë numëruar së fundi një bilanc prej 2000 të vrarësh. Ndërkohë që partitë politike janë në qorrsokak, sa i përket zgjidhjeve të mundshme politike. Refuzimi i Izraelit të bashkëpunojë me Këshillin e OKB për të drejtat e njeriut paraqet shkelje të obligimeve të vendeve anëtare të OKB.

Heqja dorë nga veto?

Këshilli i Sigurimit mban përgjegjësi për paqën dhe sigurinë, si dhe për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Ndërlidhja e konflikteve dhe jo stabilitetit në njërën anë, si dhe varfëria, pabarazia dhe dështimet kanë rezultuar me raportin shumë të keq të AI për vitin e kaluar. Po a ndihmon nëse pese vendet e përhershme anëtare të KS të OKB heqin dorë nga vetoja kur bëhet fjalë për gjenocid dhe krime, siç kërkon AI? Prej vitit 1993 po diskutohet për reformën e KS – një diskutim i pafund. Dënimi i provokimeve dhe vërejtjen janë marrëveshjet më të shpeshta në KS. Ndërkohë që gjendja është e mjerueshme. Duhet të fillojnë menjëherë hapat e përmirësimit. Gjermania tani e ka shansin, pasi që në vitin 2015 është kryesuese e Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut.

Hanns Schumacher është një diplomat gjerman në pension. Ai ka drejtuar në vitin 2014, si ambasador i Gjermanisë, përfaqësinë e saj të pëhershme të OKB në Gjenevë.. (dw)

NASA, 5 misione për studimin e Tokës

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, është duke i dhënë fund periudhës së saj 12-mujore më të ngarkuar në më shumë se një dekadë, pas realizimit të katër misioneve në vitin 2014 dhe përgatitjes së misionit të pestë të planifikuar për më 29 janar.Sondat e fundit të flotës së NASA-s e sjellin në 18 numrin e instrumenteve që vëzhgojnë tokën.

Së pari, në shkurt të vitit të kaluar filluam misionin GPM ose Matja e Reshjeve Globale, thotë shkencëtari i NASA-s, Tom Wagner.:

“Ky sistem do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë reshjet, do të jetë në gjendje të masë nivelin e borës në atmosferë, dhe në përgjithësi do të përmirësojë njohurinë tonë mbi reshjet”.

GPM u pasua nga misioni për vëzhgimin e dioksidit të karbonit orbital ose OCO-2. Zoti Wagner thotë se kjo është e rëndësishme, duke patur parasysh se lirimi i dioksidit të karbonit është kontribuesi kryesor i ngrohjes globale:

“Një nga gjërat më të rëndësishme që ne kemi nevojë të dijmë është se nga vjenë dioksidi i karbonit dhe ku po shkon. A thithet nga oqeani? A po lirohet nga tharja e Arktikut? Dhe, në qoftë se ne duam të kuptojmë se ku do të jetë planeti ynë në 50 ose 100 vjet, në duhet t’i kuptojmë këto lloje të proceseve”.

Në vitin e fundit, janë montuar dy instrumente në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës:

“Është hera e parë që ne jemi duke vënë instrumente në Stacionin Hapësinor për të vëzhguar Tokën. Stacioni i hapësirës është një platformë e rëndësishme sepse ka shumë energji”.

Një nga instrumentet quhet RapidScat. Nga pozita e tij fikse jashtë stacionit hapësinor, ai dokumenton shpejtësinë e erërave që lëvizin në sipërfaqe të oqeanit, duke siguruar të dhëna të cilat mund të përmirësojnë modelet klimatike dhe parashikimin e motit. Instrumenti tjetër quhet CATS:

“Ky instrument përmes lazerave do të përpiqet të kuptojë marrëdhëniet mes ndotësve dhe grimcave të tjera dhe formimit të reve”.

Sateliti tjetër që do të dërgohet në orbit quhet SMAP dhe do të analizojë lagështinë. Fokusi i tij është cikli i ujit, një element kritik për jetën në planet. Zoti Wagner thotë se SMAP dhe mjetet e tjera do të monitorojnë shëndetin e sistemeve jetike të Tokës:

“Fakti i thjeshtë është se Toka është e gjitha e ndërlidhur. Në qoftë se dëshironi ta kuptoni atë, ju duhet të bëni matje në mbarë planetin, gjatë gjithë kohës, për ta kuptuar më mirë atë që po ndodh. Dhe satelitët janë një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë”.

Shkencëtari i NASA-s Tom Wagner thotë se nga arkiva e madhe e të dhënave që vijnë nga satelitët përfitojnë parashikuesit e motit dhe shkencëtarët që përdorin modelet e parashikimit të motit. Të dhënat e NASA-s ndihmojnë edhe fermerët dhe menaxhuesit e oqeaneve dhe tokës që të marrin vendime më të mira në përgjigje të ngrohjes globale. (voa)

Dëshirat dhe realiteti – Premtimet e reja të Greqisë për reforma

Para vetëm kundrejt reformave! Kjo ishte ujdia e fundit mes Greqisë e kreditorëve me këmbënguljen gjermane. Të premten (27.02) Bundestagu vendos për dihmat e reja. Por sa do t’i kushtojnë reformat Alexis Tsipras?Qeveria e re greke nën drejtimin e politikanit të majtë, Alexis Tsipras është e orientuar nga lufta e vendosur kundër evazionit fiskal, korrupsionit dhe politikës së tarafeve. Me këtë ajo shpreson më shumë të ardhura për arkat e shtetit. Që në fushatën zgjedhore strategët e partisë majtë bubullonin kundër biznesmenëve të mëdhenj – të quajtur oligarkë sipas modelit rus -të cilët bëheshin përgjegjës për bllokimin e gjatë të reformave në Greqi, edhe një pjesë e madhe e 35ve është nën kontrollin e tyre. Tsipras do të veprojë kundër këtyre tarafeve.
Po pse duhet të ketë një politikan i majtë më shumë sukses se paraardhësit e tij? “Syriza, partia e majtë greke duket së pari se ka vullnetin politik për të bërë reforma të tilla. Me sa duket ky vullnet nuk ka qenë tek qeveritë e mëparshme”, është i mendimit Jorgos Tsogopulos, eskpert në think-tankun athinas, ELIAMEP i pyetur nga Deutsche Welle.

Partia e majtë ka madje shansin historik të presë rrethin vicioz të bllokimit të reformave dhe austeritetit, politikës së kursimeve, beson politologu. “Për faktin se të gjtha qeveritë e mëparshme nuk ecën shumë përpara me reformat, duhej të merrnin pastaj masa kursimi ku të mundnin, me fjalë të tjera, masat e kursimit nuk u bënë të nevojshme, sepse duhej të viheshin në jetë marrëveshjet me kreditorët, por sepse ato nuk u zbatuan”, ankohet anlisti. Tsipras ka tani shansin të provojë se marrëveshjet me kreditorët nuk kufizohen thjesht në masa të ashpra kursimi.
Program kursimi që zyrtarisht nuk cilësohet si i tillë
Por këtu fillojnë edhe problemet: Partia e majtë as nuk do ta perceptojë së në realitet ajo e ka miratuar programin e kursimeve. Në vend të kësaj ajo flet për “zgjatje të marrëveshjeve të kredive” me kreditorët. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Europiane dhe Bashkimi Europian nuk quhen më trojka, dhe ky emërtim u zhduk papritur nga 35t – tani flitet për “institucionet”, që shoqërojnë përpjekjet e Athinës për reforma.

Gazetat e majta shkruajnë të entuziazmuara mbi një “epokë të re pa trojkën”, dhe se kursimtarëve në Bruksel dhe Berlin iu tregua vendi. Kjo është e kuptueshme, sepse çdo qeveri do t’i paraqesë vendimet saj si të suksesshme, thotë politologu Tsogopulos. Por kjo mbart edhe rreziqe: Në fushatën zgjedhore pritshmëritë u ngjitën shumë lart, dhe opinioni publik nuk ka ndryshuar ende pas zgjedhjeve. Shumë njerëz ende besojnë se qeveria e re nuk ta vazhdojë programin aktual të masave të kursimit.”
Tani po shtohen kritikat edhe nga radhët e të majtëve. Eurodeputeti Manolis Glezos dhe eksperti Kostas Lapavitsas kritikojnë ujdinë me kreditorët e Greqisë. Kritika vijnë edhe nga ministri i Energjisë, Panajotis Lafazanis. Në një seancë maratonë të grupit parlamentar të Syrizas të mërkurën (25.02) kreu i qeverisë Tsipras u përpoq të qetësonte dallgët. Për Aleksis Papahelas, drejtor i gazetës greke, “Kathimerini”, “herët a vonë Tsipras do të konfrontohet me një opozitë të trefishtë, atë brenda kampit të vet që nuk do të jetë dakord me kthesën. E dyta me interesat e grupeve të ndryshme, që do të kundërshtojnë reformat për shkak të interesave të veta, dhe e treta me opozitën e vërtetë, nga e cila nuk dëgjohet shumë tani, sepse ajo merret me analizën e rezultateve zgjedhore.”
Formulime të paqarta në programin e kursimeve
Qeveria e Alexis Tsipras erdhi më në fund në realitet, mendon analisti i TV Skai: “Këtu luajti një rol të madh rreziku që bankat greke do të mbylleshin nëse nuk do të kishte një ujdi brenda kësaj jave.” Kryeministri e ka marrë vendimin e tij, ai do që Greqia të mbetet në eurozonë. Nuk ka qenë vendim i lehtë, mendon Papahelas, por i përgjegjshëm.
Tani planet për reforma duhen mbushur me jetë. Shumë formulime me kreditorët në ujdinë e fundit janë të paqarta dhe lënë hapësirë për interpretime. Për shembull kur bëhet fjalë për “reformën e sistemit të taksave mbi vlerën e shtuar”, që nënkupton rritjen e tvsh-së për hotelierët grekë në të ardhmen. Me këtë hap qeveria e re do të humbasë shumë simpati. “Pyetja kryesore është nëse qeveria e re do të jetë e aftë të realizojë më mirë programin e kursimeve”, paralajmëron Tsogopulos. Por tani bëhet fjalë për rifitimin e besimit në katër muajt e ardhshëm pastaj mund të flitet për një paketë të tretë shpëtimi për Greqinë. (dw)

Teologjia është një shaka

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Unë gjithmonë kam respektuar fenë e të tjerëve. Siç kam thënë, ka vetëm një Zot dhe shumë njerëz të hutuar.
Diskutimet e shqiptarëve në tema teologjike, ideologjike, politike kanë prirje të krijojnë probleme të reja për cilindo problem që zgjidhin. Përderisa të menduarit ka pak ose aspak kontakt me realitetin, arsyetimi ka prirjen të bëhet më i stërholluar e më joreal sa më thellë që futet.“Teologjia është një shaka. Teologjia mund po ashtu të quhet mësim magjie. Ajo nuk ka, ngjashëm si magjia, asgjë për ta bërë si një subjekt në një institucion shkencor si një Universitet. Nuk ka asnjë bazë për pretendimet që janë të paraqitura dhe që unë më parë do ta thërrasë për shakalogji. Gjëja më e keqe në lidhje me këtë absurditet është se ajo është miratuar nga shteti dhe paguhet nga dollarët tatimore të prindërve të mi. Prandaj, është më e rëndësishme se kurrë që fenë ta ndajmë nga shteti; edhe financiarisht” – shkrova unë në një gazetë, në moshën adoleshente.
***
Teologjia toksike dhe ekstreme:
Problemi me fundamentalistët islamik është se ata e ndajnë botën në dy pjesë:
1. myslimanëve
2. jobesimtarëve
Kur ju e ndani botën në këtë mënyrë, ju nuk mund të keni empati për “të tjerët”. Atëherë ju jeni në një pozicion ku lehtë mund ta racionalizoni përdorimin e dhunës. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse emigracioni i përkëdhelur aziatik-afrikan i Bashkimit Evropian prodhon akte terroriste dhe qëndrime jashtëzakonisht negative ndaj jomyslimanëve vendas. Ajo është teologjia ekstreme helmuese e cila është rrënja e problemeve që bota përjeton tani. Mjerisht, edhe shumë shqipfolës të diasporës dhe të vendit u janë bashkuar këtyre errësirave primitive të shpellave mesjetare; u vranë për “kalifatin” në Siri…
***
Cila fe (dhe Zot) është i vërtetë dhe pse?
Zot apo Hyjni (Perëndi), është një term i përdorur për një fuqi të mbinatyrshme apo qenie shpirtërore i cili ka pushtet të madh mbi botën, dhe që shpesh është i gjithëfuqishëm, i gjithëdijshëm dhe i gjithë-pranishëm.
Tradita i qeveris njerëzit më shumë se që bëjnë rregullat fetare. Prandaj, të kultivojmë traditat e mirëfillta shqiptare, ndërkaq rregullat fetare domosdoshmërish t`u përshtaten traditave tona, kohës, gjeografisë së vendit, gjuhës, kulturës tonë civilizuese evropiane.
Kjo ka të bëjë me një betejë shpirtërore. Unë do të shtoj se lufta, ngacmimi, shkeljet, sjelljet lënduese dhe terrori në asnjë mënyrë nuk gjenden as brenda Krishterimit apo Islamit – nëse ato nuk keqinterpretohen/keqpërdoren nga të hutuarit/çmendurit.
Bindjet fundamentaliste janë më të lehta për t`u përligjur me argumente racionale, por ato kanë forcë tërheqëse emocionale më të madhe pikërisht sepse janë më primitive.
***
Respektoj islamin ”burimor” të motrave dhe vëllezërve të mi shqiptarë, por kisha me qëndruar larg nga “Organizatat bamirëse“ (gjoja humanitare) të huaja që sillen lirisht në tokat tona. Misioni i tyre i vërtetë është në dobi të shteteve të tyre, në dëm tonin. Ndërkaq, për shqiptarët e diasporës: Mos u afroni shumë me emigracionin joevropian, sidomos me atë mysliman, sepse ata kanë kulturën e vetë speciale etj tërësisht ndryshe nga e jona, dhe mund të dëmtoni veten, fëmijët e juaj dhe Kombin tim. Shumica e tyre janë njerëz të mirë por ne jemi shqiptarë, evropian, dhe nuk do të bëjmë shumë biznes me ta, veçanërisht jo lidhje martesore/familjare. Hoxha më i njohur i mirëfilltë boshnjak, qysh në vitin 1992 i ka thënë popullit të vetë: “Ne boshnjakët i respektojmë të gjithë vendet dhe kombet aq sa edhe ata na respektojnë neve, por kur të vije puna te martesa, secili le të mbledh lulet në kopshtin e vet.”
***
Për çfarë nuk duan të përgjigjen shumë të krishterë dhe mysliman:
Kur unë diskutoj me të krishterët, myslimanët dhe fetarë tjerë, kam nevojë për përgjigje në gjashtë pyetje para se unë mund të vendosi nëse besoj në atë që ata besojnë ose jo. Shumica e të “devotshme” nuk pranojnë të përgjigjen në pyetjet e mia. Pyetjet janë si më poshtë:
1) Çfarë beson ti?
2) Pse ti beson në atë çfarë ti beson?
3) Si e din ti se Zoti me të vërtetë ekziston dhe se ti nuk je në mesin e atyre që jetojnë në një iluzion.
4) Si e din se bash feja jote është e vërteta dhe të gjithë të tjerat jo?
5) A mendon ti se unë do të kem një jetë më të mirë në qoftë se unë besoj në të njëjtën gjë si ti? Nëse po, pse?
6) Çfarë nëse të gjithë ju besimtarët keni gabuar?
***
Titulli i shkrimit tim është pak si provokues, por s`ka gajle. Unë nuk kam shkelur në dinjitetin njerëzor të besimtarëve. Ndoshta vetëm ia kam lënduar ndjenjat ndonjërit – që e meriton. Dhe, këtu qëndron dallimi i madh.
Shprehja e Lirë duhet respektuar dhe praktikuar edhe te shqiptarët. Kjo nuk do të thotë se unë domosdoshmërish jam ateist, megjithatë, më përpara së gjithash jam shqiptar.
Ti nuk do të fitosh një betejë shpirtërore me gjysmë të vërteta. Dhe, ne duhet të jemi të guximshëm për të diskutuar dhe trajtuar pyetjet që janë të vështira për ne – pa fshehur pluhurin nën qilim.
Në një intervistë ekskluzive për Zemra Shqiptare në NJ, USA, Maj 2013, të titulluar SHKODRANI I TRE KONTINENTEVE, atdhetari-intelektuali i shkëlqyeshëm, poeti i lindur dhe miku im i madh Zeqir Lushaj ma parashtroi pyetjen: ”Në doktrinën amerikane, liria fetare shihet si e drejtë e besimit por edhe e mosbesimit fetar. Nga anon Aurel Dasareti dhe pse?”
Përgjigja ime ishte: –
”Unë jam pluralistë i balancuar, si në mendime ashtu edhe në format e besimit. As që dua të kontribuoj në përçarjet fetare midis shqiptarëve. Kjo, ndër të tjera, më pengon të jem një i krishterë/katolik fanatik, pasi as nuk besoj që Zoti të ketë pasur një bir të vetëm, as që e vetmja rrugë drejtë Zotit dhe lumturisë është besimi te ai.”
http://www.zemrashqiptare.net/news/id_31927/Zeqir-Lushaj:-Intervistë-ekskluzive-me-ekspertin-Aurel-Dasareti.html?skeyword=aurel+dasareti
***
Prodhuesit profesional:
Kalemxhinjtë e shumtë, shumica prej tyre pseudo-intelektual që vetëm hutojnë njerëzit, shkruajnë me tepricë për problemet e Kombit-Atdheut por jo si të bëjmë zgjidhjen e tyre. Dhe, askush nuk komenton temat e mirëfillta siç veprojnë shoqëritë e civilizuara.
Psikologët qëndrojnë në qendrën e zhvillimit të reklamimit modern dhe kur fushata propagandistike duhet të projektohet-formulohet. Në të dyja rastet qëllimi është për të ndikuar, për të bindur (mbushur mendjen) dhe për të trembur.
Zhvillimi i 35ve masive moderne ka çuar në ndryshimin e metodave të përdorura nga propaganda, por parimet janë të njëjta gjatë gjithë historisë. Propaganda mund të përdoret në të gjitha 35t në dispozicion, çdo gjë nga Fushatat Pëshpëritje e deri në përhapjen e informimit të rrejshëm përmes 35ve elektronike.
***
Faktorët mjedisor i japin shtysë ose pengojnë zhvillimin e shoqërisë, vendosin caqe brenda të cilave njeriu mund të lëvizë. Megjithatë, arsyeja e shëndosh dhe vullneti i njeriut janë faktorë të fuqishëm në procesin, vetjak apo shoqëror, të zhvillimit të tij. Kombi është në shpërbërje nga mungesa e parimeve udhëzuese, për shembull, standardet dhe objektivat e përbashkëta.
Qeveria është e obliguar të siguroj, mbrojë dhe zbatojë ligjin, jo ta minojë atë. Mjerisht, në tokat arbërore minohet çdo gjë, bile me trotil. Shembull i radhës: Qeveria e Kosovës është e korruptuar prandaj edhe mjerimi, varfëria, ikjet ilegale. Çfarë mund të presësh prej një qeverie antikombëtare e cila 16 vjet me radhë ka refuzuar t`i dënoj krimet serbe dhe nuk e ka aspak mendjen të paditi Serbinë për gjenocid?
***
Nuk është historia ajo që bën njeriun, por njeriu që krijon vetveten në rrjedhën e historisë. Vetëm mendimi dogmatik, që buron nga përtacia e shpirtit dhe e mendjes, kërkon të ndërtojë skema thjeshtësuese në një drejtim apo në një tjetër, duke bllokuar në këtë mënyrë çdo kuptim përmbajtësor të njëmendtë.

Berliner Zeitung: “Maqedonia në rrugën drejt diktaturës”

Çka shkruan gazeta gjermane “Berliner Zeitung” në një speciale të saj të titulluar “Maqedonia në rrugën drejt diktaturës”.Autori i kësaj speciale, Norbert Mapes – Nidek sjellë një pasqyrë të raportit të pushtetit në Maqedoni ndaj atyre që mendojnë ndryshe. Janë përshkruar disa raste si të gazetarëve, aktivistëve kundër korrupsionit dhe raste të tjera ku shkilen të drejtat e njeriut, transmeton INA.

Gazeta përshkruan rastin e Aleksandar Dinevskit, një activist antikorrupsioni, i cili siç thuhet që nga shtatori i 2013 është në burg, ndërsa në tetor të 2014 u dënua me katër vite e gjysmë burg, për shkak se siç shkruan gazeta ‘ai në bashkëpunim me ish-drejtorin e Agjencisë për luftën kundër pastrimit të parave kishte grumbulluar dokumente që dëshmonin se si ishte paguar mito gjatë shitjes së Telekomit të Maqedonisë në vitin 2001. Dinevski këto materiale i`a kishte dorëzuar një gazetari. Por, ai në fund u kap dhe u dënua me bashkëveprimtari kriminale. Ai siç thuhet më tej u dënua sepse i kishte dorëzuar materialet dhe dëshmitë edhe në adresë të institucioneve evropiane, gjegjësisht selisë së BE-së në Shkup.

“Berliner Zeitung” shkruan më tek se në Maqedoni si vend kandidat në BE, veprimet zhvillohen sikur në Bellorusi apo Egjipt, ndërsa sa i përket lirisë së 35s, Maqedonia radhitet në vendin e 117 pas Kongos dhe Taxhikistanit, ndërsa është e fundit në Evropë. Rasti i dytë i trajtimit është me gazetarin Zoran Bozhinovski.

Ndërsa, sa i përket zhvillimeve aktuale, në qendër të vëmendjes së gazetës së Berlinit është afera e përgjimeve dhe se siç shkruhet, qeveria atakon edhe opozitën parlamentare, ndërsa për këtë janë shprehur shqetësime nga autoritetet gjermane.

Këto presione të shtuara të pushtetit, kanë bërë që disa shtetas të Maqedonisë të përfitojnë statusin e azilit në Gjermani. Ndër ta siç shkruhet është edhe një oficer policie me përkatësi etnike shqiptare.

“Maqedonia me pozicionimin e saj katastrofal sa i përket të drejtat e njeriut po kalon lehtësisht në raportin me ndërkombëtarët, ndërsa Bashkimi Evropian është future në kurthin e qeverisë së Shkupit. Kryeministri Nikola Gruevski po shfrytëzon dilemën e BE-së sa i përket qasjes së saj lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit. Gruevski në Shkup duke shfrytëzuar këtë dilemë po vepron edhe më hapur në stilin e një diktatori”, thuhet ndër të tjera në gazetën gjermane “Berliner Zeitung”. (INA)

Zaev: Gjyqësori dhe Prokuroria, të okupuar nga udhëheqësit e tyre

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka dëshmuar në Prokurori si i dëmtuar në aferën e përgjimit, që sipas LSDM-së është urdhëruar dhe shfrytëzuar nga VMRO DPMNE-ja. Zaev theksoi se organet gjyqësore, përfshirë edhe Prokurorinë, janë të okupuar nga udhëheqësit e këtyre institucioneve, që sipas tij janë në shërbim të pushtetit. Megjithatë ai thotë do të vazhdojë që dëshmitë e bombave ti dorëzojë edhe në gjyqësor, për të respektuar ligjet dhe Kushtetutën.“Dinjiteti i institucionit të prokurorit dhe të organeve të tjera gjyqësore, është rrënuar vetëm nga individë. Pjesa më e madhe e njerëzve që punojnë në këto institucione, përfshirë edhe Prokurorinë Publike, janë njerëz të ndershëm që e kryejnë me nder profesionin e tyre. Për këtë fakt, vazhdojmë të kultivojmë shpresat se do të veprojnë vetëm sipas Ligjit dhe Kushtetutës së Maqedonisë, as më pak e as më shumë. Me këtë do të dërgojnë porosi të fuqishme inkurajuese për shoqërinë tonë, do të shkruajnë histori, ndërsa ne do ta përshëndesim publikisht” , deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Lidhur me procesin gjyqësor “Puçi”, ku Zaevi është i përfshirë si i dyshuari i katërt për dhunë ndaj organeve më të larta shtetërore, lideri i LSDM-së bëri të ditur se ende nuk është thirrur për të dëshmuar në Prokurori.
“Kur të thirremi si të dyshuar nga Prokuroria Publike. Aty ende nuk jemi thirrur as unë, as disa njerëz që i njoh, që janë në paraburgim. E di se ata do të vendosin kur të ketë dëshmi të mjaftueshme. Ende nuk ka as aktpadi, as ndonjë proces tjetër”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Aktualisht në Prokurorinë Publike procedohen dy raste voluminoze dhe me rëndësi të veçantë politike; rasti “Puçi”, lidhur me të cilin përveç Zaevit dyshohen edhe 3 të tjerë për dhunë ndaj organeve shtetërore dhe spiunazh, si dhe afera e përgjimeve. LSDM-ja ka paditur drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov dhe drejtorin e Drejtorisë së Pestë në polici Goran Gruevski, se kanë përgjuar ilegalisht mbi 20 mijë qytetarë, përfshi ministrat e vetë, udhëheqësit e opozitës, krerët e partive shqiptare, bashkësitë fetare, biznesmenë dhe gazetarë. Sipas padisë së LSDM-së, bisedat e përgjuara janë përdorur për nevojat politike të partisë në pushtet dhe personalisht kryeministrit Nikolla Gruevski. Benjamin Arifi

PE kërkon ndërhyrjen e Mogerinit në krizën në Maqedoni

Parlamenti Evropian përmes një Rezolute për Maqedoninë, kërkon angazhimin e përfaqësueses së lartë të KE-së, Federika Mogerini.Parlamenti Evropian kërkon ndërhyrjen e Komisionit Evropian në tejkalimin e krizës politike në Maqedoni. Por njëkohësisht PE kërkon edhe hapjen e negociatave për anëtarësim. Kjo nënvizohet në Rezolutën e miratuar nga evrodeputetët. Rezoluta u propozua nga raportuesi Ivo Vajgl. Amendamentet e propozuara nga evrodeputetët grek dhe bullgar nuk kanë kaluar.

Në amendamentin e pestë kompromis, që u miratua, bëhet thirrje për angazhim më aktiv të BE-së rreth çështjes së emrit dhe mbështet qasje më aktive nga liderët politikë të BE-së. I bëhet thirrje përfaqësueses së re të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, të zhvillojë iniciativa të reja për tejkalimin e qorrsokakut të tanishëm dhe në bashkëpunim me përfaqësuesin e lartë të posaçëm të Kombeve të Bashkuara të punojnë për një zgjidhje të përbashkët të pranueshme.

PE-ja, gjithashtu, i bën thirrje Këshillit Evropian të zbatojë diskutim themelor për perspektivën e Maqedonisë për anëtarësim në BE në gjysmën e parë të vitit 2015 dhe insistohet në atë se të gjitha vendet-kandidate dhe kandidatët potencial duhet të trajtohen në proces të integrimit sipas vlerave individuale dhe besohet se vazhdimi i Dialogut inkuadrues në nivel të lartë me Komisionin do të sjellë cilësi shtesë në procesin reformues.

PE-ja e merr parasysh pakon e propozuar të ndryshimeve të Kushtetutës, dhe jepet mendim se disa nga propozimet munden plotësisht të përmirësohen në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe të merret parasysh ligjdhënia e BE-së. Gjithashtu, theksohet se procesi i ndryshimit kushtetues afatgjatë kërkon përkrahje politike më të gjërë, dialog konstruktiv dhe bashkëpunim mes të gjitha forcave politike dhe theksohet nevoja për debat publik gjithpërfshirës dhe konsultime të kujdesshme dhe ndërtim të koncensusit me opozitën, shoqërinë qytetare dhe palët e prekura relevante.

Lidhur me krizën politike PE është i brengosur për klimën e polarizuar vendore dhe kërkon nga Qeveria ta respektojnë rolin e parlamentit me sigurimin e vëllimit dhe kohës së mjaftueshme për konsultime, duke i përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese, ndërsa në interes të mundësohet kontroll i tërësishëm i pavarur parlamentar. Gjithashtu i bëhet thirrje Qeverisë dhe të gjitha partive politike të punojnë në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve, me qëllim që të mbahet stabiliteti politik, të sigurohet bashkëpunim i qëndrueshëm konstruktiv politik dhe të përshpejtohet agjenda evropiane.

“PE-ja përkujton se kompromiset janë me kuptim fundamental për funksionimin e demokracisë dhe thekson se bojkoti postzgjedhor është problem i cili duhet të zgjidhet në frymën e përgjegjësisë së ndarë mes Qeverisë dhe opozitës, me qëllim të funksionimit të drejtë të Kuvendit dhe i bëhet thirrje Mogerinit të ndërmjetësojë në marrëveshjen mes partive politike”, thuhet në Rezolutë.

Për shkak të situatës së re në rastin “Puç”, Europarlamenti vendosi paragraf të ri në Rezolutën për Maqedoninë në të cilën thuhet se seriozisht është i brengosur për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes Qeverisë dhe opozitës, veçanërisht në pikëpamje të paralajmërimit të mëparshëm të akuzave kundër liderit të opozitës nga ana e kryeministrit, dhe gjithashtu, akuzat kundërshtuese për vepra të këqia penale. PE-ja dënon çfarëdo lloj kontrolli joligjor dhe bën thirrje të gjitha provat të publikohen dhe lirshëm të vërehet, të zbatohet hetim i pavarur për të gjitha akuzat për vëzhgim joligjor, me respektim të tërësishëm të parimeve të transparencës, paanshmërisë dhe prezumpcionit të pafajësisë.

Gjithashtu, në Rezolutë notohet vlerësimi i OSBE/ODIHR-së se zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjehdjet presidenciale janë realizuar në mënyrë efikase, kërkon zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe e përshëndet miratimin e kornizës së re ligjore për nëpunësit shtetëror dhe të punësuarit në sektorin publik,.

Theksohet edhe shqetësimi për rrezikimin e lirisë së 35ve, vetëcensurës së gjërë të përdorur dhe se servisi publik njofton në dobi të partive qeveritare. Gjithashtu, dënohet çfarëdo lloj dhune ndaj LGBT-grupacionet, kërkohet luftë kundër diskriminimit të romëve, ndërsa theksohet edhe shqetësimi për varfërinë e fëmijëve dhe mungesë e luftës së institucioneve kundër kësaj dukurie. Ndërsa, si amandamenti i fundit, kompromis 16, PE e thekson rëndësinë e harmonizimit progresiv të pozicioneve të Maqedonisë me politikën e jashtme të BE-së.

Rezolutën e re të Parlamentit Evropian, të cilën sot e votoi Komiteti për punë të jashtme, duhet ta konfirmojë e gjithë përbërja (751 deputetë) të Europarlamentit, në seancë plenare në Strasburg muajin e ardhshëm. Rezolutat për vendet-kandidate që i miraton PE-ja, ndërsa të cilat miratohen lidhur me progres-raportet e Komisionit Evropian, nuk kanë kurrfarë baze juridike dhe shërbejnë vetëm si mesazh politik deri te Brukseli dhe vetë shtetet të cilave u deidkohen. (INA)

Fejt u refuzua si ndërmjetës i krizës politike në Maqedoni

Diplomati i njohur holandez Piter Fejt është refuzuar të jetë ndërmjetës në krizën e thelluar politike në Maqedoni.Siç mësohet nga disa 35 në Shkup, Fejt që njihet si ndërmjetës në konfliktin e 2001 dhe ndjekjen e procesit të demobilizimit të UÇK-së është refuzuar dhe se sipas gazetës “Shtypi i Lirë” në Shkup, ai është refuzuar ashpër nga ministri i jashtëm Nikola Gruevski. Biseda mes tyre ka qenë jo e këndshme dhe ka përfunduar pa sukses.

Fejt aktualisht është i angazhuar në një shoqatë joqeveritare, që merret me menaxhimin e krizave. Pas konfliktit të vitit 2001, si ndërmjetës terreni për krizën në Maqedoni, Fejt ishte emëruar edhe si përfaqësues civil ndërkombëtar në Kosovë, duke implementuar Planin e Ahtisarit. (INA)