Roli i ISIS në Bosnje

Ndaj Bosnje – Hercegovinës shpesh ngrihen dyshime se nga ky vend kanë shkuar shumë luftëtarë në Siri dhe Irak. Dyshohet se ata janë pjesë e ISIS, por realiteti është krejt tjetër.

Provokimi është rregullisht i suksesshëm: shumë shpesh në vendin e vogël Gornja Maoça në verlindje të Bosnje-Hercegovinës ngrihen flamujt e të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS). Flamujt vendosen mbi shtëpi të ndryshme. Bëhen fotografi dhe u dërgohen gazetarëve. Shumë shpejt nga Sarajeva niset njësia antiterror SIPA (State Investigation and Protection Agency), por deri sa mbërrinë atje, flamujt janë hequr.
Autoritetet nuk janë në zë të mirë në këtë rajon. Por në rastin e islamistëve radikalë nuk mund të kritikohen se nuk po veprojnë. Pas vitit 2011 kur 23-vjeçari Mevlid Jashareviq me një kallashnikov donte të futej në ambasadën amerikane në Sarajevë, u shkaktua një alarm dhe bastisje të mëdha në Sarajevë. Ndërsa kundër terroristëve që udhëtojnë në vendet e tjera në qershor është miratuar një ligj, i cili ndalon shkuarjen e qytetarëve të këtij vendi në vendet e tjera. Luftëtarët e xhihadit, apo ata të cilët i nxisin të tjerët që të shkpojnë në këtë luftë, mund të denohen deri me 10 vjet heqje lirie.
Me rastin e Jashareviqit në këtë vend u dëgjua për herë të parë se ai vjen nga fshati i vogël Gornja Maoça. Edhe dukja e tij e vehabistit flet për përkatësinë e tij në këto grupe. Vehabistët ndonjëherë quhen atje edhe salafistë, ndonëse në disa pika dallojnë. Sidoqoftë, ata bëjnë propagandë për domosdoshmërinë e fesë islame për “back to the roots”, pra kthimin në jetën si në kohën e profetit, me të gjitha dogmat dhe rregullat.

Një fe islame evropiane
Por botëkuptimi i fesë islame në këtë vend është krejt tjetër nga koha e para disa shekujve, pohon Enes Kariq, profesor në Fakultetin e shkencave islame në Sarajevë. Në vitin 1456 ka filluar sundimi i Perandorisë Osmane në Bosnje – Hercegovinë dhe procesi i islamizimit të popullatës në këtë vend. Ky proces ka zgjatur në mënyrë sukcesive më shumë se 160 vjet, shpjegon Kariq. Është e mundur të ketë pasur edhe kalime të shumta nga feja në fe, por shumica e banorëve të këtij vendi e kanë pranuar fenë islame, shpjegon ai. Myslimanët në atë kohë kanë paguar më pak tatime për Perandorinë Osmane, për dallim prej të tjerëve. Ata kanë pasur edhe pozita të larta në shtet dhe prona. Feja islame u zhvillua si një mësim urban – nga qytetet në fshatra, ndërsa interpretimet kryesore të fesë vinin nga medresetë. Feja islame në Bosnje-Hercegovinë ka mbështetur gjithmonë shkëmbimin me fetë e tjera, atë katolike dhe ortodokse.
Më së voni që nga viti 1878, pas vendimeve të Kongresit të Berlinit, myslimanët e Bosnje – Hercegovinës jetojnë me bindjen e një shteti sekularist. Një shoqëri pra ku vlejnë parimet kryesore tokësore. Për fenë ka pasur gjithmonë vend, por ajo nuk e ka pasur rolin primar në jetën e përditshme.
Problemi i luftëtarëve të huaj
Fakti që pavarësisht këtyre traditave u ngritën grupe me botëkuptime radikale të fesë, si vehabistët nga Gornja Maoça, ndërlidhet edhe me kohën e luftës 1992-1995. Në atë kohë vende të ndryshme me shumicën e popullsisë së fesë myslimane kanë dërguar luftëtarë në Bosnje – Hercegovinë për të luftuar në emër të fesë. Vlerësohet se gjatë luftës kanë qenë 2000 luftëtarë të tillë. Pas luftës një pjesë prej tyre ka mbetur në vend. Ata kanë marrë pasaporta të Bosnje – Hercegovinës dhe janë futur në sferat me influencë, në fondacionet saudite në Bosnje – Hercegovinë. Përmes tyre janë investuar edhe shumë para për ndërtimin e xhamive dhe përhapjen e vahabizmit. Nga radhët e tyre kanë dalë edhe deri në 160 luftëtarë nga ky vend të cilët kanë shkuar për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik në Siri dhe Irak.
Në xhamitë vendase ekstremistët hasin në rezistencë. Por ka dy faktorë, që i shkojnë në favor kësaj fushe fetare, pohon Dennis Gratz, kryetar i social-liberalëve „Nasha stranka“. Nga njëra anë është varfëria dhe gjenda e rëndë ekonomike dhe tjetra, disa politikanë të afërt me presidentin turk Rehep Tayip Erdogan. Erdogani llogaritet si një mbështetës i orientimeve neo-osmane në politikën e jashtme turke dhe ndjek fenë konsrvatore islame. 37-vjeçari Gratz, i cili ka shkuar në shkolla në Gjermani dhe ka mbrojtur doktoraturën në Institutin e Hamburgut për Studime Paqësore dhe Siguri, thotë: “edhe unë praktikoj fenë islame, por ne në Bosnje – Hercegovinë jetojmë një fe që ka një traditë të vetën. Sekularizmi dhe laicizmi janë të vetëkuptueshme dhe nuk kontestohen fare nga shumica.”
Angazhimi i Perëndimit nuk duhet të ndërpritet
Në një studim për „U.S. Military Academy“ në West Point, analisti Steven Oluiq përshkruan këtë dilemë: “Aftësia e Bosnje – Hercegovinës që t’i rezistojë ekstremistëve dhe radikalëve varet në masë të madhe edhe nga angazhimi i Perëndimit në këtë rajon. Por edhe nga fakti që boshnjakët e moderuar (myslimanët boshnjakë) të përballen me fenë dhe ideologjinë radikale islame.“ Shumica në Bosnje – Hercegovinës e refuzon interpretimin radikal të fesë. Por duhet të vazhdojë mbështetja e Perëndimit.(dw)

Cebit-i në epokën e ekonomisë digjitale

Smartfone-t, celularët inteligjentë luajnë një rol dytësor në Cebit. Ajo që ka më shumë rëndësi këtu është lidhja në rrjet e gjërave – qoftë në industri ose për jetën e përditshme. Një rol qendror në Hanover luan Kina.

Cebit-i i këtij viti ka moton: të kthehemi tek rrënjët – drejt një panairi biznesi, siç ishte në mes të viteve 1980. Më pak laraman dhe i zhurmshëm, më tepër prozaik dhe joemocional. Por jo më pak i rëndësishëm: sepse digjitalizimi është i gjithëpranishëm, ai ndërhyn jo vetëm në përditshmërinë e njerëzve, por po ashtu në modelet e biznesit të sipërmarrjeve. Organizatorët e panairit kanë menduar për këtë moton “d!conomy”, një krijesë fjalësh nga “digjital!” dhe “economy”.
Interneti për ta prekur me dorë
“Kjo përshkruan megjithatë saktësisht hyrjen e vrullshme të digjitalizimit në të gjithë sektorët ekonomikë dhe shoqërorë”, thotë shefi i Cebit-it, Oliver Frese. “Përpara se “interneti i gjërave” të kthehet në realitet, sipërmarrjeve u duhet të investojnë miliarda në infrastrukturën e telekomunikacionit, në proceset të analizimit të të dhënave, në mjetet e vlerësimit deri në qendra të kapacitetit të lartë llogaritës.”
Përparësia e Cebit-it ndaj panaireve të tjera është që këtu është e dukshme e gjithë fusha e digjitalizimit dhe nuk përqendrohet vëmendja vetëm në produkte të caktuara. Me sa duket koncepti i ri ka sukses: 3300 ekspozues nga 70 vende kanë ardhur, midis tyre shumë firma të mëdha në degën e IT, si: Samsung, Vodafone, Deutsche Telekom, Huawei, HewlettPackard, Intel, por edhe Dropbox-i dhe Xiaomi. Xiaomi? Në Gjermani nuk e njeh askush, por në Kinë kjo sipërmarrje është numri një me smartfonët e saj. Kina luan këtë vit një rol kryesor në Hanover, ajo është vendi partner i panairit. Një në pesë ekspozues ka ardhur nga Kina.
Spostim drejt Lindjes
“Kina është vendi partner më i fuqishëm, që ka patur ndonjëherë Cebiti, me më shumë se 600 sipërmarrje nga Perandoria e Mesit”, thotë shefi i Panairit, Frese. “Kina është zhvilluar nga një bankë e thjeshtë pune në një ofruese globale të zgjidhjeve për botën digjitale.” Sipërmarrje si Huawei dhe ZTE janë që tani ofruese të cilësisë më të lartë në pajisjen e rrjeteve si p.sh. në Evropë. Frese: “Ne përjetojmë shumë qartë një spostim të hartës drejt Lindjes”.
Çfarë mbetet përballë një zhvillimi të tillë të vrullshëm për degën e IT-së së Gjermanisë? Vetëm roli i spektatorit që habitet? Jo, thotë Dieter Kempf, president i shoqatës së degëve Bitkom. Sipas një sondazhi aktual, 86 përqind e 500 sipërmarrjeve të pyetura nga Bitkomi e shohin digjitalizimin më tepër si shans, se sa si rrezik. Numri i vendeve të punës në këtë degë po rritet pa ndërprerje.
Kempf pret në Cebit “një numër të madh produktesh konkrete, si në fushën e industrisë, ashtu edhe në shërbime, por edhe në sektorin privat, ku përmes digjitalizimit lindin oferta të reja për zgjidhjen e problemeve, ku gjejnë përdorim teknologji të reja.” Analiza e sasive të mëdha të të dhënave (Big Data Analytics” është një shembull i tillë. “Por edhe ndërthurrja e sistemeve klasike të IT-së me sisteme IT të afërta me produktet, si sensorika dhe përpunimi i informacionit – këtu do të shohim shumë shembuj”. (dw)

Netanyahu siguron shumicën për formimin e qeverisë, të mërkurën mandatohet nga Presidenti

netanyahuBenjamin Netanyahu siguroi sot një shumicë të qartë nga e djathta mes 120 deputetëve të Parlamentit të ri për të formuar qeverinë e ardhshme izraelite, theksoi presidenca.

“Të paktën 67 parlamentarë nga 120 mbështetën kryeministrin në ikje, Benjamin Netanyahu pranë presidentit, Reuven Rivlin, me qëllim që ky i fundit ta ngarkojë për formimin e qeverisë së re”, theksoi zëdhënësi i presidencës, Jason Pearlman.

Ndaj pritet që Presidenti të ftojë të mërkurën në mbrëmje Netanyahun, në postin e kryeministrit që prej vitit 2009, për ta ngarkuar zyrtarisht për formimin e qeverisë.

Netanyahu mori mbështetjen e deputetëve të partisë së tij të djathtë (Likud), dy partive nacionaliste (Vatra hebreje, Izrael Beiteinu), dy formacioneve ultra-ortodokse (Shass dhe Lista e Bashkuar e Torah) dhe partisë së qendrës së djathtë Kulanu.

Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

historia-2300Kjo është një temë disi e rrahur në shtypin shqiptar në formën e një kërshërie, kurioziteti shkencor, por asnjëherë nuk është marrë me seriozitet nga autoritetet tona shkencore, megjithëse kemi të bëjmë me një rast unik të ekzistencës të paraardhësve tanë, ilirëve, në një cep tjetër të botës, me mijëra e mijëra kilometra larg, që mund të hedh dritë mbi historinë e tyre, por edhe mund të pasurojë historiografinë tonë. Ngaqë, ka qenë një vend i izoluar për mijëra vjet, atje janë ruajtur të gjalla tiparet popullore, gjuhësore e zakonore pellazge-ilire-arbëreshe-shqiptare.

Ekzistencën e Ilirëve në rajonin e madh gjeografik të Indokinës, në Qafiristan (sot Nuristan), një vend ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani, dhe pikërisht në atë zonë ku para disa kohësh u vra Bin Ladeni, fillimisht e ka zbuluar shkrimtari amerikan James Hilton, me veprën e titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizon). Më pas, në maj 1983, në gazetën “Lidhja” të Antonio Belushit ka shkruar Ernesto Skura shkrimin me titull “Ilirët në Afganistan”. Të njëjtën gjë ka bërë në librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, i cili dëshmon kohën e vendosjes së ilirëve në atë vend të largët.

Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta janë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar nga shteti i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh, rreth vitit 300 para erës sonë. Ata ngelën andej, për shkak të largësisë nuk mund të ktheheshin në atdhe, por u vendosën në atë rajon ku u detyruan të martoheshin me gra vendase. Gjuha e tyre quhet burrashka, gjuha e burrave, ndërsa gratë flisnin gjuhën tjetër. Tani kjo gjuhë përsëri quhet burrashka, por është e përzier dhe nuk shkruhet.

Karakteristikat e banorëve të Hundëzës janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve: ata jetojnë gjatë, janë shtatlartë dhe kanë flokë gështenjë, bëjnë dhe pinë verë si askush tjetër nga zonat dhe rajonin ku jetojnë. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza (Hundë e vogël) dhe me të vërtete kjo fushë mbyllet me një hundëz midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta. Mali përballë quhet Torabora (Tu ra borë). Një mal tjetër ngjitur me luginën është i mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasin me kalimin e kohës. Ky mal quhet Rakaposhi (Ra kah poshtë).

ilirians_2300Edhe pse vendi është malor, ai është shumë pjellor në prodhimin e zarzavateve, frutave e drithërave të ndryshme, si për shembull: patate, bizele, kastravecë, grurë, misër, elb, kajsi, dardhë, mollë, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj., që nuk i kultivojnë vendësit. Banorët janë bujq (arë-bërës) të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës e madhështor tarracash dhe vaditjeje për to. Kanalet kullues, që lidhin dhe ushqejnë tarracat me ujë quhen Kulluse. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe ndihmues të njëri-tjetrit. Kryetari i Hundzës e ka titullin Mir (Më i miri). Festa më e madhe është Viti i Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët), quhet Naurosh (Na uro) dhe bie më 21 mars.

Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezët. Hundëzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mijë hundëzakëve kanë sy të kaltër, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fëmijë kanë edhe flokë të kuq.

Lart në male është një fis i madh që quhet Kalash dhe ngjashmëria e tyre me paraardhësit evropianë të lë me gojë hapur. Perënditë e Kalasheve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashët skalisin në portat e tyre edhe një gjë që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirë dhie (edhe Skënderbeu dy brirë dhie kishte në përkrenare). Një lule të egër me ngjyrë të verdhë, që fëmijët e mbledhin në mal apo fushë e quajnë Bisha. Burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë Shalëvare (shalë të varura), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë Kamishë (që vishet në misht). Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi. Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat dhe valltarët vishen me rrobe me ngjyra të quajtura Kamarbunde.

Banorët e Hundëzës dhe Baltëzës e dinë origjinën e tyre të lashtë që kanë qenë ushtarë të Aleksandrit të Madh. Ata e lidhin origjinën e tyre me Greqinë, e cila ka patur më shumë kontakt me ta dhe nuk kanë shumë dijeni për Shqipërinë, gjuhën e së cilës flasin, pasi atje nuk ka shkelur asnjë këmbë shqiptari, pavarësisht se ka njëmijë e një arsye për të shkelur e për t’u ngulur mirë.

Dijetari Dr. J. M. Hoffman ka vizituar dy herë Hundëzën dhe ka nxjerrë këto konkluzione: Vendbanimi i ilirëve është aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, në pjesën e Pakistanit. Lugina ku ata jetojnë sot quhet Hundëza (Hundë e vogël). Kjo fushë mbyllet me një hundëz, rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Një vend moçalor aty quhet Balta. Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit. Vendi ku banonin ilirët më pas u quajt Kafiristan (të pafetë, qafirët), sot e quajnë Nuristan.

Ata pinë verë të përzierë me ujë, si paraardhësit e tyre. Jetojnë shumë vjet, pinë shumë ujë që rrjedh nga akullnajat, pinë çaj me rrëshirë shkëmbi (që e quajnë shëlli-rë). Nuk pinë kafe ndërsa janë shumica vegjetarianë.

Gjuha e vendit illirian Makedhonia ishte Skipja – Shqipja e Lekës së Madh, e të atit të tij, Filipit të Makedhonisë. Ishte ajo gjuha që nuk e kuptonin autorët antikë, të cilët nga mëria ekspansioniste e quanin shqipen e vjetër edhe gjuhë barbare (“Aleksandri i Madh fliste një gjuhë barbare, që nuk ishte as greke dhe as latine”). Ishte ajo shqipja e Lekës së Madh, e përcjellë gjatë pushtimeve të tij në Aleksandri, Hindi, po ashtu deri tej illerit gjërman, në rrafshin trekontinental afriko-azio-evropian. Leka i Madh nuk pushtoi vetëm ushtarakisht, por edhe kulturalisht antikitetin botëror të kohës. /Zylyftar Hoxha/Tetova News/Telegrafi/

Teknologji e re e zërit

Alexander_Graham_BellAmerikani Alexander Graham Bell është ndoshta më i njohur si shpikës i telefonit.or ai luajti një rol të madh edhe në regjistrimin e zërit, duke sjellë risi edhe në këtë fushë. Muzeu Kombëtar Smithsonian i Historisë Amerikane në Uashington ka hapur një ekspozitë me regjistrimet e para zanore të realizuar nga Belli qysh në vitet 1880. Korrespondentja e Zërit të Amerikës June Soh vizitoi muzeun dhe na sjell disa regjistrime që mendohej se kishin humbur.

Ky është regjistrimi i vetëm i njohur i zërit të Alexander Graham Bellit. Disku prej dylli dhe kartoni është i vitit 1885. Aty janë regjistruar fjalët e shpikësit duke numëruar dhe duke bërë provë.

Carlene Stephens është kuratore e ekspozitës me titull “Dëgjoni zërin tim”.

“Ne kishim një dokument me nënshkrimin e Bellit, por kur dëgjuam zërij e tij u emocionuam shumë.”

Ekspozita përmban disa prej koleksioneve që ruhen në Laboratorin Volta të Bellit në Uashington. Regjistrimet eksperimentale e bëra me teknika të ndryshme dhe materiale të tilla si disqe dylli apo qelqi bashkë me dokumentet përshkruese, paraqesin regjistrimet zanore më të hershme të bëra ndonjëherë.

“Ai erdhi në Smithsonian me kutitë e vulosura prej teneqeje, të cilat u depozituan në depon e posaçme të muzeumit për t’u ruajtur në rast se do të kishte ndonjë problem me patentën. Ajo ishte një periudhë me konkurencë të madhe në fushën e shpikjeve në teknologjitë e komunikimit.”

“Grafofoni më i hershëm, siç u quajt nga Belli, e ndryshoi krejtësisht fonografin e Tomas Edisonit. ”

Tingujt që kishin mbetur të heshtur për më shumë se një shekull, u zbuluan dy vjet më parë nga dy fizikanë, Carl Haber dhe Earl Cornell, në Labortorin Kombëtar Lawrence Berkeley dhe nga një specialist i Bibliotekës së Kongresit.

Specialisti Peter Alyea në këtë Bibliotekë, shpjegon se kjo teknikë e quajtur Irene e luan zërin nga një disk apo një cilindër regjistrimi pa e prekur sipërfaqen delikate.

“Sistemi regjistrues fotografon sipërfaqen e materialit ku është bërë regjistrimi. Këto imazhe hidhen në kompjuter ku përpunohen dhe kthehen në tinguj.”

Carlene Stephens thotë se qendra Smithsonian shpreson të digjitalizojë më shumë se 500 regjistrimet e hershme zanore që ka në koleksionin e saj. Ajo thotë se këta tinguj nga e kaluara mund të shërbejnë si frymëzim për brezin e ri të shpikësve dhe novatorëve. (voa)

38 për qind e qytetarëve janë të gatshëm për luftë në Maqedoni

WIN-GALLUP_International38 për qind e qytetarëve të Maqedonisë theksojnë se janë të gatshëm të luftojnë nëse vendi i tyre përfshihet në luftë.Hulumtimi është realizuar në 64 vende nga ana e WIN/Gallup International, me gjithsej 62.394 të anketuar, mes të cilëve edhe qytetarët e Maqedonisë, të cilët janë anketuar në nëntor të vitit 2014 nga agjencia hulumtuese BRIMA, anëtare e WIN-GALLUP International dhe pjesë e TNS.

Hulumtimi tregon se ka diferenca në gatishmërinë e qytetarëve për mbrojtjen e vendit të tyre në rajonin tonë.

Kështu, Bullgaria është në nivelin më të ulët me 25 për qind, Maqedonia me 38, Serbia me 46, Greqia me 54 për qind, Bosnja e Hercegovina me 55 dhe si më të gatshëm për mbrojtjen e vendit të tyre janë qytetarët e Kosovës me 58 për qind.

Sipas rezultateve nga hulumtimi i bërë në terren gjatë muajve shtator-dhjetor të vitit 2014, në çdo vend, janë anketuar 1000 burra dhe gra ballë për ballë, është vërejtur dallimi i dukshëm në raport me qëndrimet e qytetarëve në vendet e Evropës Lindore dhe nga Evropa Perëndimore.

Dy herë më shumë të anketuarit nga Evropa Lindore respektivisht 54 për qind janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre në krahasim me ata nga Evropa Perëndimore, të cilët janë 25 për qind. Megjithatë, më i theksuar është dallimi tek vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrika Veriore, të cilët në 83 për qind tregojnë gatishmëri për luftën për atdheun e tyre.

Në nivel global, 52 për qind e grave të anketuara në këtë hulumtim janë të gatshëm të kyçen në mbrojtjen e vendit në rast lufte, në krahasim me 67 për qind të burrave. Në Maqedoni gatishmëri të këtillë kanë treguar 33 për qind e grave dhe 43 për qind e burrave.(INA)

Bomba e 11 e opozitës shpërtheu në Strumicë

Pas Komunës Qendër, LSDM-ja opozitare ka publikuar sot biseda telefonike që kanë të bëjnë me parregullsitë në proceset zgjedhore në Komunën e Strumicës. Sipas LSDM-së, edhe në Strumicë, sikurse në vendbanimet e tjera, janë dhënë letërnjoftime të shumëfishta për aktivistët e VMRO-së, për të votuar disa herë në më tepër vendvotime. Deputeti i LSDM-së nga Strumica, Pançe Orcev publikoi një bisedë telefonike që sipas tyre dëshmon se në shpërndarjen e letërnjoftime ka qenë i përfshirë edhe kryeshefi i Sektorit Policor të Strumicës, Marjan Nakovski.Në një prej bisedave të publikuara sot, deputetja e VMRO DPMNE-së Silvana Boneva i paralajmëron kryeministrin Gruevski se bashkëpartiaku i tyre Sllave Goshev ka reketuar thuajse gjithë bizneset në Strumicë, që sipas saj ka irrituar qytetarët e kësaj komune.

Në kuadër të “bombës” së sotme u publikuan sërish edhe disa prej bisedave të ministres së brendshme Gordana Jankullovska, e cila kërkon që të mos firmosen proces-verbalet në disa vendvotime, me qëllim që të përsëritet votime dhe, siç thotë Jankullovska, ti nxjerrin për veshi romët të votojnë për VMRO-në. Jankullovska gjithashtu pranon se një anëtarë i VMRO-së ka shtënë me armë zjarri ditën e votimeve, ndërsa MPB-ja ka raportuar rrejshëm se bëhet fjalë për armë gazi. Në një nga bisedat mes kryeministrit Gruevski dhe gazetarit Dragan Pavlloviq Llatas, Gruevski thotë se me ndihmën e PDSH-së në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, do ti përsërisin zgjedhjet në Strumicë.

LSDM-ja ka publikuar sërish bisedat mes Mijallkovit dhe kreut të PDSH-së Menduh Thaçi, dhe të Thaçit me anëtarin e KSHZ-së Bedredin Ibrahimi, ku merren vesh që të anulojnë zgjedhjet në Strumicë. Benjamin Arifi

Komisioni për liritë dhe të drejtat e njeriut pranë OKB-së kritikon ashpër Maqedoninë

Komisioni për liritë dhe të drejtat e njeriut pranë OKB-së kritika të ashpra Maqedonisë për zhvillimet politike. Komisionerja Sesil Polly ka theksuar se mos zgjidhja e krizës, ka dëmtuar liritë dhe të drejtat e njeriut. Polly bën thirrje për proces transparent në gjyqësor, duke kërkuar përgjegjësi nga cilido që është i përfshirë në keqpërdorimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.“Jemi thellësisht të shqetësuar mbi prolongimin e krizës politike në IJRM, qorr-sokaku në të cilin gjendet ajo. Veçanërisht shqetësohemi nga përmbajtja e bisedave të publikuara në të cilat janë të inkriminuar funksionarë të lartë, në të shumtën e rasteve duke shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut, mashtrimet në zgjedhje. Presionet ndaj qytetarëve dhe anëtarëve të opozitës, ndikimet në gjyqësi dhe media si dhe përgjimet masive”, thonë nga Komisioni për liritë dhe të drejtat e njeriut pranë OKB-së.

Nga Komiteti Helsinkit thonë se qëndrimi i Komisionit të OKB-së, reflekton realitetin në periudhën e fundit në Maqedoni.

“Shtrohet pyetja se si mundet të kryhet hetim transparent në kushte kur në shtet ekziston qasje selektive në të gjitha segmentet e Qeverisë. Për momentin, Prokuroria nuk ka kapacitetin dhe pavarësinë që të zbatojë hetim objektiv dhe profesional mbi zhvillimet e fundit. Edhe prokurori duhet të japë dorëheqje, edhe ministrja e punëve të brendshme, thuajse të gjithë funksionarët e lartë në Qeveri nuk janë të përjashtuar nga bashkëpunimi në të gjitha ato akte kriminele që i kemi dëgjuar në biseda. Duhet patjetër të ketë përgjegjësi politike. Duhet patjetër të ekzistojë institucioni përgjegjësi politike dhe kjo Qeveri të japë dorëheqje”, deklaroi Uranija Pirovska, Komiteti i Helsinkit.

Reagimi i komisioneres Polly është edhe një zë tjetër ndërkombëtar pas Brukselit, që shpreh shqetësim për zhvillimet në vend, pas publikimit të ‘bombave’ të opozitës’. Adrian Kerimi

Angellov proteston para Prokurorisë Publike, kërkon dorëheqjen e Zvërlevskit

Protestuesit e tubuar para prokurorisë, të udhëhequr nga kryetari i ‘Dinjitet’-it Stojançe Angellov, kërkuan nga prokurori publik Marko Zvërlevski të tregojë se me çfarë baze i ka ndaluar RTVM-së që të publikojë ‘bombat’ e opozitës, në të cilat janë përfshirë bisedat e funksionarëve të lartë shtetërorë dhe vet kryeministrit Gruevski. Protestuesit insistojnë në dorëheqjen e kryeprokurorit Marko Zvërlevski. “Kërkojmë që të na njoftojnë në bazë të çfarë vendimi të tyre kanë dërguar kumtesë nëpër media, me çka në mënyrë jo formale i ndalojnë RTVM-së që të publikojë materiale të plasuar nga opozita. E rikujtojmë prokurorin se në RTVM2, çdo ditë mund të dëgjohet incizime të publikuara nga opozita. Si mundet që në medium të njëjtë, në programin e dytë të publikohen kurse në të parin jo. A është dallimi aty se në servisin e dytë e kontrollon BDI-ja, ndërsa të parin VMRO-DPMNE-ja? Nëse nuk dorëhiqet Zvrlevski, unë vetë do ta largojë me përkrahjen e këtyre qytetarëve”, u shpreh Stojançe Angellov, kreu i “Dinjitetit”.

Angellov tha se derisa prokuroria nuk shfuqizon ndalesën, ai me bashkëpunëtorë do të protestojë para RTVM-së çdo ditë me fillim në ora 19:00. Ferikan Iljazi

Jepet pretenca për Arben Frrokun, kërkohet burgim i përjetshëm

Prokuroria ka kërkuar burgim përjetë për Arben Frrokun, i cili akuzohet për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj rreth dy vite më parë. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda pretenca ndaj Frrokut u shpall në mungesë të të akuzuarit, gjatë një seance me dyer të mbyllura. Genc Gjokutaj, avokati mbrojtës i Frrokut, reagoi pas shpalljes së pretencës. “E prisnim këtë konkluzion të gjyqtarëve”, tha Gjokutaj, sipas të cilit “prokuroria kishte mungesë provash” dhe “nuk u provua që Frroku është vrasësi i kryekomisarit të policisë”.

Avokati Gjokutaj shtoi se “ka prova që dëshmitari është i paguar”.

Ndërkohë, mësohet se personi i cilësuar si “dëshmitar kyç i procesit” është transferuar prej disa javësh në një vend të Bashkimit Europian, për arsye sigurie. Top Channel