Në rrjedh e sipër takimi i Han-it me Gruevskin dhe Zaevin

takimi zaev gruevskiNë rrjedhë e sipër është takimi i eurokomesarit Johanes Han me Gruevskin dhe Zaevin. Gruevski në takim është i shoqëruar nga Martin Protugjer, Nikolla Todorov dhe Nikolla Poposki. Derisa kreu i LSDM-së Zoran Zaev në takim shoqërohet nga Radmilla Sheqerinska dhe Petre Shilegov.

Paraprakisht Han realizoi takime të ndara me kreun e LSDM-së Zoran Zaev dhe atë të VMRO-DPMNE-së dhe njëherit kryeministër Nikolla Gruevskin. Derisa është paralajmëruar për në orën 16:30 takim mes tij dhe katër liderëve partiak, kësaj radhe përfshi edhe liderët shqiptarë Ahmeti e Thaçi.

*****

Sot takim i liderëve për tejkalimin e krizës politike në vend

Sot pritet takimi i liderëve për tejkalimin e krizës politike në vend. Po ashtu, sot pritet të vijë në Maqedoni edhe komisionari evropian për zgjedhim dhe fqinjësi Johanes Han, por i vetëm, pa tre euro deputetët e tjerë, Vajgël, Kukan dhe Hoiut, të cilët ishin pjesë e bisedimeve në Strasburg.
Gjithashtu do të ndryshojë edhe vendi i mbajtjet së takimit dhe kësaj radhe do të zhvillohet në rezidencën e ambasadorit të BE-së.

Jo zyrtarisht mësohet se ardhja e Hanit do të thellojë bisedimet në përmbajtje të pikave kontestuese mes pushtetit dhe opozitës. Ky përforcim diplomatik vjen pas dështimit të tre takimeve në Shkup dhe atij në Strasburg, ku liderët e partive në pushtet dhe opozitë nuk arritën dot të merreshin vesh as për kornizën dhe formatin e bisedimeve.

Zaev rikonfirmoi se opozita maqedonase mbetet në kërkesat e saj për dorëheqje të Gruevskit, kryeprokurorit Zvrlevskit, drejtorit të RTVM-së dhe të gjithë zyrtarëve të prekur nga bombat e LSDM-së, duke e parë zgjidhjen vetëm tek formimi i qeverisë kalimtare. Gruevs ki mësohet të shprehet i gatshëm për të biseduar për shumë çështje, por jo atë për dorëheqjen e tij. (alsat)

Sot fillon testimi ekstern për nxënësit

testi eksternPrej sot deri më 10 qershor do të zbatohet testimi ekstern për vitin shkollor 2014/2015, i cili, siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, do të përfshijë gjithsej 183.280 nxënës dhe 17.803 mësimdhënës.

Në faqen e internetit prasanjaeksterno.dic.edu.mk është publikuar një listë me 445.700 pyetje në gjuhën shqipe, maqedonase, turke dhe serbe nga gjithsej 7.560 lëndë. Për çdo lëndë janë gjeneruar pyetje në varësi të përfaqësimit në planin mësimor, gjegjësisht numrit të orëve. Kështu, për lëndën që përfaqësohet me një orë në javë janë gjeneruar 100 pyetje, për lëndën me dy orë në javë 200 pyetje, për lëndën me tre orë në javë 300 pyetje.

Në prasanjaeksterno.dic.edu.mk janë publikuar oraret për testimin ekstern të nxënësve nga klasa e katërt në arsimin fillor deri në vitin e tretë të arsimit të mesëm.
Nxënësit kanë mundësi t’i shikojnë datat dhe orën kur do të jenë testimet, ndërsa për lëndët mësimore do të informohen tre ditë para datës së testimit. alsat

Surroi: Shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për liderë të rinj

Publicisti i njohur Veton Surroi ka rikujtuar figurën e njohur të Arben Xhaferrit, duke theksuar se një njeri si ai është i papërsëritshëm.

Surroi gjithashtu ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për liderë të rinj, që do e çojnë vendin drejt integrimit në BE dhe NATO.

“Arben Xhaferri ka qenë rilindës në kuptimin mendor e shpirtëror, me një sens të thelluar politik dhe përgjegjësi të madhe kombëtare. Dhe në dallim nga liderët e tanishëm, Arben Xhaferri ka ndaluar së lexuari me të përfunduar letërsinë shkollore. Kam frikë se do të gabonim të kërkonim përsëritjen e tij, sepse është i papërsëritshëm. Ajo çka i duhet shqiptarëve në Maqedoni janë liderë të rinj, që kanë si qëllim integrimin e vendit në BE dhe NATO”, ka pohuar për mediat Surroi. / Top Channel

Pavel: Koha që Rumania ta njohë pavarësinë e Kosovës

flamujt BERumunia duhet mbajë qëndrim të njëjtë me BE-në kur është fjala për Kosovën ka thënë Emilian Pavel, Kryetari i grupit “Miqtë e Serbisë” në Parlamentin Evropian.

Ka ardhur koha që Rumunia ta pranojë pavarësinë e Kosovës, njëkohësisht t’i përgjigjet kërkesës së shteteve tjera anëtare të Bashkimit Evropian për njohjen e Kosovës shtet të pavarur, ka thënë Emilian Pavel deputeti rumun në Parlamentin e BE-së.
Ai për gazetën Danas ka thënë se nuk ka qenë e mundur që Rumunia ta bëjë një gjë të tillë më herët për arsye se ka raporte të shkëlqyeshme me Serbinë për një kohë shumë të gjatë, transmeton lajmi.net
Sipas tij e vetmja rrugëdalje është që Rumania ta pranojë si shtet të pavarur Kosovën, me të cilin vendim ajo do t’i ndihmonte edhe Serbisë në rrugën drejt BE-së.
Ai poashtu ka përmendur edhe zhvillimet e rëndësishme të diplomacive mes dy vendeve Prishtinës dhe Beogradit. Pavel i cilëson si shumë të rëndësishme marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa nënvizon me një theks të veçantë marrëveshjen për normalizim të raporteve mes të dyja vendeve. (lajmi.net)

Shqipëria nis përgatitjet për master planin e gazit

Masterplani gazi ALNë kuadrin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), Banka Evropiane e Investimeve ka autorizuar përgatitjen e një Master Plani Gazi për Shqipërinë dhe një Plan Projekt Identifikimi. Projekti i financuar nga Komisioni Evropian me një buxhet prej 1.1 milionë euro, do të përgatisë një master plan gjithëpërfshirës afatmesëm për gazin natyror që shqyrton gjithë aspektet (teknike, ligjore dhe rregullatore, ekonomike, të tregut, sociale etj.) që lidhen me futjen e gazit në disa rajone të Shqipërisë.

Projekti përputhet me synimet strategjike të Shqipërisë në sektorin e energjisë. Në vijim të përgatitjes dhe marrëveshjes për Master Planin e gazit, do të përgatitet dhe do të miratohet një portofol përparësish për projekt investimin për gazin, me qëllim që t’i bëhet e mundur qeverisë së Shqipërisë të tërheqë burime financiare për të zbatuar këto projekte të rrjeteve të gazit.
Ky projekt po ndërmerret me kërkesën e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, me sponsorizim projekt në ËBIF nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), që mund të veprojë si financiere e mundshme për projekte parësore dhe që do të përfshihet në përgatitjen e studimit. Përveç ministrive përkatëse, përfitues të tjerë të këtij projekti do të jenë Enti Rregullator i Energjisë dhe Albpetrol. Zhvillimi i njohurive vendore, aftësive dhe ekspertizës brenda këtyre institucioneve në Shqipëri lidhur me zhvillimin e sistemit të gazit është një aspekt kyç i asistencës teknike që do të sigurohet.

Studimi do të shqyrtojë burime potenciale gazi në Shqipëri dhe përfshin eksplorimin e brendshëm, gaz nga Tubacioni Jon-Adriatik (pas ndërtimit), furnizimet përmes TAP / TANAP, një magazinim potencial nëntokësor gazi, si dhe terminalin e Gazit Natyror të Lëngëzuar. Parashikimi i kërkesës për konsumimin e ardhshëm të gazit në vend do të shqyrtojë çdo sektor të madh të vendit, përfshirë shërbimet dhe industrinë, si dhe do të vlerësojë përfitimet nga stimujt për kalimin nga energjia elektrike te gazi, me gjasë vendosjen e çmimit të gazit (në tregjet me pakicë dhe me shumicë), si dhe iniciativat për eficiencën e përdorimit final të energjisë.

Do të kryhet gjithashtu një itinerar dhe plan i mirë urbanistik i sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes së gazit me synim rrjetin e gazit teknikisht me kosto më të ulët dhe në mënyrën më efikase të mundshme nga ana ekonomike, si dhe me ndikim sa më të paktë në mjedis.

Projekti është programuar të përfundojë në nëntor 2016, dhe me qëllim që të ndahet dhe të diskutohet me palët e interesuara kyçe plani për zhvillimin e studimit, më 2 qershor 2015, në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë u mbajt një takim prezantues. Gjatë këtij takimi grupi i ekspertëve të WBIF / IPF paraqiti një përmbledhje të përqasjes së tyre për projektin.
Ky projekt lidhet me studimin e fizibilitetit përfunduar më parë nga WBIF për Tubacionin Jon-Adriatik (Kroaci – BH – Mali i Zi – Shqipëri), me Studimin e Fizibilitetit për një Terminal GNL në Krk të Kroacisë, me projektin në vazhdim të KE-së për Unazën e Gazit, si dhe me studimin e Master Planit të Gazit në Malin e Zi që nisi në nëntor 2014 dhe po kryhet nga asistenca teknike e Njësisë së Projektit për Infrastrukturën (IPF3) që zbatohet nga Konsorciumi COWI. (shekulli)

Tensione të reja në Republikën e Moldavisë

Në Veri të Republikës së Moldavisë është parashikuar të mbahet një referendum për më shumë autonomi. Kjo inisiativë simbolizon tendencat separatiste në rritje dhe tensionet e reja në raportin e Moldavisë me Rusinë.

MoldaviaNë 1 nëntor të këtij viti, qytetarët e Balti-t, qytetit të dytë për nga madhësia të Moldavisë do të marrin pjesë në një referendum për më shumë autonomi. Këtë e vendosi Këshilli i Qytetit, dy të tretat e të cilit përbëhen nga përfaqësues të Partisë komuniste proruse. Shumica e popullatës së qytetit e ka rusishten gjuhë amëtare.

Lajmërimi në dukje joproblematik i autoriteteve të qytetit ngërthen në vetvete lëndë shpërthyese politike. Presidenti i Parlamentit të Moldavisë, Andrian Candu e vlerësoi këtë projekt si “rrezik për unitetin shtetëror”. Ai i bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshme dhe Shërbimit të Sigurisë që të ndërmarrin hapat e nevojshme, për të “ruajtur interesat” e vendit. “Kemi të bëjmë shumë qartë me një provokim kundër unitetit të shtetit”, mendon edhe politilogu Dionis Cenusa për inisiativën në Balti. Këto tendenca separatiste dëshmojnë dobësinë e qeverisë moldave, shtoi ai.

Simpati me separatistët

Ky konflikt ka ngjashmëri të pabesueshme me konflikte të mëparshme në Republikën e Moldavisë. Që në shkurt 2014 banorët e rajonit autonom të Gaugazisë votuan me shumicë të madhe (98,4 %) për bashkimin doganor me Rusinë. I ashtuquajturi referendum u dënua atëherë nga qeveria qendrore. Sepse në bazë të kushtetutës moldave, një referendum lokal mund të propozohet dhe kryhet vetëm nga autoritetet në Çisinau. Por Këshilli i Qytetit të Baltit e injoroi qeverinë qendrore moldave. Që në pranverë 2012 në qytet u zëvendësua flamuri i Republikës së Moldavisë (blu-i verdhë-i kuq) me një flamur vetjak – kuq e blu. Prokuroria nisi atëherë hetime, por të cilat deri sot nuk kanë përfunduar.

Premtime të vagullta nga Brukseli

Në një pozicionim të parë për referendumin e shpallur, kryeministri i Moldavisë Chiril Gaburici reagoi i shpenguar: “Njerëzit mund të bëjnë atë që duan!” tha ai. Më vonë ai megjithatë shtoi se drejtësia do ta verifikojë ligjshmërinë e kësaj inisiative lokale.

Paralelisht me këtë zhvillim ka tensione të reja në marrëdhëniet me Rusinë. Kështu Moska ua ndaloi në maj 20 shtetasve moldavë, kryesisht punëtorë migrantë, hyrje në Rusi, njëmbëdhjetë moldavas të tjerë u kthyen me detyrim në atdhe. NGO-të në Moldavi besojnë se Rusia dëshiron “ta ndëshkojë” Moldavinë për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes së Asociimit me BE. Në Rusi punojnë në bazë të shifrave zyrtare rreth 400.000 moldavë, në të gjithë Evropën janë mbi një milion vetë. Vetëm remitancat e moldavëve nga Federata Ruse vitin e kaluar ishin të barabarta me 60 përqind të të gjitha pagesave nga bota e jashtme – që kapën shumën 1,5 miliardë dollarë.

Në tregun mediatik, për shkak të “raportimit të njëanshëm” në konfliktin e Ukrainës, autoritetet mbikqyrëse mediatike në Çisinau i hoqën licensën e transmetimit kanalit televiziv rus Rossija 24. Stacione të tjera ruse u ndëshkuan me gjoba.

Presion nga Moska

Rusia është e zemëruar, sepse Moldavia ua ka refuzuar disa ushtarakëve rusë kalimin tranzit në rajonin separatist të Transnistrisë. Në Transnistri janë të stacionuar mbi 2000 ushtarë rusë.

Dhe në 29 maj në aeroportin e Çisinaut arrestuan një oficer nga Pellgu i Donjeckut, i cili në bazë të të dhënave të tij donte të rekrutonte në Transnistri luftëtarë vullnetarë. Këta do të shkaktonin pastaj në qytetin ukrainas Odesa “trazira të qëllimshme”, thuhet në një deklaratë të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës. Shefi i autoriteteve ukrainase të kufirit, Viktor Nazarenko konfirmoi se në kufirin lindor të Republikës së Moldavisë në pjesën midis Transnistrisë dhe Moldavisë duhet llogaritur rrezik i shtuar ushtarak.

Në këtë sfond, shumë moldavas pyesin nëse duhet të vazhdojnë t’u besojnë ende premtimeve të turbullta të BE. Sepse Brukseli e inkurajon Çisinaun të vazhdojë kursin proevropian, pa i bërë vendit një premtim konkret për anëtarësim. Dhe takimi i fundit i nivelit të lartë në Riga nuk i eleminoi dyshimet: konfrontimi në rritje midis BE dhe Rusisë duket se do ta spostojë gjithnjë e më në sfond “partneritetin lindor” të lëvduar kaq shumë. Për pakënaqësinë e madhe të atyre forcave politike dhe shoqërisë civile në Moldavi, të cilat duan t’i përmbahen edhe më tej kursit proevropian të vendit të tyre.. (dw)

Kinë: Mbytet një anije më qindra pasagjerë

Anija u mbyt gjatë një udhëtimi në lumin Yangtze gjatë një stuhie që po pengon edhe përpjekjet e ekipeve të shpëtimit.

familjaret e te mbyturve ne kineEkipet e shpëtimit në Kinë, vazhduan të martën kërkimet për të mbijetuar pasi që një anije me 450 pasagjerë u mbyt gjatë një stuhie në lumin Yangtze.

Agjencia e lajmeve Xinhua, tha se vetëm 12 veta janë shpëtuar dhe pesë trupa janë gjetur deri tash. Erërat e forta dhe shiu janë duke penguar përpjekjet për gjetjen e të tjerëve.

Gazeta “The People’s Daily” shkroi në Twitter se pesë pasagjerë janë gjetur në kabinën e anijes dhe po bëhen përpjekje për shpëtimin e tyre. Më herët një grua 65 vjeçare ishte nxjerrë nga uji.

Shumë pasagjerë mendohet se kanë mbetur të bllokuar. Sipas medies shtetërore, shpëtimtarët  thonë se kanë dëgjuar njerëzit duke qarë dhe duke thirrur për ndihmë nga brendësia e anijes së përmbytur.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.  Anija Dongfangzhixing apo Ylli lindor, po udhëtonte nga Nanjing për në qytetin jugperëndimor Chongqing, kur u përmbyt shpejt nga ajo që u përshkrua si një ciklon.

Kryeministri Li Keqiang po mbikëqyrë personalisht përpjekjet e shpëtimit dhe ka arritur të martën në zonë se bashku me një grup qeveritar.

Presidenti Xi Jinping, kërkoi  të bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar pasagjerët, pjesa më e madhe e të cilëve, sipas medias shtetërore, besohet të jenë ndërmjet 50 dhe 80 vjeç.  (voa)

Maqedoni, akuzat ndaj drejtuesit opozitar Zaev

Gjykata Penale në Shkup për disa orë ka diskutuar të hënën në lidhje me kërkesën e drejtuesit opozitar Zoran Zaev për hedhjen poshtë të akuzave kundër tij. Prokuroria maqedonase e akuzon zotin Zaev për përdorim të dhunës kundër përfaqësuesve të organeve më të larta të shtetit ndërsa bashkëpunëtorët e tij – për spiunazh. Pala mbrojtëse e zotit Zaev thotë se veprimet e tij nuk përbëjnë vepër penale kundër shtetit. Gjykata pritet të marrë një vendim brenda ditëve që vijnë.

Zoran Zaev dhe opozita për disa muaj rresht kanë publikuar biseda të përgjuara telefonike ku pretendohet se zyrtarë të lartë qeveritarë flasin për manipulime dhe shpërdorime.

Rasti i njohur si “Puç” nga organet hetuese dhe në opinionin publik të Maqedonisë, ku akuzohet drejtuesi opozitar Zoran Zaev dhe katër persona të tjerë, ka vënë në sprovë gjyqësorin e vendit. Në këtë vend ku sa vjen e shtohen vërejtjet e institucioneve ndërkombëtare mbi kontrollin nga pushteti të gjyqësorit, por dhe për shkallën e lartë të korrupsionit, akuzat për dhunë dhe spiunazh kundër personaliteteve politike, për një numër analistësh por dhe ekspertësh ligjorë, nuk paraqesin ndonjë të papritur, në një kohë kur Maqëdonia po prballt me skandalin e madh të përgjimeve.

Zoran Zaev akuzohet për dhunë kundër përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore; ish-drejtori i Agjensisë së Sigurisë dhe Kundërzbilimit, Zoran Verushevski akuzohet për spiunazh, për përgjim të paligjshëm dhe dhunë kundër përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore dhe së bashku me gruan e tij ndodhen në paraburgim për akuzat e njejta. Poashtu një bashkëpunëtor i zotit Zaev ndodhet në burg në pritje të vendimit gjyqsor, ndërsa një pjesëtar i policisë sekrete ka pranuar akuzat kundër tij dhe është dënuar me procedurë të shpejtë me tre vjet burg. Ky i fundit është kthyer në dëshmitar të këtij procesi.

Ndërkohë, drejtuesi opozitar Zaev vëren se në aktakuzë nuk qëndrojnë fjalët “shërbime të huaja sekrete”, ndërsa një person është dënuar për spiunazh, që është e palogjikshme sipas tij, sepse spiunazhi, sipas ligjit, ndërlidhet me një institucion a shërbim të huaj sekret.

Nga ana tjetër, kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski vazhdon ta akuzojë rivalin e tij Zoran Zaev si bashkëpunëtor të shërbimeve të huaja sekrete, por pa saktësuar ndonjë shërbim konkret dhe për montazhin, prerjen dhe ngjitjen e shiritave të bisedave telefonike të zyrtarëve të lartë qeveritarë.

Opozita për katër muaj ka publikuar biseda të përgjuara telefonike ku pretendohet se dëgjohen zërat e kryeministrit, disa ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë duke folur për manipulime të ndryshme të zgjedhjeve, gjyqsorit, medias e biznesit.

Kriza politike, si pasojë e gjithë kësaj, nuk po mund të gjejë ende një zgidhje. Të marten në Shkup do të vijë Komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Hahn dhe tre deputetët e Parlamentit Evropian në cilësinë e lehtësuesve, siç thuhet këtu, të bisedimeve ndërmjet katër drejtuesve të partive më të mëdha. Megjithatë, analistët nuk presin ndonjë përparim të madh drejt zgjidhjes së krizës.

Opozita maqedonase ngul këmbë për formimin e një qeverie të përkohshme pa Nikolla Gruevskin në krye të saj, ndërsa ky i fundit thotë se qeverinë mund ta formojë vetëm ajo parti e cila fiton votat në zgjedhje.

Partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike duket se mbështesin qëndrimet e VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit në lidhje me këtë. (voa)

Kërkohen me urgjencë: infermierë të huaj!

Ata vijnë nga Spanja, Polonia ose Kroacia, janë thuajse të gjithë të huaj dhe kërkohen me urgjencë në përkujdesjen shëndetësore. Por numri i tyre është i vogël. Fajin e mbajnë para së gjithash punëdhënësit gjermanë.

infermiere te huajaSipërmarrjet gjermane e kanë të vështirë përshtatjen me tregun global të punës. Vërtet që ndalimi dikur i rreptë i kërkimit të punonjësve të huaj i përket së kaluarës, megjithatë migrimi në Gjermani i dëshiruar ndërkohë nga politika për punonjësit e kualifikuar ende nuk po manifestohet si dëshirohet. Problemi qendron në mungesën e kërkesës për fuqi punëtore të huaj nga punëdhënësit gjermanë. Një vështrim në degën ekonomike të përkujdesjes për të sëmurët e të moshuarit e vërteton këtë. Karakteristikë e kësaj dege është mungesa pjesërisht e madhe e punonjësve të specializuar. Gati dy të tretat e instituteve të përkujdesjes kanë vende pune bosh, mesatarisht në çdo sipërmarrje mungojnë 4,3 punonjës. Këtë e konstatoi tani në një studim Qendra për Kërkimet Ekonomike Evropiane (ZEW). U pyetën rreth 600 punëdhënës të degës ekonomike të përkujdesjes shëndetësore dhe tre të katërtat e tyre e karakterizuan plotësimin e vendeve të lira të punës si të vështirë. Megjithatë, vetëm 16 përqind e sipërmarrjeve e kanë shfrytëzuar botën e jashtme për rekrutimin e punonjësve të huaj. Ato preferojnë që të tërheqin më mirë personel nga sipërmarrjet konkurente.

Institucionet e vogla të përkujdesjes shëndetësore druhen ndaj të huajve

Kjo ka një shkak: shumë prej sipërmarrjeve të pyetura me përvojë rekrutimi të fuqisë punëtore në botën e jashtme e quajnë shumë të mundimshëm këtë opsion dhe shumë të shtrenjtë. Veç kësaj ekzistojnë edhe pengesa të mëdha juridike. 83 përqind të sipërmarrjeve kanë përvojë me njohjen nganjëherë të komplikuar të kualifikimeve dhe dëftesave. Edhe vështirësitë me leje e migrimit për shtete të treta ushtrojnë me sa duket efekt frikësues tek punëdhënësit gjermanë. Veçanërisht të vështirë e kanë sipërmarrje të vogla dhe të mesme. Studimi tregon: sa më e madhe të jetë sipërmarrja dhe sa më profesionist sektori i saj i burimeve njerëzore, aq më shumë punonjës të huaj arrin të fitojë.

61 përqind e personelit përkujdesës shëndetësor (infermierëve) vijnë nga Spanja. 19 përqind vijnë nga Polonia dhe 16 përqind nga Kroacia. Nga shtete jo anëtare të BE rrugën për në Gjermani e gjejnë para së gjithash fuqi punëtore nga Bosnjë-Hercegovina, Ukraina, Rusia, Kina dhe Filipinet. Pasi vijnë këtu, ato gjejnë kryesisht mbështetje si nga kolegët, ashtu edhe nga punëdhënësit. Para së gjithash lëvdohet angazhimi i tyre në punë. Gati gjysma e sipërmarrjeve të pyetura tha se angazhimi në punë i të huajve është madje më i lartë se i punonjësve gjermanë.

Migrantët e kualifikuar jo vetëm të lejohen, por të kërkohen

Për të zbutur mungesat në personel në institucionet gjermane të përkujdesjes shëndetësore dhe në azile, botuesit e studimit kërkojnë informime më të mira të sipërmarrjeve, që duan të rekrutojnë punonjës jashtë vendit. Më tej kërkohet që në të gjithë Gjermaninë të praktikohen procedura të njësuara për njohjen e profesionit të personelit të përkujdesjes shëndetësore, si dhe rregulla më të thjeshta dhe më transparente për migrimin.

Një studim i ZEW i vitit të kaluar arriti në përfundimin se migrimi është pozitiv jo vetëm për ekonominë, por edhe për shtetin social gjerman. Kontributi i migrantëve për arkat e sigurimeve për pensionet, për institutet e sigurimit shëndetësor dhe sigurimin për të papunët mund të jetë më i lartë, sikur qasja e migrantëve në tregun gjerman të punës të ishte më e lehtë. Por kjo duhet të nxitet në mënyrë aktive politikisht, rekomandojnë autorët e studimit të ZEW. (dw)

Verushevski: Përgjimet janë vepër e sektorit të 5-të të Ministrisë së Punëve të Brendshme

Përgjimet janë vepër e sektorit të 5-të të Ministrisë së Brendshme, tha sot para këshillit gjyqësor në Gjykatën Themelore Shkup 1, Zoran Verushevski, i dyshuari kryesor në rastin Puç.

Ky projekt, sipas tij, filloi në vitin 2007.

Ish shefi i DSK-së, Verushevski vuri në dukje se ai kishte disa takime me të punësuarit në sektorin dhe shpreson se ata do të jenë dëshmitarë në gjyq vijues. /TetovaSot/