Ushtria Çlirimtare Kombëtare merr përsipër përleshjen në Kumanovë

policia mk“Veprimi ushtarak është në rrugën e zhvillimit të veprimeve të tjera më të forta e më të ashpra në të ardhmen, edhe më të fuqishme, deri në gjunjëzimin pa kushte të pushtetit kriminal të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit”-thuhet në deklaratën e publikuar

Ushtria Çlirimtare Kombëtare e ka marrë përsipër autorësinë e përleshjes së armatosur me forcat policore maqedone në Kumanovë, duke paralajmëruar veprime edhe më të ashpra deri në gjunjëzimin pa kushte të pushtetit kriminal të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.

Në vazhdim të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar, forcat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në orët e para të mëngjesit të datës 9 maj 2015, goditën forcat ushtarake e policore maqedone, të cilët ditë me radhë po ushtronin terror mbi popullsinë civile, thuhet në një komunikatë dërguar medieve nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

DEKLARATAE NR. 3

Në vazhdim të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar, forcat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në orët e para të mëngjezit të datës 9 maj 2015, goditën forcat ushtarake e policore maqedone, të cilët ditë me radhë po ushtronin terror mbi popullsinë civile.

Veprimi ushtarak është në rrugën e zhvillimit të veprimeve të tjera më të forta e më të ashpra në të ardhmen, edhe më të fuqishme, deri në gjunjëzimin pa kushte të pushtetit kriminal të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.

Shtabi i aksionit në terren po ndjek me shumë shqetësim veprimtarinë e forcave policore e ushtarake maqedone, të cilët paaftësinë dhe frikën e tyre po e përcjellin mbi banorët e pafajshëm të lagjes shqiptare në Kumanovë.

Masakra në lagjen e Trimave, është fytyra e vërtetë qëndrimit fashist, që tregon se sa shumë është bërë pis pushteti politik në IRMJ.

Ne hedhim poshtë me përbuzje deklaratën e përfaqësuesit të BDI dhe të kreut të saj Ali Ahmeti, të cilët përballë një situate gjakësore mbi popullsinë civile, në vend që të denoncojnë dhe ta ndalojnë këtë masakër policore, vazhdojnë ti bëjnë thirrje popullit “për qetësi e gjakftohtësi”.

Këta janë pjesë e pushtetit dhe e krimit shtetërore.

Dënojmë me përbuzje të gjithë ata që në mungesë të informacionit, vazhdojnë të hedhin baltë mbi luftëtarët e lirisë, të cilët janë të vendosur në rrugën e tyre.

Ne i përmbahemi qëndrimeve politike dhe ushtarake të shprehura publikisht në deklaratën Nr. 2, me kërkesat e të cilës, tërheqim vëmendjen për të gjithë njerëzit e ndërshëm brenda folesë krimianle shtetërore, gjithashtu për faktorin ndërkombëtar, për një qëndrim të prerë e të distancuar nga qëllimi kriminal i pushtetit politik për të ushtruar dhunë dhe terror mbi popullsinë shqiptare.

Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, janë i vetmi formacion shqiptar në IRMJ, që do ti dalin në mbrojtje popullit dhe do të shfarosin farën e keqe që ka mbirë dhe vazhdon të ushqehet nga krimi.

Nuk ka rëndësi dezinformatat për “të vrarë e të plagosur” nga forcat maqedone. Ato le ti numërojnë Gruevski, Aliu dhe Jankullovska. Ne deklarojmë se do të vazhdojmë të godasim pa mëshirë strukturat policore dhe ushtarake.

Çdo ditë që po kalon, kundër parrullave dhe shpifjeve që po përhapen nga të gjithë anët, radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare po shtohen me djem nga të gjithë trojet shqiptare. Kjo force besnike e idealeve dhe amanetit të dëshmorëve, do të luftojë deri në fund, për një shtet shqiptar kombëtar, të lirë dhe të pastër.

Sot jemi më të fortë, e nesër do të jemi akoma më të fortë. Ju bëjmë thirrje njerëzve të ndershëm, ish luftëtarëve të lirisë, intelektualëve patriotë, të distancohen nga shpifjet dhe manipulimet e pushtetit sllavo fashist Gruevski – Ahmeti. Ne jëmi kudo, në mes të popullit, në qytete e katunde dhe do ti dalim për zot të ardhmes tonë. B.Salihu

Tre civilë të vrarë, një vajzë dhe prindërit e saj?

tymi kumanoveNjë vajzë tetëvjecare dhe prindët e saj kanë mbetur të vrarë gjatë aksionit policor në Lagjen e Trumave në Kumanovë, njoftojnë për “Lajm” banorë të kësaj lagjeje.

Sipas tyre bëhet fjalë për anëtarë të një familje që jeton afër ambulancës shtetërore në këtë lagje. Nuk dihet nëse ata kanë humbur jetën gjatë granatimeve, ose gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë. Ky lajm ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. (lajm)

Tmerri i vërtetë dhe rrëfimi trishtues i familjes Ajdini

fam ajdiniFamilja Ajdini nga Kumanova që jeton në rrugën “Tode Mendol” thekson se ka përjetuar tmerrin nga përleshja e mëngjesit të sotëm në Kumanovë.

Familjarët rrëfejnë për INA gjithë tmerrin e përjetuar, por edhe arrestimin e pafajshëm të familjarit të tyre Besnik Ajdini, derisa ishte duke fjetur bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët.

Ajo thekson se për disa sekonda i kanë shpëtuar vdekjes, kur një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në dhomën ku po flinin dhe nga e cila ishin tërhequr disa minuta para shpërthimit.

“Ka ora 5 kemi qenë duke fjet. Vetëm kemi ni krismat në dhomë. Krismat kanë ardhur në dhomë. Jemi çuar nga dhoma dhe jemi strehuar. Krismat sjanë ndal për dy orë. Në ora 09.00 kërkova ndihmë nga policia. I thash ngadal se ka fëmijë, pleq. Na kanë marrë na kanë nxjerrë jashtë. Burrin tim Besnik Ajdini e morën dhe nuk e dijmë nga e kanë çu. Ai në atë moment ka qenë në dhomë”, thekson për INA, Lulja, bashkëshortja e Besnikut që është ndaluar nga policia.

Ajo thekson se ta kishin ditur se kjo do ti ndodhte do ta kishin braktisur shtëpinë, por paprimtas ti gjejë ky tmerrë i vërtetë, derisa ishin duke fjetur. Kjo familje thekson se kanë dëgjuar se ka edhe viktima, edhe të plagosur, sepse plumbat kanë vërshuar nëpër shtëpi. (INA)

Ekskluzive: MPB konfirmon që ka policë të lënduar (FOTO+VIDEO)

spitaliBurime të larta në Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar për Lajm se disa policë janë lënduar gjatë përleshjeve të armatosura mes policisë dhe një grupi të armatosur, qe ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Kumanovë.

“Mund të konfirmoj me siguri se disa policë janë të lënduar, por tani për tani nuk posedoj informata tjera”, tha për Lajm burim i lartë në MPB, i cili insiston të mbetet anonim deri sa nuk përfundon zyrtarisht aksioni. “Me të dhëna më të detajuara me siguri do të dalë zëdhënësi i policisë pas përfundimit të aksionit”, tha i njëjti burim. Më herët gazetarja e Al Jazeera Balkans, Milka Smilevska deklaroi për Lajm se ka parë së paku dy policë të lënduar që janë sjellë në Qendrën Klinike në Shkup. “I pashë dy policë duke i futur në emergjencë, kurse më pas kolegët e tyre dolën me qarshafë të përgjakur”, tha Snilevska e cila në ato momente gjendej brenda Qendrës Klinike.

Vazhdon aksioni policorë në Kumanovë, MPB-ja nuk jep detaje

policia mkVazhdon aksioni policor në Kumanovë. Nga të dhëna jo zyrtare ALSAT mëson se numri i të plagosurve është në rritje, 13.

Ministria e Punëve të Brendshme, deri në këto momente nuk ofron asnjë informacion zyrtar për ngjarjen në Kumanovë. Në pyetjet e televizionit ALSAT për informacione mbi atë që po ndodh realisht në Kumanovë, numrin e të plagosurve apo viktimave të mundshme, zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski, thjesht u përgjigj se “Aksioni është në vijim e sipër. Në momentin më të parë që do të përfundojë, ne do të dalim me deklaratë zyrtare.” Për momentin, ALSAT nuk mundi të arrinte për përgjigje as zëdhënësin e Sektorit për Punë të Brendshme të Kumanovës.

Ndërkaq, në spitalin shtetëror në Shkup, sapo ka mbërritur edhe ministri i shëndetësisë Todorov. (alsat)

Forca të mëdha policore në Kumanovë, rrugë të bllokuara

forca policore kumanoveNë qytetin e Kumanovës po vazhdon një prani e shtuar policore dhe se rrugët janë bllokuar në disa pjesë të qytetit.

Forca të mëdha policore janë të pranishme sidomos në pjesën në afërsi të tregut të Kumanovës, ku nuk po lejohet udhëtimi drejt Lagjes së Trimave, atje ku kryesisht po mbizotëron aksioni policor dhe të shtënat e armëve.

Pranë tregut përveç forcave të mëdha policore, kanë dalur edhe qytetarët për të ndjekur nga afër situatën. Në këtë zonë ka një numër të madh të gëzhojave të armëve. (INA)

Policia bastisje në një shtëpi në Hotel dhe tërhiqet

autoblindatNjësitet speciale sot në mëngjes kanë kryer bastisje në një shtëpi në fshatin Hotël të komunës së Likovës.

Sipas informacioneve të fundit, është kryer një bastisje në shtëpinë e Qenan Isenit dhe se më pas policia është larguar.
“Janë maltretuar të gjithë anëtarët e familjes së Qenan Isenit, kurse djali i tij Sadam Iseni është rrahur brutalisht nga policia dhe ka marrë lëndime trupore”, tha për “Lajm” një banor i fshatit Hotël, i cili insiston të mos i përmendet emri.
Sipas informatave yë fundit, policia ka filluar të tërhiqet nga ky fshat. (INA)

Përleshje e armatosur në Kumanovë; ngjarja në lagjen me shqiptarë

policiamk1Të shtëna të shumta kanë tmerruar për rreth dy orë banorët e Kumanovës, në Maqedoni, mëngjesin e së shtunës. Krismat me armë zjarri dhe helikopterët që kanë fluturuar mbi qytet kanë krijuar një atmosferë lufte.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një përleshje të armatosur që ka nisur rreth orës 5 të mëngjesit mes focave të policisë maqedonase dhe një grupi të armatosur.

Përleshja është zhvilluar në “Lagjen e Trimave”, të banuar me shqiptarë, që ndodhet rreth 700 metra nga qendra e qytetit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski, tha se policia ka ndërmarrë një aksion pas informacioneve për lëvizje të një grupi të armatosur në atë pjesë të Kumanovës.

Aktualisht, në këtë lokalitet janë stacionuar forca të shumta të policisë, që kanë bllokuar rrugët drejt lagjes ku ka ndodhur përleshja. Autoritetet zyrtare nuk japin asnjë informacion mbi ngjarjen dhe nuk bëhet e ditur për të lënduar, të paktën deri tani.

Nga videot amatore që janë shfaqur në internet, në disa shtëpi shihet duke dalë tymi. Të shtënat kanë pushuar. / Top Channel

VIDEO: Të shtëna në Kumanovë

kumanove policiaQë nga ora 5 e mëngjesit në lagjen e trimave në Kumanovë po dëgjohen të shtëna dhe shpërthime të fuqishme. Forca të mëdha policore janë përqendruar në këtë lagje ku sipas informacione tona veprojnë disa persona të armatosur.  Mbi këtë lagje po fluturojnë edhe helikopterë të policisë.

Ndërkohë raportohet se nga vendngjarja vështirë mund të merren informacione për bilancin e këtyre luftimeve, për viktima eventuale ose të plagosur, sepse forcat e mëdha policore nuk lejojnë lëvizje të njerëzve në këtë zonë të qytetit. Alsat-M

Pamje nga TV Festa Kumanovë

TAZ: Gruevskin nuk duan ta pranojnë në Bruksel

GruevskiGazeta Gjermane “TagesZeitung” (TAZ) shkruan sot se në Bruksel tanimë aspak nuk duan ta pranojnë kryeministrin Nikola Gruevski.

Gazeta përshkruan gjendjen e tensioneve në Shkup pas shpërthimit të protestave masive. OSBE siç nënvizohet ka shprehur shqetësime për rritjen e dhunës në Maqedoni.

“Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare me një koncentrim të theksuar po ndjekin zhvillimet në këtë vend, që para 10 viteve lidhet me shpresën për reforma politike dhe ekonomike në Ballkan, por tani mbetet akoma një vend problematik”, shkruan gazeta gjermane “TAZ”, transmeton Deutsche Welle.