Beteja mediatike ruso – perëndimore në Serbi

Transmetuesi rus Russia Today ka nisur trasmetimet edhe në Serbi. E kësisoj ato zenë vendin në zbraztësirën e krijuar, pas tërheqjes së disa mediave perëundimore nga tregu serb. Mediat ruse e kanë derën e hapur në Serbi.Lufta në Ukrainë? Nuk ka kurfarë dëshmishë për pjesëmarrjen ruse. Sanksionet evropiane kundër Rusisë? Ato e dëmtojnë vetëm BE-në dhe janë pasojë e diktatit amerikan. Aneksimi i Krimesë? Një operacion i shkëlqyeshëm ushtarak, që do të futet në histori.
Këto dhe perspektiva të tjera të ngjashme zyrtare ruse prezantohen qysh nga janari edhe në publikun e Serbisë. “Sputnik” quhet portali i internetit dhe radios i Russia Todey që financohet nga Kremlini – në 30 gjuhë të ndryshme, ndër to edhe serbisht. Transmetuesi rus ka krijuar një redaksi me dhjetra gazetarë dhe një rrejt korrespondentësh në Beograd. Krahas paraqitjes moderne në internet në gjuhën serbe, tri herë në ditë jepen edhe lajme në një edicion 30 minutësh.
Por Sputnik nuk është zëri i vetëm rus në Serbi. Gazeta e afërt me qeverinë, Rossijskaja Gazeta kaherë nxjerrë në treg edhe një botim në gjuhën serbe.
Simpatitë serbe për Rusinë
Tregu i zbuluar prej Rusisë në Serbi duhet parë në kuadër të tensioneve të fundit mes Rusisë dhe Perëndimit, mendon Milosh Todoroviq, drejtor i zyrës së Evropës së Lirë në Beograd. “Moska është e interesuar të jetë prezente në ato vende ku ka mundësi, për të përmirësur imazhin e saj dhe për të shtuar influencën”, mendon ai. Në Serbi shanset ruse janë të mira. Rusia trajtohet prej shumë serbëve si “nënë ortodokse” si dhe mbrojtëse e “Kosovës serbe”. Me veton e saj në Këshillin e Sigurimit, Rusia po e pengon anëtarësimin e Kosovës në OKB, ndonëse ajo ësthë e njohur sot nga shumica e vendeve të botës. Sipas sondazheve të fundit, shumica e serbëve ka një qendrim pozitiv ndaj Rusisë. Ndërkohë që për BE-në ka simpati vetëm një e treta e të anketuarve, pavarësisht faktit që Serbia prej vitit 2012 ka statusin e vendit kandiat për anëtarësim në BE. Ndaj shumë vëzhuges janë të mendimit se mediat ruse do të gjejnë dyer të hapura në Serbi.
Ato po futen në një zbraztësirë që kanë lënë mediat perëndimore. Në vitin 2011 BBC e mbylli programin në gjuhën serbe. Ndërkohë që mediat e tjera si Zëri i Amerikës po investojnë shumë pak për ofertën në gjuhën serbe dhe pothuajse nuk janë aspak pezent. Shkaku i zvoglimit të ofertave mediatike perëndimore është “deklarimi pro-evropian” i autoriteteve në Serbi, pohon Milosh Teodoroviq. “Në politikën e jashtme, Beogradi është kooperativ, para së gjithash në raport me ish-provincën e saj jugore, Kosovën. Kjo është për BE vendimtare.”
Nuk ka gazetari të pavarur?
Por në politikën e brendshme, pushtetmbajtësit në Beograd e kanë forcuar censurën, mendon ai. Së fundi, kryeministri Aleksandar Vuçiq ka akuzuar një qendër për gazetari investigative se me financim nga Brukseli po përpiqet të rrëzojë qeverinë serbe. Revistën javore Vreme, një ndër gazetat e pakta me qendrime kritike ndaj qeverisë, Vuçiqi e ka quajtur si “gazetë manjatësh”. Në këtë atmosferë, mediat perëndimore janë shumë të rëndësishme, mendon Teodoroviq. “Nevoja për mediat si Radio Free Europe apo Deutsche Welle, të cilat janë plotësisht të pavarura ndaj politikanëve lokalë, është shtuar edhe më shumë.”

Plotësisht të pavarura? Dragan Vuçiqeviq nuk mendon kështu. Pronari dhe kryeredaktori i gazetës bulevardeske, e afërt me qeverinë, “Informer” pohon me krenari se gazeta e tij ka karakter kombëtar dhe është kundër anëtarësimit të Serbisë në BE. Ai përfaqëson mendimin e shumë serbëve kur paralajmëron se edhe në gazetari ka rregulla të hekurta: Kur e ha bukën e dikujt, atëherë edhe e këndoj këngën e tij. “Gazetari plotësisht të pavarur nuk ka” – pohon ai. Vuçiqeviq pranon se gazeta e tij varet prej reklamave të sipërmarrjeve.
“Faktet e shenjta”
Redaktorja përgjegjëse e Sputnik, Ljubinka Milinçiq e refuzoi fillimisht bisedën me DW me argumentimin, se “ajo nuk do të shërbejë si ilustrim për tesktet e gazetarëve të tjerë”. Ajo thotë shkurt: “Hapja e një progami normal në Beograd po kuptohet nga disa, sikur të ishin futur në Ballkan tanket ruse.“
Pas një kërkese në zyrën e Sputnikut në Moskë, DW mori edhe disa përgjigje të tjera nga Ljubinka Milinçiq me E-Mail. “Mediat e financuara nga qeveritë perëndimore i shikojnë ngjarjet nga këndvështrimi i qeverive të tyre”, shkruan ajo. “Ne po përpiqemi të respektojmë parimet e profesionit të gazetarisë. Mendimi është i lirë, ndërsa faktet janë të shenjta. Shembulli i Ukrainës tregon shumë qartë, se mediat perëndimore nuk i respektojnë fare këto parime.”
Todoroviq nga Radio Free Europe nuk është dakord: “Raportimet po paraqiten si një lloj “lufte propagandash”. Por mendoj se misioni ynë nuk mund të krahasohet fare me mediat ruse.”
Të gjithë janë të mirëseardhur
Publiku serb është ai i cili në fund duhet t’i nxjerrë vet konkluzionet, mendon presidenti serb Tomislav Nikoliq. Në fillim të shkurtit ai i ka pritur në rezidencën e tij gazetarët e Sputnik dhe i ka përgëzuar për prezencën e mediave ruse në Serbi. Ai është i lumtur “që në Serbi janë prezentë miqtë perëndimorë dhe ata rusë”. Sparkata serbe mes Lindjes dhe Perëndimit tani ka marrë edhe shijen mediatike. Sputnik transmeton në valët e partnerit publik në Beograd, Studio B, ashtu si edhe Radio Free Europe. (dw)

Opozita në Maqedoni kërkon qeveri kalimtare

Për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni pas aferës së përgjimeve, kryetari i LSDM Zoran Zaev, kërkon dorëheqjen e qeverisë Gruevski dhe krijimin e qeverisë kalimtare, që të krijojë kushtet për zgjedhje demokratike.“Obligimi i qeverisë kalimtare do të jetë sigurimi i plotë i ndarjes së partive qeverisëse nga institucionet, të cilat janë tashmë të okupuara, depolitizimi dhe departizimi i plotë i tyre. Në qeverinë kalimtare, nuk do të ketë vend për persona për të cilët ekzistojnë dyshime për pjesmarrje në veprimtari kriminale”, ka deklaruar lideri I LSDM-së Zoran Zaev. Paralelisht me formimin e qeverisë kalimtare, Zaev kërkon edhe proces të drejtë gjyqësor për aferën e përgjimeve të monitoruar nga bashkësia ndëkormbëtare. Opozita ka kërkuar edhe dorëheqjen e prokurorit publik dhe të drejtuesve të Radio Televizionit Shtetëror.
Partitë në pushtet vlersojnë se nuk është koha për qeveri kalimtare
Lidhur me këkresën e opozitës për qeveri kalimtare, VMRO-DPMNE-ja e kyeministrit Nikolla Gruevski, ka reaguar përmes një komunikate duke e akuzuar opozitën për “shantazh dhe tentim të rrënimit të rendit kushtetues”. “Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij , dëshmuan se dëshirojnë ta mbajnë shtetin me shantazhe, biseda të montuara, LSDM-ja nuk është asgjë tjetër por shërbëtore e skenarit për destabilizimin e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Partneri shqiptar i koalicionit qeverisës, BDI, vlerëson se është herët për qeveri kalimtare. “BDI kërkon përfshirje urgjente të ndërkombëtarëve për një proces kredibël dhe transparent në zbardhjen e aferës së përgjimeve. Sa i përket kërkesës për qeveri kalimtare, BDI vlerëson se akoma nuk është koha për një hap të tillë, pa u vendosur dialogu i mirëfilltë mes partive politike dhe ende pa u angazhuar komuniteti ndërkombëtar , si ndërmjetësues në këtë process”, thuhet në qëndrimin e BDI-së.

Partitë e vogla pro qeverisë kalimtare
Kryetari i partisë “ Dinjiteti” Stojanço Angellov, ka këkruan nga kryeministri Gruevski të japë dorëheqje. Gjendja në Maqedoni është serioze, ekziston urrejtje dhe revoltë e madhe në mesin e qytetarëve. Kjo gjendje duhet të çtensionohet, sepse mund të arrihet deri te përshkallëzimi i situatës. Angellov i ka propozuar Gruevsit të formojë qeveri teknike. “ Pas 6 muajve le të dalim në zgjedhje dhe qytetarët le të vendosin se kush duhet ta udhëheqë me vendin”, vlerëson Angellov.
Ky pushtet nuk ka as kredibilitet as legjitimietet për të udhëhequr Maqedoninë, andaj sa më shpejt që të lagrohet kjo do të jetë në të mirë të qytetatrëve , thotë kryetari i Partisë Liberal Demokratike Goran Milevski.“Kërkojmë dorëheqjen e Gruevskit dhe të tërë kabinetit të tij despotik. Shpëtim i vetëm për Maqerodninë në këtë kaos, është formimi i qeverisë kalimatre në të cilën nuk do të ketë vend për manipulues, kontrabandues dhe politikanë të korruptuar”, vlerëson Goran Milevski.
Partia DOM vlerson se fundi i krizës politike duhet të fillojë me dorëheqejen e prokurorit publik, kthimin e opozitës në parlament dhe shtyqrtmin e mudësisë së formimit të qeverisë kalimtare.
I të njejtit mendim është edhe kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov i cili zgjidhjen e krizës e shef në funksionimin e mirëfilltë të parlamentit. “Vetëm me dialog politik dhe me debat të hapur, transparent, parlamenti mundet dhe duhet në mënyrë aktive të ndikojë në qetësimin e krizës politike, në sigurimin e kushteve për funksionimin e institucioneve dhe kthimin e besimit tek ato”, thekson Trajanov.
Për ish-kryetarin e parlamentit Stojan Andov, kusht i parë për formimin e qeverisë kalimtarë është dorëheqja e Gruevskit, i cili për momentin as që ka ndërmend të merr një hap të tillë thotë Andov.“ Mbetet vetëm një mundësi që ai të shkarkohet nga parlamenti, por edhe këtu ka problem real, sepse partia e tij VMRO-DPMNE, ka 62 deputetë që do të thotë se ka shumicën e duhur për të mos u votuar kundër qeverisë”, shprehet Andov.
Brukseli vazhdon të jetë i shqetësuar për Maqedoninë
Brukseli vazhdon të alarmojë seriozitetin e situatës politike në Maqedoni . Parlamenti Evropian , në rezolutën që miratoi për Maqedoninë, dënon përgjimet joligjore, kërkon shpalljen e të gjitha materialeve si dhe hetimin e tyre të plotë në një proces të pavarur dhe transparent gjyqësor. “Përgjimet duhet të hetohen ,ndaj çdo keqpërdorimi duhet të merren masa adekuate, në veçanti nëse ato shkelin çështjet fundamentale sikurse është sundimi i së drejtës dhe ndarja e pushteteve”, është shprehur Johanes Hahn, komisionieri për zgjerim i BE-së.
Sekretari i përgjitshhëm i NATO-s Jehn Stotenberg, thotë se Aleanca i ndjek me shqetësim të madh zhvillimet politike në Shkup.NATO pret veprime të përgjegjshme nga të gjitha forcat politike në Maqedoni për tejkalimin e krizës politike. “ Ne nëvziojmë rëndësinë për hetim të pavarur dhe të plotë reth pretendimeve serioze si dhe nevojën që ata që janë të përgjegjshëm , të japin llogari rreth asaj që ka Ndodhur”, është shpreh Stoltenberg pas takimit të realizuar me kryeministrin Gruevski në Bruksel. (dw)

NASA lëshon katër sonda në hapësirë

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, lëshoi në hapësirë katër sonda, me synimin për të studjuar lidhjen manjetike mes Tokës dhe Diellit.NASA i nisi sondat mbrëmë nga Kepi Canaveral, i Floridës, me një raketë lëshuese pa ekuipazh.

Ato pritet të fluturojnë në një formacion piramide, duke fotografuar pamje tri-dimensionale të fushave manjetike, të cilat shkëputen dhe rilidhen përsëri në orbitë, duke lëshuar sasi të mëdha energjie.

Energjia e çliruar nga kjo fushë magnetike shkakton fenomenin e njohur si “aurora borealis” si dhe stuhi diellore, që ndikojnë tek radio-valët. (voa)

FAZ: “Kosova po mbetet pa dritë”

Gazeta „Frankfurter Allgemine Zeitung“ (FAZ) në një nga numrat e fundit të saj boton artikullin me titull „Kosova po mbetet pa dritë“, ku analizon situatën ekonomike dhe problemet e mjedisit në këtë vend.Një ndër shqetësimet që ngre autori është problemi i ndotjes së mjedisit në Kosovë dhe si shkak kryesor për këtë përmenden termocentralet e vjketëruara Kosova A dhe Kosova B.
Të dy këto termocentrale problematike, që ndërkohë e kanë tejkaluar periudhën e amortizimit, sipas analistit të FAZ paraqesin rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve të Kosovës. „Emetimi i grimcave të pluhurit, i dioksidit të karbonit dhe azotit pavarësisht masave mbrojtëse ndaj mjedisit i tejkalojnë dyfish normat europiane. Gjithashtu ndërprerja e vazhdueshme e energjise elektrike e bën të pamundur jetesën në Kosovë, një nga arsyet kjo përse shumë kosovarë vendosin të emigrojnë. Ndër shkaqet e largimeve masive së fundi nga Kosova në radhë të parë është prapambetja ekonomike, por edhe gjendja emergjente e furnizimit me energji është shkak për këtë situatë. Jan- Peter Olters, drejtor lokal i Bankës Botërore, e shpjegon samë poshtë situatën e pashpresë në Kosovë: mungesa e investimeve do të thotë mungesë e vendeve të punës, mungesë perspektive dhe emigracion – pra ky është një rreth vicioz.”
Më tej FAZ shkruan: Ndonëse sipërmarraja gjermane e centraleve energjetike Bilfinger Solutions po planifikon një remont kapital të termocentraleve „Kosova A“ dhe „Kosova B“, këto plane deri tani kanë hasur në rezistencën e qeverisë. Ndërkohë BE-ja po ushtron presion ndaj Kosovës dhe kërkon që deri në vitin 2017 të mbyllet për asye të mjedisit termocentrali Kosova A. Por edhe sikur sipërmarrësi i ndërtimeve dhe autoritetet të bien dakord brenda këtij viti, impiantet e reja për përftimin e energjisë në të ardhmen në Kosovë do të mund të vihen në përdorim vetëm në vitin 2012.
„Si do të mund t’i furnizojë ky vend deri atëherë qytetarët me energji dhe ujë të ngrohtë? Një zgjidhje është importimi, për të cilin Kosova, sipas kryesisë së Entit Regullator të Energjisë në Prishtinë, nuk është në gjendje ta përballojë financiarisht mbulimin në tërësi të nevojave për energji prej ofruesve të huaj.
Shqipëria fqinjë konsiderohet si një burim me përparësi i furnizimit me energji, përmes hidrocentraleve të saj, që në pjesën më të madhe i mbulon nevojat e veta për energji dhe furnizon edhe Kosovën. Kësisoj Kosova, mund t’i mbulojë nevojat e veta për energji përmes rrjetit të tensionit të lartë nga Shqipëri si dhe prej termocentraleve të veta“, shkruhet ndër të tjera në artikullin e Frankfurter Allgemeine Zeitung (09.03.2015).

Xhamitë e Turqisë në botë

Gjatë vizitës së tij në Kubë në janar, presidenti Erdogan kërkoi që Turqia të lejohet të ndërtojë një xhami në Havanë. Turqia po ndërton ndërkohë 18 xhami të mëdha në mbarë globin, përshi një në Tiranë ku mund të falen më shumë se 4 mijë besimtarë. Xhami do të ndërtohen gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, Rusi, Kazakistan, Filipine, Britani, territoret palestineze dhe Somali.Projekti i ndërtimit të xhamive është një strategji më e gjerë e presidentit turk, sipas Asli Aydintasbas, analist politik me gazetën turke Milliyet.

“Erdogani kujdeset shumë për trashgiminë e tij historike dhe globale. Kjo është e ndërlidhur në mendjen e tij me përpjekjet për të përparuar islamin. Në shumë mënyra ai do që të mbahet mend, si brenda edhe jashtë vendit, si një njeri që ka avancuar interesat e myslimanëve në mbarë botën. Pra ai kujdeset shumë për projektin e ndërtimit të xhamive, në shumë vende të botës.”

Ekspertët thonë se ai ka aspirata më të mëdha pas kësaj strategjie. Kthimi i Turqisë në lavditë e shkuara të periudhës otomane është një temë e përbashkët e Erdoganit dhe partisë së tij AK, sipas Yuksel Taskin, ekspert në universitetin Marmara të Stambollit.

“Partia AK ka një fjalë të preferuar, fjalën “civilizim”, me të cilën i referohen periudhës së artë të islamit. Ata po përpiqen të krijojnë një imaxh se civilizimi i islamit do të jetë përsëri në ngjitje. Natyrisht që turqit do të jenë pararoja e kësaj rilindje. “

Diyanet, agjencia shtetërore turk që administron besimin islamik, ka parë zgjerimin e zyrave të saj në botët gjatë sundimit të Erdoganit. Së bashku me ndërtimin e xhamive, promovimi i arsimit teologjik është një element i rëndësishëm në ambicjen për ndikim më të madh ndërkombëtar, me oferta për bursa në universitetet turke dhe shkëmbimin e studentëve.

Por Turqia e gjen veten në konkurrencë me vende të tjera myslimane, veçanërisht Arabinë Saudite, e cila ka dekada që po përhap paratë e saj të naftës në botën islame. Oferta e Turqisë për xhami në Kubë pason një të ngjashme nga Arabia Saudite. Por Ballkani është rajoni kryesor për rivalitet mes Ankarasë dhe Riadit, sipar profesor Istar Gozaydin, ekspert mbi fenë dhe shtetin në Turqi.

“Veçanërisht në fillim ishte një konkurrencë, sidomos në Bosnje, me ndërtimin e xhamive dhe përpjekjet për të grumbulluar komunitete rreth tyre. Nga pikëpamja ime në një farë pike ato plotësonin punën e njëra-tjetrën. Por tani përsëri besoj se janë në garë.”

Në themel të rivalitetit me Arabinë Saudite janë tensionet historike që shtrihen në të gjithë rajonin. Eksperti Taskin thotë se ka një pikëpamje të gabuar në mesin e shumë njerëzve në partinë AK në pushtet se vendet e kolonizuara dikur nga osmanët ndajnë të njëjtën pikëpamje pozitive të së kaluarës perandorake.

“Elita politike turke rreth partisë AK rrallë e kupton pakënaqësinë e njerëzve në Lindjen e Mesme që vjen nga e kaluara e tyre koloniale. “

Por vëzhguesit thonë se presidenti Erdogan mund të jetë duke përdorur gjuhën praktike për të kaluar këto pengesa. Gjithnjë e më shumë fjalimet e tij duket se u drejtohen bazës myslimane në vend dhe jashtë, dhe paraqesin populizëm të theksuar të mbuluar hollë me retorikën e fuqishme kundër perëndimit.

Analisti politik Aydintasbas thotë se presidenti sillet si të ishte tashmë udhëheqës i myslimanëve të botës.

“Në se do të ishte në dorën e njerëzve, beson Erdogani, ai do të zgjidhej udhëheqës i botës myslimane në zgjedhje të lira dhe të drejta. Këtë beson ai.”

Zoti Erdogan po bën fushatë gjithnjë e më shumë kundër asaj që ai pretendon të jetë një kërcënim në rritje në perëndim i “Islamofobisë,” si dhe kërkesës për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Vëzhguesit paralajmërojnë se një retorikë e tillë ka të ngjarë të vazhdojë ndërsa Ankaraja kërkon të sigurojë një rol udhëheqës në botën myslimane. (voa)

Kush janë ‘spiunët’, ‘tradhtarët’ e ‘patriotët’

Në rrjetet sociale janë shtuar akuzat dhe fyerjet e ndryshme midis militantëve të partive politike shqiptare në Maqedoni.Kjo situatë është krijuar si pasojë e aferës së përgjimeve që janë shpallur nga ana e opozitës maqedonase. Situata ka kulmuar kur u publikuan bisedat e përgjuara të njeriut të dytë të BDI-së, Musa Xhaferrit dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi me shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov.

“Spiunë”, “tradhëtarë”, “patriotë” e deri në porosi linçuese janë pushtuar rrjetet sociale, sidomos “facebook”. Militantë të partive politike sidomos të BDI dhe PDSH, por edhe të partive tjera po vazhdojnë një “luftë” të ashpër duke mos zgjedhur fjalë në etiketimin e kundërshtarëve të tyre politik.

Akuzat janë edhe deri tek linçimi dhe fyerja banale e liderëve, duke kërkuar largimin e tyre nga skena politike dhe thirrje të tjera.

Kjo situatë siç mëson ditëve të fundit ka kulmuar edhe me incidente të izoluara të militantëve partiak, për shkak të fyerjeve të tyre se kush po bashkëpunon me shefin e shërbimit sekret dhe se kush është fajtori kryesor për gjendjen aktuale të shqiptarëve.

Por përveç kësaj nuk kursehen edhe fyerje ndaj liderëve maqedonase, një njërën anë kryeministrit Nikola Gruevski dhe në anën tjetër LSDM dhe liderit të saj Zoran Zaev. (INA)

‘Bomba IX’, dëshmitë për falsifikimin e zgjedhjeve në qendër

Kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski publikoi dëshmi të reja për falsifikimin dhe manipulimin e procesit zgjedhor në Komunën Qendër dhe përsëritjen e zgjedhjeve në 3 raunde. Në disa nga bisedat e publikuara, sipas Zhernovskit dëshmohen presionet ndaj administratorëve, sjelljen e votuesve të Pustecit, shpalljen e një numri të madh fletëvotimesh të pavlefshme dhe parregullsi të tjera në procesin zgjedhor. Megjithatë, sipas Zhernovskit, me përfundimin e zgjedhjeve nuk kanë përfunduar punët e paligjshme të partisë në pushtet. Ai publikoi një bisedë telefonike mes Drejtorit për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov me ministrin Mile Janakievski, duke planifikuar ofrimin e ryshfetit prej 200 mijë eurove për njërin nga këshilltarët e opozitës në Komunën Qendër, nëse ai pajtohet që të kalojë në radhët e VMRO DPMNE-së.

Në një bisedë tjetër telefonike të Mijallkovit me kryeredaktorin e televizionit Sitell Dragan Pavlloviq Llatas, shefi i DSK-së thotë se ka 3-4 këshilltarë opozitarë në Komunën Qendër, për të cilët shpreson se mund ti bind t’ia kthejnë shpinën Zhernovskit dhe ti bashkëngjiten VMRO DPMNE-së.

Në një nga bisedat e publikuara, kryeministri Gruevski kërkon nga Janakievski të dorëzojnë sa më shumë ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, me qëllim që të fitojnë kohë për të pastruar gjurmët në Komunën Qendër. Edhe një nga njerëzit e VMRO DPMNE-së, gjatë bisedës me ministren e brendshme Jankullovska, e thotë qartë se të punësuarit në Komunën Qendër kanë pastruar materialet nga kompjuterët e Komunës.

Zhernovski nuk u përgjigj nëse opozita posedon telefonata edhe për rastin Mirosllav Shipoviq. Përkujtojmë se Shipoviq u arrestua për aferën “Mashinopromet” derisa ishte kryesues i këshillit të Komunës Qendër, ndërsa pas lirimit lejoi që VMRO DPMNE-ja të miratojë disa projekte në Këshillin komunal, për ndërtime të reja në malin Vodno. Benjamin Arifi

Edhe Branko Cërvenkovski ka bërë pazare me Mijallkovin, kundër kandidatëve të tij!

Edhe Branko Cërvenkovski ka bërë pazare parazgjedhore me Sasho Mijallkovin në zgjedhjet e fundit lokale! Një pjesë e bisedës mes Mijallkovit dhe Llatasit që nuk u publikua në konferencën e sotme të Zhernovskit, por që gazetarët e morën në CD, dëshmon se Branko Cërvenkovski i ka ofruar Mijallkovit të votojë kundër Andrej Zhernovskit në Qendër, në këmbim të votave të VMRO-së për Andrej Petrovin në Karposh.Sipas Mijallkovit, me këtë marrëveshje Cërvenkovski ka dashur të vret dy miza me një goditje, ta eliminojë Stevço Jakimovskin i cili e tradhtoi në prag të zgjedhjeve lokale, dhe të pengojë faktorizimin e Zhernovskit.
Mijallkov: Unë mendoj se ata mund të grinden mes vete. A e di çfarë? Branko më ofroi që ta tradhtojmë! Branko thoshte të votoni ju kundër Stevços, ndërsa ne të votojmë kundër Zhernovskit. Ai dëshironte ta lëshonte në ujë, e di këtë?
Llatas: Po është logjike që ai ta merr Karposhin. Për atë është më i interesuar.
Mijallkov: Dhe me një shuplakë të vrasë dy miza, ta vrasë Stevçon dhe Andrejin. Sepse Andreji e di tani, vetëm Andreji fitoi, ky asgjë nuk fitoi.
Kjo bisedë nuk është komentuar deri tani as nga LSDM-ja, as nga aktorët e përfshirë. Cërvenkovski nuk ka bërë asnjë koment publik që nga fillimi i publikimit të bombave, por njerëz të afërt me të, përfshi edhe ish kandidatin opozitar për kryetar të Komunës së Karposhit Andrej Petrov, në paraqitjet e tyre publike tentonin ti relativizojnë bombat e Zaevit. Për këtë shkak, shpërndarja e kësaj bisede në rrethet politike, interpretohet si porosi e qartë e Zaevit ndaj Cërvenkovskit që të mos mundohet të pengojë projektin e opozitës për zbardhjen e së vërtetës. Benjamin Arifi

Skenarë për shlyerjen e adresave të mërgimtarëve në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë përmes dy propozim ligjeve, njëri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim dhe tjetri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimit synohet të fshihen mërgimtarët si banorë rezident të Maqedonisë.Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimit, shtetasi i cili do të qëndron jashtë vendit për periudhë më gjatë se 3 muaj, me automatizëm MPB-ja do t’ia fshijë vendbanimin e përhershëm në Maqedoni, shkruan sot gazeta e përditshme Koha.

Sipas ndryshimeve ligjore, qytetari i cili ka ndërmend të qëndrojë jashtë shtetit më shumë se tre muaj obligohet që qëndrimin ta paraqesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në vendkalimin kufitar nga i cili e ka lëshuar vendin ose në përfaqësinë diplomatike në vendin ku shkon, edhe atë në afat prej 30 ditëve. “Nëse pas kontrollin në teren nga e pjesëtari i MBP-së konstatohet se shtetasi nuk banon në vendbanim me shumë se tre muaj, atëherë me automatizëm fshihet vendbanimi i tij”, tha Anastasia Ilievska, sekretare shtetërore në MPB gjatë arsyetimit të propozimeve në Komisoni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.

Të dy ligjet janë kundërshtuar në lexim të parë në komision nga deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërkaq për miratimin e këtyre dy ligjeve në lexim të parë në seancë plenare nevojiten votat e dy të tretave të deputetëve respektivisht parimi i Badenterit. (INA)

Gruevski: Nuk e jap dorëheqjen

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka refuzuar dy kërkesat e liderit të opozitës Zoran Zaev, i cili kërkoi dorëheqjen e tij dhe formimin e qeverisë së re kalimtare për të zgjidhur krizën e thellë politike në të cilën u përfshi Maqedonia pas publikimit të aferës së përgjimeve. “Lidhur me atë se kush do të jetë apo nuk do të jetë në qeveri, vendosin qytetarët përmes zgjedhjeve. Qytetarët japin vlerësimin, besimin dhe votën për partinë që duan t’i përfaqësojë në qeveri dhe vendosin kush duhet të jetë kryeministër, jo Zaevi”, tha Gruevski.

Nga ana tjetër, opozita ka vazhduar të nxjerrë dëshmi të reja për parregullsi të shumta në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në komunën Qendër të Shkupit, ku fitoi kandidati i opozitës. Kryetari aktual i kësaj komune, Andrej Zhernovski, publikoi disa biseda të përgjuara, ku sipas tij dëgjohen kryeministri Gruevski dhe ministrat e tij duke dhënë urdhëra për anulimin e qendrave të votimit dhe për fikjen e ashensorëve nëpër ndërtesat e larta për të bllokuar njerëzit e moshuar të votojnë për kandidatin e opozitës.

Andrej Zhernovski tha: “Komuna Qendër për Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij ka qenë betejë që me çdo kusht janë përpjekur ta fitojnë, sidomos për shkak të projektit “Shkupi 2014” që kushtoi rreth gjysmë miliardë euro dhe për të fshehur krimin që është bërë që ne e konstatuam në fillim të mandatit.”

Sipas opozitës, këto biseda të përgjuara mes Gruevskit dhe ministrave të tij, zbulojnë edhe përfshirjen joligjore të banorëve nga Pusteci i Shqipërisë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, që ishin pajisur me dokumenta personale të Maqedonisë për të votuar për kandidatin e partisë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE në komunën Qendër.

/ Top Channel